Një foshnje evakuohet nga zjarrfikësit në Gjakovë, spitali i përmbytur nga reshjet

Një foshnje evakuohet nga zjarrfikësit në Gjakovë, spitali i përmbytur nga reshjet

Gjendje më e rënduar pas vërshimeve që kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën është në qytetin e Gjakovës.

Nga pamjet që vijnë nga atje, shihen rrugë të tëra të vërshuara e të mbuluara nga uji.

Gjithashtu shumë banorë janë detyruar që të dalin nga shtëpitë e tyre të cilat janë rrezikuar si rezultat i vërshimeve.

Në pamjet e publikuara “Syri Vizion” shihet që në rrugën “Shotë Galica” kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit me një barkë shpëtimi.

Aty shihet që është evakuuar një familje, pjesë e së cilës është edhe një foshnje.

Zjarrfikësve u janë vënë në ndihmë edhe banorët e asaj lagjeje.

Ndërkohë uji ka përfshirë edhe objektin e spitalit të qytetit.

Sipas pamjeve të publikuara shihet që një pjesë e objektit të spitalit është përmbytur nga uji./reporteri/