Author: Jeta almakos

Rreshjet e shiut që përfshinë pasditën e sotme vendin kanë sjell edhe pëmbytje në disa rajone. Siç rapotron KlanMaqedoni, rreshjet intensive në hyrje të Tetovës në rrugën afër Kazermës kanë përmbytur disa shtëpi. E në një prononcim për edicionin e lajmeve, një qytetar teksa pastronte ujin që kishte përmbytur shtëpinë e tij u shpreh se dëmet janë të mëdha, ndërsa gjëja e vetme i mbetet të lutet që të mos ketë rreshje shiu. “Kush mund të vlerësoj dëmet tani, ja e shihni është frigorferi, janë aparetet tjera elektrike, pak më andej vëllai im ka puntorinë nuk di, s’di çfarë mund…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) mbajtën një takim pune për të diskutuar gjendjen e gazetarëve dhe mediave në të dyja vendet. Dragan Sekulovski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së para njëzet kolegëve të mediave të ndryshme në Kosovë prezantoi projektet dhe përpjekjet aktuale të SHGM-së për të përmirësuar solidaritetin në terren dhe për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve në Maqedoni kur ata janë në rrezik. “Një nga format e përmirësimit të bashkëpunimit mes gazetarëve por edhe avancimit të njohurive të tyre e bëjmë edhe përmes aktiviteteve të seksioneve tematike të SHGM-së…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se tre persona janë kafshuar nga qentë endacakë në Shkup, e në mesin e tyre edhe dy fëmijë të mitur, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. G.D.C.(48 vjeçare) nga Shkupi dje në ora 10.30 në Stacionin Policor Gazi Babë ka raportuar se djali i saj i mitur është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Trifun Haxhi Janev”. O.G (45 vjeçar) nga Shkupi dje në ora 17:45 në Stacionin Policor Kisella Vodë ka raportuar se vajza e tij e mitur është sulmuar nga një qen endacak në rrugën “Serska”. Dhe F.T.(21 vjeçar) nga Shkupi…

Lexo më Shumë

Interpelanca për kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të dorëzohet zyrtarisht nesër. Partia opozitare kujtojnë se interpelanca vjen pas veprimeve të fundit të Xhaferit i cili mbylli deputetët e opozitës, shkruan Alsat. “Në shtëpinë e demokracisë, në Kuvend, deputetëve të opozitës ju kufizua e drejta e garantuar për lëvizje të lirë. Kryetari Xhaferi veproi në mënyrë të papërshtatshme sepse bëri shkeljen më të rëndë të kodit për sjellje etike të deputetëve”, tha Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së Sipas opozitës, Xhaferi nuk është i njëjtë për të gjithë deputetët. “Në mandatin e tij, vetëm me…

Lexo më Shumë

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut në qytetin e Tetovës kanë shkaktuar dëme të shumta edhe në Kazermën e Tetovës, ku janë dëmtuar edhe muret e rrethojës së Kazermës, përcjell TV21. Në shtëpitë afër Kazermës gjithashtu ka dëme të shumta, pasi bodrumet janë mbushur me ujë. Në këtë pjesë të qytetit ekipi i TV21 hasi edhe në vetura të prishura si pasojë e futjes së ujit brenda automjeteve.

Lexo më Shumë

MUHAMED MURATI: MULLIRIN E RUAJ SI AMANET NGA STËRGJYSHI Në fshatin Sfillare e poshtme për 360 vjet me rradhë, banorëve të këtij vendbanimi ende ju shërben mulliri i familjes Murati. Nga kjo familje për tv Klan thonë se mullirin e ruajn amanet nga stërgjyshërit. Ky mulli mbi 360 vjeçar i vjeter, dikur u shërbente jo vetëm banorëve të fshatit Sfillare e Poshtme por edhe banorëve të shumë fshatrave të tjera përreth, përcjellë KlanMacedonia. E sot i shërben historisë dhe kujtimeve të fëmijërisë së Muhamed Muratit, i cili ende e ruan dhe kujdeset për amanetin e trashëguar brez pas brezi. Muhamed…

Lexo më Shumë

Vreshtat pësuan dëmtime jashtëzakonisht të mëdha, e poashtu edhe të mbjellurat e tjera dhe serat, si dhe disa çati i demoloi era e fuqishme. Kryetari i komunës së Lozovës, Boshko Cvetkovski, thotë se stuhia dhe breshëri kanë goditur disa fshatra, por nuk mund të flas ende se sa do të kushtojë dëmi për riparim dhe rimbursim të banorëve të dëmtuar. Ai paralajmëroi mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit për nesër, në të cilën do të formohet Komisioni për vlerësimin e dëmeve. Për tre ditë kjo është stuhia e dytë e madhe në Lozovë. Në të parën u dëmtua çatia…

Lexo më Shumë

Shkelja në kontinuitet e Rregullores për punën e Kuvendit dhe skandalet e fundit që ndodhën në shtëpinë ligjvënëse, ku për protagonist kishin vetë kreun e këtij institucioni Talat Xhaferi, ka shtyrë grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së që të kërkoj dorëheqjen e tij dhe së fundmi edhe të ngrejë interpelancë ndaj tij. Kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Zdravkovski, duke nënvizuar se subjekti i tij ka grumbulluar argumente të mjaftueshme për interpelancën e Xhaferit, shkruan Alsat. “Interpelancën të cilën ne sot e paralajmëruam si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së, nuk është vetëm për rastin e mbrëmshëm, apo për rastin…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka bërë thirrje që shqiptarët e Luginës të gjithë ta përkrahin deputetin Shaip Kamberi që edhe njëherë të merr vend në Parlamentin e Serbisë. “Nesër Tërnoci ka zgjedhje. Vendvotimi numër 6-të do jetë kthesa e madhe e shqiptarëve të Luginës. Ulësja e vetme e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë doemos duhet plotësuar, sepse Shaip Kamberi do të jetë zë i fuqishëm ashtu siç ka qenë deri më tani. Andaj, ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër të drejtohen masovikisht kutisë së votimit dhe mbështetjen e tyre ta japin për “Koalicionin e…

Lexo më Shumë

Duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri konfirmoi se nxënësit që e nisën vitin e kaluar me konceptin e ri të dixhitalizimit, vitin e ardhshëm shkollor do të mësojnë si nga tekstet digjitale ashtu edhe ato të shtypura. “Ju e dini që koncepti që ka nisur vitin e kaluar në klasën e parë dhe të katërt duhet vazhduar. Materialet e nevojshme janë bërë në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit. Nga materialet shkollore për të katërtën dhe të pestën, vitin e kaluar kishim vetëm për të katërtën. Ministria mejëherë filloi me shpalljen e…

Lexo më Shumë

Me kallëzimet e reja penale të organeve të përndjekjes doli në sipërfaqe dhe në shesh se edhe kështu prokuroria e orkestruar nuk ka mundur të gjejë asgjë kontestuese tek lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kundrejt të pavërtetave të dirigjuara nga qendrat nën kontrollin e LSDM-së. Të përkujtojmë, LSDM-ja është parti e cila është e dënuar për shpifje dhe lajme të rrejshme. LSDM-ja sipas aktvendimit të Gjykatës themelore duhet t’i kërkojë falje kryetarit Mickoski për atë që përhap lajme të rrejshme dhe të pavërteta. Nëse do të kishte edhe një dyshim të vetëm, prokurorët dhe inspektorët partiakë të cilët punojnë vetëm…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ka treguar se propozimet më serioze për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të bëhen të ditura diku nga fundi i qershorit. “Ne nuk do të dorëzohemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian! Por e sigurt është se ne nuk do të heqim dorë nga rruga evropiane dhe nuk mund të heqim dorë. Nuk ka qenë kurrë e lehtë për ne, ka qenë e vështirë për ne të arrijmë këtu,të mos harrojmë edhe anëtarësimin në NATO. Kjo nuk do të thotë se ne duhet të heqim dorë nga rruga jonë evropiane…

Lexo më Shumë