Mbrëmë në rrugën “Metodija Mitevski” në Shkup, në lagjen “Tophane”, është lënduar një polic 24-vjeçar, i cili në atë moment nuk ka qenë në detyrë. Më datë 03.09.2022 në orën 21:16 nga QK-Nënë Tereza është raportuar se R. M. (24), punonjës i MPB-së i cili në atë periudhë nuk ka qenë në punë, është pl.ago..sur me armë zjarri në rr. Metodija Mitevski në Shkup. Sipas R. M., një person nga fshati Haraçinë ka shtënë në drejtim të tij, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Author: Jeta almakos
Mbrëmjen e së shtunës, në moshë të re ka ndërruar jetë një person nga Dobërdolli i Gostivarit. A.Sh. pas vetës ka lënë tre fëmijë, një vajzë e dy djemë të moshës së mitur. Shkak i ndarjes nga jeta është bërë një aksident trafiku. I ndjeri ka drejtuar një motor në momentet e aksidentit në qytetin e Kavadarit, ku dhe është zhvilluar një defile me motoristët. A.Sh jetonte dhe punonte në Slloveni bashkë me familjen e tij. Në vendlindje ndodhej për pushime dhe kishte ardhur në fillim të shtatorit. Para aksidentit, i ndjeri kishte postuar në rrjetet sociale video nga defileja…
Pas Beogradit, kryeministri Kovaçevski me një delegacion qeveritar do të udhëtojë në Sofje për bisedime për përballimin e krizës energjetike. “Vizita e punës së kryeministrit Kovaçevski dhe delegacionit nga departamentet e ekonomisë dhe energjetikës është për t’u përballur me pasojat e krizës botërore energjetike”, njoftuan nga Qeveria, por nuk ka detaje se me kë do të takohet kryeministri dhe çfarë do të diskutohet më konkretisht. Në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd, liderët njoftuan se do të kërkojnë ndihmë nga BE-ja, anëtare e së cilës është Bullgaria. Në intervistën e mbrëmshme për RTS, Kovaçevski përmendi se me Bullgarinë ka…
“Rënia më e madhe dhe e shpejtë e cilësisë së arsimit të lartë është shkaktuar nga shpërndarja e pakontrolluar. I kemi 25 universitete. Nga cilësia, që nuk ishte e keqe, bëmë cilësi të dobët”, vlerëson profesor Todor Serafimovski, kryetar i Këshillit Nacional për Arsim të Lartë dhe Veprimtari Shkencoro-Hulumtuese. Ai thotë se për t’u krahasuar me universitetet e renditura në listën e Shangait, duhet të pyesim se ku janë financimet tona dhe ku është vendi ynë për sa i përket përqindjes së veçimit në arsimin e lartë, madje edhe në mesin e vendeve të Ballkanit, jo vetëm ndër ato evropiane.…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur sot një përllogaritje të re, e cila thotë se tregon se si po “grabiten” Maqedonia, qytetarët dhe ESM. Më poshtë është llogaritja: ESM/ELEM shpall shpallje për shitjen e tepricave të natës për periudhën 1-5 gusht, nga data 2 deri më 7 në vlerë të përgjithshme prej 1250 MWh. Çmimi me të cilin janë shitur këto teprica të natës është 245.37/MWh! Për të njëjtën periudhë, çmimi i energjisë elektrike në HUPX (shkëmbim referues për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni) është 372,21 €/MWh ose sipas ditëve: 1 gusht 359,81 €/MWh…
Në arsimin para shkollorë, të punësuarit vazhdojnë të kenë në përdorim dy ditarë atë elektronik dhe klasik, për dallim nga shkollat tek të cilat nga shtatori i kaluar në funksion është vetëm ai elektronik. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, tha se po përgatiten ndryshime në Ligjin për Kujdes ndaj fëmijëve. “Orari i punës së edukatoreve dhe përkëdhelëseve është 40 orë në javë, nga të cilat 6 orë edukatoret dhe 7 orë përkëdhelëset punojnë me fëmijë në grupe, ndërsa pjesën tjetër të orarit prej një apo një orë e gjysme jua dedikojnë pikërisht plotësimit të ditarëve. Në përgatitje…
Në amfiteatrin e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, sot u mbajt ceremonia përfundimtare e ndarjes së certifikatave për gjeneratën e dytë të pjesëmarrësve, të cilët morën pjesë në trajnimin për përkthim dhe lektorim nga maqedonishtja në shqip dhe nga shqip në maqedonisht. Në këtë aktivitet foli drejtori i AZGj-së, Ylber Sela dhe ministri i Shoqërisë Informative dhe i Administratës, Admirim Aliti. Të ftuar në këtë aktivitet ishin anëtarë të pushtetit ekzekutiv, përfaqësues të trupit diplomatik, duke përfshirë shefin e misionit të BE-së, ambasadorin David Geer, zëvendësshefi i misionit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, Otto Graf, drejtues të…
Duhet të furnizohemi me ushqim sepse vjen një dimër i vështirë. Prej tani e tutje nuk mund të ketë ndalesa për eksportin e produkteve bujqësore midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski lidhur me përfitimet e Marrëveshjes për sigurinë e ushqimit që sot u nënshkrua nga tre vendet në kuadër të panairit “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd. Për Ditarin në TV Sitel ai sqaroi se Marrëveshja do të thotë shfrytëzim të kapaciteteve të vendeve nga iniciativa “Ballkani i Hapur” dhe se në kushte të krizës…
“Personat zyrtar në BE asnjëherë nuk e vendosin në pikëpyetje zgjerimin e BE-së. Unë e ndajë atë mendim sepse pa Ballkanin Perëndimor, BE nuk është e plotë. Ne jemi pjesë e qenësishme e BE-së, ne i ndajmë vlerat e njëjta dhe qytetarët tanë janë pjesë e BE-së në çdo aspekt”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevsit për RTS. Ai shtoi se, Maqedonia e Veriut kishte me siguri rrugën më të vështirë për fillim të negociatave, por se tani ka një udhërrëfyes të qartë se si do të zhvillohet procesi qasës. “Ato çështje të cilat ishin delima veç më janë…
Rritja e çmimeve të peletave dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike ka rritur kërkesën për drunjtë për ngrohje. Përkundër shtrenjtimit edhe të këtij energjensi, megjithatë në rritje janë kërkesat për dru për ngrohje. Këtë e tregon edhe program për punë i ndërmarrjes publike të pyjeve, sipas të cilës plani për prodhimin e drurit për ngrohje këtë vit, është 516.032 metër kub, përkundër 430.000 metër kub në vitin 2021 dhe 470.000 metër kub në vitin 2020. Në ndërkohë, nga Ndërmarrja Shtetërore “Pyjet e Maqedonisë”, thonë se pas 13 vitesh kanë kërkuar nga qeveria që të shtrenjtojë për 20 për qind koston e…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka ‘formuar’ qeverinë e re të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së së bashku me pakicat. Pozhari përmes një postimi në facebook, duke ironizuar me thirrjet për rrëzimin e Qeverisë Kurti nga opozita, ua ka nda edhe postet ministrore. Ai propozon që kryeministër të jetë dy vjet Lumir Abdixhiku dhe dy vjet Memli Krasniqi. Pozhari tutje ka shkruar se Ramush Haradinaj do të bëhet president kur t’i vjen koha. Postimi i plotë: Kjo Qeveri shumë zgjati diçka. Me ta rrëzu se nuk po rrihet pa zgjedhje dhe opozita e bashkuar me e drejtu vendin. Kabineti qeveritar PDK -…
Policia e Tetovës njofton se një 22-vjeçar nga Bogovina ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:20. Viktima ishte duke punuar në ndërtimari. “Sot (1 shtator) në ora 12:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë 22-vjeçari E.I. nga Bogovina e Tetovës. Ai paraprakisht sipas raportit fillestar ka pësuar lëndime të rënda nga goditja elektrike derisa ishte duke punuar pasi ishte angazhuar në punime ndërtimtarie (fasadës) te një objekt shkollor në Kamjan të Tetovës”, thonë nga SPB-Tetovë.

