Dy të miturit që u arrestuan mbrëmjen e së hënës me dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, kanë dalë të martën para gjykatës. Seanca ka filluar në orën 13:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, te gjykatësja Elife Ukaj, raportoi “Betimi për Drejtësi“. Pas kësaj seance, pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve. Lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë E.R dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. I dyshuari i pestë po kërkohet nga policia, pasi është…
Author: Jeta almakos
Mësimi në vitin e ri shkollor 2022/2023 do të realizohet në shkolla të hapura dhe pa protokolle anti-kovid dhe obligim për mbajtjen e maskave mbrojtëse. “Tani për tani nuk parashihen masa parandaluese shtesë, përveç atyre që janë aktuale dhe në fuqi – për spitalet, transportin publik, farmacitë dhe për azilet për pleq. Konkretisht për shkollat, tani për tani nuk ka”, deklaroi dr. Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektuese. Viti i ri shkollos pasnesër do të fillojë për rreth 255 mijë filloristë dhe nxënës të shkollave të mesme. Për nxënësit e klasës së dytë dhe të pestë ka programe…
Nga Qyteti i Shkupit për TV21 thonë se kamionë që ra në gropë pas dëmtimit të pllakave në sheshin Maqedonia është futur në këtë hapësirë pa leje. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ndaj subjektit privat do të zbatohen sanksione të ashpra. “Një subjekt privat me kamion ka hyrë pa leje në sheshin Maqedonia duke shkaktuar dëme të pllakave. Qyteti i Shkupit e dënon ashpër këtë akt, do të marrë të gjitha masat ligjore për kryerjen e inspektimeve dhe sanksioneve, pas së cilës do të kërkohet kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj të mirave publike në shesh. Një sjellje e…
Një Gjykatë në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për dy nga pesë të dyshuarit për përdhunimin e një vajzeje 11 vjeçare në fund javën e kaluar në Prishtinë. Policia e Kosovës njoftoi gjatë ditës së janë arrestuar dy persona të dyshuar për përdhunimin e vajzës 11 vjeçare, por nuk dha hollësi për tre të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast./21Media
Një 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona të shtunën pasdite parkun pranë rrugës ‘Hysë Popova’ në Prishtinë. Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se deri më tani janë arrestuar katër persona të dyshuar.Ndërkaq, për këtë rast ka folur edhe avokati, Arianit Koci i cili ka treguar se çka parasheh Kodi Penal i Kosovës. Ai u shpreh se në rrethana të tilla siç dihen deri më tani, dënimi minimal është 15 vjet, ndërsa ai maksimal burgimi i përjetshëm, përcjell Botapress.info “Monstrumëve në trajtë njerëzore iu del hakësh Kodi Penal i Kosovës. Pa e paragjykuar fajësinë, po ju…
Pasi hakerat goditën dhe paralizuan të gjitha shërbimet online të shtetit shqiptar duke publikuar një pjesë të mirë të të dhënave të përftuara nga sistemi e-Albania dhe duke fshirë disa prej serverave virtualë, ata kanë publikuar dokumente të tjera. Këtë radhë bëhet fjalë për numrat e qindra shqiptarëve dhe numrit të kartës së tyre të identitetit. Ashtu siç kishin paralajmëruar më parë, grupi i hakerave i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, pasi publikoi materiale e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes ka nxjerrë në publik edhe numrat e telefonit të…
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur të shtunën pasdite parkun buzë rrugës Hysë Popova në Prishtinë. Një 11 vjeçareje iu vunë pas tre meshkuj të panjohur të cilët e dhunuan seksualisht më pas. Por tmerri për viktimën nuk mbaroi me kaq, pasi njëri nga të dyshuarit e telefonoi vëllanë 10 vjet më të madh i cili erdhi me veturën pikap dhe të dyshuarit dhe viktimën i largoi nga aty. Pak më tutje, ai zbriti të tjerët pos njërit e viktimës, me të cilën më pas kreu marrëdhënie seksuale dhunshëm në një vend të panjohur. Dy vëllëzërit u kapën…
“Qyteti i Shkupit me asnjë kusht nuk do ta ndal ndriçimin publik të bulevardeve dhe të gjitha akseve rrugore që janë nën ingerencat e qytetit. Për sa i përket kursimeve, ne filluam me një qasje paksa të ndryshme, kursejmë ku mundemi, por jo në dëm të qytetarëve. Kjo do të thotë se siguria e qytetarëve duhet të jetë në radhë të parë”, tha kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska në emisionin “Verë e nxehtë politike” në televizionin Kanal 5. Arsovska sqaroi se në periudhën e kaluar qyteti ka punuar në reforma dhe një pjesë e madhe e mjeteve janë…
Prokurori Trajçe Pelivanov do të udhëheq me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion deri në zgjedhjen e udhëheqësit të ri të kësaj njësie ose kthimin e Villma Ruskovskës në rast se hidhet poshtë procedura disiplinore kundër saj. Pelivanov u zgjodh për udhëheqës me vendim të Këshillit të Prokurorëve Publik me vota unanime duke u propozuar nga kryeprokurori Lubomir Joveski. Pavarësisht votimit, një pjesë e anëtarëve kishin dilemat e tyre mbi të drejtën që organi i akuzës për luftë kundër krimit të organizuar të ketë ushtrues detyre ose jo. Nëse Ruskovska fiton betejën me drejtësinë, Pelivanov nuk do të jetë…
Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve të cilët dyshohet se e kanë dhunuar një vajzë 11 vjeçare në Prishtinë. Kështu njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Sveçla tha se nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon jetën, integritetin dhe mirëqenien e qytetarëve. “Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë. Koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet…
Ngjarja makabre ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë për të vazhduar më pas në një lokacion tjetër të panjohur. Rexhepi tashmë është në paraburgim së bashku me një vëlla të tij të mitur, me masën që i është shqiptuar sot gjatë ditës nga Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë Themelore. I dyshuari për aktin që ka tronditur vendin del se ka qenë aktiv në rrjetet sociale të Internetit, më saktësisht në platformën TikTok. Në këtë rrjet social, ai shihet derisa me PickUp-in me të cilin në dosjen e Prokurorisë pretendohet të ketë kryer aktin, xhiron shumë e shumë…
Përdhunimi i 11 vjeçares nga pesë burra në Kosovë ka tronditur mbarë opinionin publik. Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar menjëherë ku përmes deputetes së LVV-së, Tina Kurti, ka njoftuar se nesër në mëngjes do të mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjente. “Nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit. Gjithçka duhet të jetë me urgjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për institucionet dhe shoqërinë tonë se siguria e vajzave. Mllefin duhet ta kthejmë në drejtësi. Asnjë vajzë më. Asnjë. Bash asnjë. #Asnjëmë”, shkroi ajo në Facebook.

