Author: Jeta almakos

Situata e mbrëmshme në Kuvend mbushi kupën e opozitës. VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë interpelancë për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, pasi ky i fundit, një natë më parë, mbylli me çelës deputetët në sallë gjatë seancës plenare. “Këto janë vepra të vogla të një njeriu të paaftë dhe të pafuqishëm i cili nuk mundet të ndërtojë autoritetin e tij, as te shërbimet, as te deputetët dhe duke mos ditur se çfarë të bëjë, merr guximin që me forcë të zbatojë regjim i cili është larg demokracisë. Për Talat Xhaferin nuk ekziston Rregullore, nuk ekzistojnë të drejtat e njeriut. Ky autokrat…

Lexo më Shumë

Vjet, presidentët Radev dhe Pendarovski shkuan së bashku në Romë që të shënonin festën, por sivjet nuk kishte shenjë për optimizëm. Pozicione të ngurta nga të dyja palët, kështu e shohin disa analistë takimin në Romë të dy kryeministrave, Kovaçevski e Petkov. Takimi në Romë me rastin e Ditës së “Shën Kirilit dhe Metodit”, ndërmjet kryeministrave të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, nuk solli asgjë të re. Vjet presidentët Radev dhe Pendarovski shkuan së bashku në Romë që të shënonin festën, por sivjet nuk kishte shenjë për optimizëm. Kryeministri bullgar deklaroi pas takimit se “nuk jemi angazhuar me asnjë…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka thënë se presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan i ka kërkuar Maqedonisë së Veriut të mos e akreditonte për ambasador të Kosovës. Dedaj tha se gjatë kohës sa ai ishte ambasador në Shkup, marrëdhëniet mes ambasadës turke atje dhe ambasadës së Kosovës kanë qenë të ngrira. Sipas tij, arsyeja e këtyre raporteve ka qenë emërimi i tij si ambasador. “Kur më ka prit ish-presidenti Ivanov, kur i kam dorëzu kredencialet, më tha: e kam pas të vështirë me të pranu ty ambasador, e kam pyt pse, më tha: më ka thirr miku im…

Lexo më Shumë

Shtrenjtimi i rrymës elektrike do të jetë një nga temat e emisionit të sontëm “Magazina ekonomike”, ku i ftuar është njeriu i parë i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski, sipas të cilit për fate të keqe nuk na pret një situatë e mirë, ngaqë siç shprehet ai, “nuk shihet dritë në tunel”. Situatën me krizën energjetike e rëndon edhe më shumë lufta bë Ukrainë, Shkruan Alsat. “Për momentin është shumë e vështir të themi se si do të jetë çmimi i energjisë elektrike, nga 1 korriku apo ndoshta nga 1 gushti, sepse akoma nuk i kemi pranuar kërkesat…

Lexo më Shumë

Kërkesat e Bullgarisë nuk mund të jenë pjesë e kornizës së negociatave, Kovaçevski të mos hesht dhe të tregoj nëse ka pranuar tërheqjen nga Dellçev, thonë nga partia opozitare VMRO-DPMNE. VMRO-DPMNE nuk do të pranojë përfshirjen e kërkesave bullgare në kornizën e negociatave, nëse ajo do të duhet të votohet në Kuvend. “Pranimi i një kornize të tillë është kapitullim i shtetit. Kovaçevski po hesht dhe të tregojë nëse ka pranuar tërheqjen nga Goce Dellçev?”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Dje (24 maj 2022), në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan u përkujtuan 10 martirët e familjes Zymberi, të cilët ranë në altarin e lirisë gjatë luftës së vitit 2001, mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së, shkruan Open-TV. Për ti kujtuar ata kishin ardhur kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, deputeti i BDI-së nga Sllupçani, Berat Ajdari, deputeti i ASH-së, Elmi Aziri, këshilltarë komunal të komunës së Likovës, numër i madh i familjarëve dhe ish-ushtarë të UÇK-së si dhe mysafirë të tjerë. Të pranishmit, në emër të familjes i përshëndeti Abedin Zymberi, kurse fjalë rasti pati…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski realizoi takim me kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviqin, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Siç bëri të ditur Kabineti i Pendarovskit, në takim është shprehur gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke i theksuar mundësitë potenciale për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik. “Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për ngjarjet politike aktuale në të dyja vendet, në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke i riafirmuar përpjekjet për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet, përmes përforcimit të vazhdueshëm…

Lexo më Shumë

“Italia është partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik i Maqedonisë së Veriut, kurse rezultatet e arritura të vendit tonë në rrugën e integrimeve evropiane duhet të kenë përfundim adekuat me hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim”. Këto ishin pikat kryesore nga takimi i djeshëm i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me homologun e tij italian Mario Dragi, i cili u zhvillua gjatë vizitës dyditore të delegacionit të Maqedonisë në Romë me rastin e 24 majit – Ditës së Vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi. Të dy kryeministrat ishin të përpiktë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është kyç për rajonin dhe prosperitetin…

Lexo më Shumë

Statistikat e Fondit për Shëndetësi në Maqedoninë e Veriut tregojnë se barnat që ndikojnë në sistemin qendror nervor, bëjnë pjesë në treshen e barnave më të përdorura nga ana e qytetarëve të vendit, krahas atyre që përdoren për traktin digjestiv dhe për sëmundje të zemrës. Brenda një viti në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 2 milionë e 400 mijë receta për sëmundje që kanë të bëjnë me shqetësimet e shëndetit mendor, përkatësisht barna për të trajtuar çrregullime të panikut dhe ankthit. Ky numër është më i madh se numri i përgjithshëm i banorëve të këtij vendi. Mjekët thonë se këto…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, ku në Shkup do të takohet me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe do të marrë pjesë në një darkë pune të organizuar nga Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështjet evropiane, Bojan Mariçiq. Gjatë vizitës së Dendias, bisedimet pritet të fokusohen në zbatimin e plotë, të qëndrueshëm dhe me qëllim të mirë të Marrëveshjes së Prespës, në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, tregtinë dhe energjinë, si dhe për perspektivën evropiane…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.05.2022) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, me 370 drejtues mjetesh të sanksionuar. Prej tyre, 32 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 110 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 260 në vend të banuar. Aksionet e intensifikuara…

Lexo më Shumë

Deputeti i partisë bullgare në pushtet “Vazhdojmë me ndryshimet” Venko Sabrutev kërkon reliktet e Car Samuelit që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë. Ai kërkon garanci dhe gjeste nga Maqedonia që të lejojnë vendin të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian (BE). Ai thotë se temat aktuale për popullin bullgar janë inflacioni, çmimet e karburanteve dhe kriza e gazit, jo Maqedonia. Deputeti mendon se duhet kërkuar konsensus kombëtar për çështjen e Maqedonisë së Veriut. “Fqinji ynë perëndimor duhet të përmbushë detyrimet e saja dhe të bëjë gjeste ndaj Bullgarisë për t’i konfirmuar popullit bullgar se do të ndryshojë politikën e saj”,…

Lexo më Shumë