Plot 19 ditë kanë zgjatur bisedimet mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Arsimit pas përfundimit të grevës nga ana e arsimtarëve, për të arritur në një marrëveshje konkrete. Kryetari i SAShK-ut, Nedellkov pas përfundimit të takimit disa orësh tha se më në fund kanë arritur në një marrëveshje të kënaqshme nga të dyja palët. Ai konfirmoi po ashtu, si ministri Shaqiri, se rritje të pagave do të ketë nga muaji shtator me 15 për qind. Ndërsa e njëjta marrëveshje vlen edhe me Ministrinë e Politikave Sociale për kopshtet. “Pas 19 ditësh bisedime arritëm në një marrëveshje të kënaqshme…
Author: Jeta almakos
Më datë 16.05.2022 rreth orës 20, zyrtarët policorë të Departamentit për tregti të paligjshme me drogë dhe armë nga Departamenti i Policisë Kriminale në SPB Manastir, kanë arrestuar R. P (37) nga Manastiri, transmeton KlanMacedoni. Gjatë kontrollit iu gjet një pako amfetamine. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim penal përkatës, thonë nga MPB.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 17.05.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 45-të, ku në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të rendit të ditës, në mbledhjen e sotme është edhe Informacioni për fillimin e Dialogut strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Raporti për bisedimet e përfunduara për harmonizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë…
VMRO-DPMNE pas mbledhjes së djeshme të Komitetit Ekzekutiv ka vendosur që pos bllokadës aktive në Kuvend, më 18 qershor të organizojë protesta para Qeverisë, përcjell TV21. Thonë se pushteti aktual ka dështuar në ballafaqim me krizën ekonomike. “VMRO-DPMNE më 18 qershor do të organizojë një protestë të madhe para qeverisë për ndryshime dhe rënie të kësaj qeverie. LSDM dhe BDI nuk treguan aftësi adekuate për të përballuar krizën ekonomike dhe financiare, të shoqëruar me rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe inflacion të lartë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. Në lidhje me vendimin në fjalë kanë reaguar nga LSDM.…
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK) do të zhvillojë një raund të ri negociatash. Siç njoftoi javën e kaluar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), për sot (17 maj) është dakorduar takim i ri i përfaqësuesve të Ministrisë dhe Sindikatës, transmeton Portalb.mk. Në mbledhjen e fundit, siç njoftoi MPPS-ja, është diskutuar për kërkesat që kanë qenë pjesë e vendimit për grevë të punëtorëve në çerdhe, si dhe për pagesën e pagave për periudhën kur ka mbahej grevë. Për sot, sipas njoftimeve, do të vazhdojë dialogu për të gjetur një zgjidhje që do të jetë brenda rregulloreve ligjore. Një nga temat që dy palët…
Policia e Kërçovë njofton se më datë 15.05.2022 në orën 00.55 në magjistralen Kërçovë-Ohër një automjet “Volkswagen Golf”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga shtetasi A.A (46) nga fshati Zajas, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një mjek nga Qendra Mjekësore Kërçovë ka konstatuar vdekjen e tij. Vendin e aksidentit e ka mbikëqyrur ekipi inspektues i Kërçovës për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti vdekjeprurës.
Luljeta Kazazi nga Tirana e njohur si Nëna Lule ka rrëfyer një moment mjaft delikat kur tregoi si kishte shitur gjakun e saj për t’i mbajtur fëmijët pa dijeninë e burrit. “Qiranë e shtëpisë do të paguanim, dritat do t’i paguanim, çerdhen do të duhej ta paguanim dhe nuk mbetej asnjë lek më. Unë jam detyruar dhe për dhjetë vite kam shitur gjakun”, rrëfen zonja Kazazi duke treguar edhe shenjat që i kanë mbetur në krahë. Ajo thotë se për katër vite burri nuk e ka ditur këtë gjë. “Ai ishte i përqendruar te puna. Kur i kam treguar ka…
Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në Shkodër pasditen e sotme në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjen e kreut të ri të PD. Nga Shkodra, Berisha solli në fokus të diskutimit nismën “Ballkani i Hapur.” Sipas Berishës, kjo nismë nuk është asgjë tjetër veçse influencë e Rusisë dhe Serbisë në rajon.Berisha: Evropa pati një projekt dhe ky ishte projekt i Berlinit. Përputhej me interesin tonë kombëtar. Me Vuçiçin shpikën Ballkanin e Hapur i cili s’është gjë tjetër veçse influencë e plotë e Serbisë në Rajon. Por e vërteta është dhe e Rusisë. Në shekull dy kanë qenë ambiciet kryesore ruse,…
Në planin afatgjatë, Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të drejtat e bullgarëve në vend duhet të mbrohen, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov për një televizion në Sofje. “Kjo është arsyeja pse retorika politike duhet të kapërcehet dhe duhet bërë punë,” tha Petkov, duke shtuar se vetoja e Bullgarisë për fillimin e negociatave të vendit me BE do të hiqet kur “puna të kryhet”. Siç njofton MIA nga Sofja, Petkov theksoi se qeveria e tij “nuk do të bëjë asgjë” pa vendim të Kuvendit bullgar dhe asgjë nuk do të fshihet nga opinioni. “Do të…
Greva dyjavore në arsim ndikoi që nxënësit të jenë pala më e dëmtuar sepse në këtë periudhë duhet të kompenzohet materiali mësimor me një tempo të përshpejtuar. Kjo situatë për profesorin Enver Ajdini, nuk është edhe aq shqetësuese sepse sipas tij orët e humbura çdo profesor mundet lehtë ti kompenzojë. Këtë vit për shkak të pandemisë nuk është realizuar edhe ekskurzioni i paraparë njëjavor dhe koha është shfytëzuar për zhvillimin e njësive mësimore. Sipas tij kjo situatë do të tejkalohet dhe planprogrami do të realizohet në tërësi. “Për një javë i kemi dy orë të themi tre orë janë njësi…
Kërkesë publike drejtuar Presidentes se Kosoves,znj Vjosa Osmani, Kryeministrit te Kosoves ,z Albin Kurti, Ministres se Puneve te Jashtme,znj Donika Gervalla, Ministrit te Puneve te Brendshme, z Xhelal Sfeçla Ne, bashkeluftetaret e Enver Hoxha Klein, kerkojme me kembngulje pergjigje adekuate ne lidhje me refuzimin e Shtetesise se Kosovës per Enverin. Enveri eshte Invalid i Luftes së Ushtrisë Çlirimtare, gjegjësisht Luftetar I brigades 138 Agim Ramadani. Enveri u plagos rëndë ne Betejen e Koshares. Enveri i la te gjitha miresite qe i kishte ne Gjermani dhe u rreshtua ne radhet e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves,ndersa ju qe sot i gezoni postet…
Partia “Alternativa” nesër organizon kongresin e parë partiak në të cilin do të zgjidhet kryetari i kësaj partie dhe do të votohen dokumentet partiake. Kongresi do të mbahet në orkestrën Filarmonike e Maqedonisë së Veriut – Shkup me fillim në ora 12. Kongresi do të organizohet në dy faza. Në pjesën e parë 500 delegatët fillimisht do të duhet të propozojnë kandidatët e tyre të preferuar dhe më pas të bëhet votimi i kryetarit të ardhshëm. Nuk janë zbuluar emrat e kandidatëve të mundshëm, përveç pritshmërive për rikandidimin e kryetarit aktual Afrim Gashi.

