Author: Jeta almakos

Gjykimi për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë fillon nesër ( 6 shtator) në ora 10 në sallën e gjykimeve numër 5, me gjykatës Jordan Velovski. Portalb.mk do të raportojë nga seanca gjyqësore. Data dhe gjyqtari u caktuan sipas sistemit AKMIS ku paraprakisht gjykata me 16 gusht njoftoi se është caktuar numri i lëndës- K450/22. Sipas Gjykatës, F.B, dhe A.E akuzohen për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. B.V. për veprën e mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik Tetovë, për vepër penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprimit…

Lexo më Shumë

Rita Ora është pritur në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin i kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen koncertit të nesërm (6 shtator), që do të festojë Tiranën si ‘Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022’. Mes emocioneve për rikthimin në Tiranë, shqiptarja e famshme shprehu krenarinë për origjinën e saj shqiptare dhe siguroi se nuk do të ndalet së promovuari atë. “Kur vij këtu dua të sjell me vete frymëzim dhe argëtim, dhe gjithmonë kam bërë maksimumin. Nuk ka rëndësi nga vjen, kush je, je burrë apo grua, ndjesia është e tillë që, nëse…

Lexo më Shumë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, e dy prokurorët e dy rasteve që dyshohet që është abuzuar një 11-vjeçare, të hënën nuk kanë dalë para mediave, ani pse institucioni që përfaqësojnë kishte thirrur konferencë për media. Pak minuta para së konferenca të niste, Munishi ishte i pranishëm në objektin e Prokurorisë së Shtetit, ani pse zyra e tij është në një tjetër objekt. I shoqëruar nga një person tjetër, ai tha që do të qëndrojë, nuk do të largohet, pa e specifikuar se për çka e ka fjalën, edhe pse KOHA nuk i bëri asnjë pyetje. Krejt barrën…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në Fb ka kujtuar 25 vjetorin e vdekjes së shenjëtores Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur botërisht si “Nëna Teraza”. “Sot mbushen 25 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, Nënë Tereza, fituese e Çmimit Nobel për Paqe. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në Shkup, me misionin e saj human mbetet krenari e popullit shqiptar dhe frymëzim për gjithë botën.”

Lexo më Shumë

Gjatë tre ditëve të fundit nga 1.308 testet e bëra janë regjistruar 254 raste të reja me Kovid-19. Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik janë regjistruar katër pacientë të vdekur dhe 412 janë shëruar. Nga rastet e reja në Shkup janë 143, Manastir-22, Ohër-11, Kumanovë-10, Tetovë-9, Kavadar-7, Veles-6, Kërçovë dhe Koçan- nga 5, Prilep, Gostivar dhe Shtip- nga 4, Strumicë dhe Gjevgjeli – nga 3, Negotinë, Resnjë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Berovë, Vallandovë dhe Krushevë – nga 2, Strugë, Dellçevë, Vinicë dhe Kratovë – nga 1. Nga numri i të sapoinfektuarve (254), janë regjistruar 61 riinfektime. Janë bërë…

Lexo më Shumë

Bullgaria do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut për tu përballur me krizën energjetike. Në takimin  kryeministrit Dimitar Kovaçevski me homologun e tij bullgar Galab Donev u dakorduan për formimin e një grupi pune, i cili do të përbehet nga Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Energjetikë së Bullgarisë si dhe resorët tjera për energjetikë, ku do të merren vesh për kapacitet dhe transportin e energjisë elektrike, çmimet dhe sasia që i nevojitet Maqedonisë. “Shpresoj se grupi i punës i cili do të fillojë të punojë menjëherë pas festës në Bullgari dhe para festës tonë shtetërore, që…

Lexo më Shumë

Vajza të moshës 17, 18 dhe 20 vjeç kanë rrëmbyer një vajzë të mitur, e kanë mbajtur në një banesë dhe e kanë sulmuar me sende të mprehta, njofton MPB. “Me datë 03.09.2022 rreth orës 18:00 në Strumicë, zyrtarë policorë nga MPB Strumicë kanë ndaluar një të mitur 17 vjeçare, S.R.(18) dhe S.P.(20) nga Strumica (të tria femra) pasi është raportuar se Më datë 02.09.2022, rreth orës 20:00, në një banesë në Strumicë, në mënyrë të paligjshme kanë mbajtur dhe sulmuar fizikisht një të mitur nga Strumica, duke përdorur sende të mprehta”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo më Shumë

Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me paralajmërimet për protesta para Qeverisë dhe Kuvendit, për shkak të mos miratimit të Ligjit për lojërat e fatit. Nga ministria thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë prolongim të procedurës për miratimin e zgjidhjes së propozuar ligjore nga ky institucion, i cili është propozues i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. “Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në lexim të parë i hartuar nga Ministria e Financave nga muaji qershor i vitit 2021 është në procedurë parlamentare,…

Lexo më Shumë

Edhe kur nuk ka sasi të mjaftueshme, çmimi i blerjes së grurit është më i ulët se çmimi i prodhimit. Nëse çmimi i prodhimit është 25 denarë, ai i blerjes është 17. Për dallim nga viti i kaluar, rritja për prodhuesit nuk ka asnjë rëndësi, për shkak se nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet që janë shtrenjtuar shumë. Nëse marrim parasysh se edhe çmimi i miellit është rritur për tri herë krahasuar me çmimin e grurit, del se të gjithë përfitojnë, ndërsa prodhuesit dhe konsumatorët humbin. 110% është dallimi mes çmimit të grurit dhe të miellit, sqaron Memet Sinani, bujk nga…

Lexo më Shumë

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë, bashkë me shoqatën e përgjithshme të mjekësisë familjare me seli në Shkup, nuk do të përkrahin grevën e paralajmëruar për ditën e hënë nga mjekët amë. Mjeku Bekim Ismaili, thotë se përkrahje nuk do ketë pasi e njëjta shoqatë nuk është koordinaur më të gjithë shoqatat, dhe sipas tij duhet të ju jepet kohë institucioneve shëndetësore që sa më shpejtë ti marrin parasysh kërkesat emergjente që ka mjekësia primare. “Mos koordinimi dhe kosultimi siç duhet, i krejt shoqatave ka sjellë në atë, që vetëm një numër i mjekëve, nuk dua të përmendi numra, do ta përkrahin…

Lexo më Shumë

Inspektorati Policor i Kosovës ditëve të fundit ka filluar një hetim paraprak për të verifikuar veprimet e zyrtarëve policor të cilët kanë trajtuar dy rastet e 11 vjeçares, e cila po dyshohet se është dhunuar nga persona të ndryshëm. Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hoda. “Ajo çka mund të them tani është se kemi nisur hetimin paraprak që të shohim dhe verifikojmë se cilat kanë qenë veprimet ose neglizhencën eventuale të zyrtarëve policor në lidhje me dy rastet e raportuara për vajzën e mitur”, tha Hoda. Hodaj shtoi se varësisht nga të gjeturat gjatë këtij hetimi ne…

Lexo më Shumë

Situata energjetike në Maqedoni është një fatkeqësi për shkak të kriminalitetit të qeverisë. Prodhimi vendor i energjisë elektrike gjatë SDS-së antimaqedonase është zvogëluar për 3 teravat orë dhe qytetarët dhe ekonomia paguajnë shumat e nevojshme nga importi, thonë nga VMRO_-DPMNE. “Kompanitë maqedonase tani paguajnë deri në 800 euro për megavat-orë, që është më e shtrenjtë se të gjitha kompanitë në rajon dhe kapacitetet energjetike prej 400 deri në 500 megavat mbesin të pashfrytëzuara. Nëse qeveria do të kishte vepruar si duhet dhe me përgjegjësi, rritja e çmimit të energjisë elektrike në korrik do të ishte parandaluar dhe rritja e re…

Lexo më Shumë