Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka kërkuar garanci për njohjen e gjuhës maqedonase dhe të kaluarën historike para se të pranojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Përmes një postimi në Facebook, Kovaçevski ka bërë të ditur se qeveria maqedonase ende nuk ka pranuar propozimin e Francës por në mënyrë që ai të jetë i pranueshëm ai kë thënë se “duhet respektuar dhe njohur gjuhën maqedonase, në kornizën negociuese dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas. “Çështjet historike nuk mund të jenë kriter në kuadrin e negociatave. Negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të…
Author: Jeta almakos
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bisedoi mëngjesin e kësaj të marte përmes një video-konference me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në lidhje me vendimin nëse do të marrin pjesë apo jo në Samitin e 23 Qershorit BE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel. Mediat serbe B92 shkruan se përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut po mendojnë të mos shkojnë në Samit për shkak të trajtimit të BE-së ndaj tyre. Ndërkohë që shton se, Presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Edi Rama duan të solidarizohen, ndaj vendimin do ta shpallin ditën e nesërme. Para…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt të 54-të në propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, solli vendim për dërgimin e 31 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s në KFOR, në Republikën e Kosovës, për periudhën prej gjashtë muajve, duke llogaritur nga gushti i vitit 2022, si dhe vendim për dërgimin e dy pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në stërvitjen “ANATOLIAN EAGLE 22” në Republikën e Turqisë. Gjithashtu, është sjell edhe Vendim për miratim, hyrje dhe qëndrim të 33 pjesëtarëve të Komandës së Brigadës së Evropës…
Duke folur për “Open Ballkan” dhe mungesën e Kosovës në kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim tha se nuk pajtohet dhe nuk i pëlqen përplasja nga distanca dhe tha se në Kosovë është duke u rritur hasmëria kundër “nënës” Shqipëri. Duke përdorur fjalë të urta dhe duke bërë ndërlidhje, Ahmeti tha se “fjala nënës nuk I kthehet”. “Nuk më pëlqen përplasja e figurave të larta. Po e vërej një anti-shqipëri në Kosovë por nuk shihet në Shqipëri. Vërehet në studio, letra të shkruara, po I ndëgjoj, shikoj me dhimbje. Cështjet e familjes gjykohen dhe shikohen Brenda shtëpisë. Shqipëria është shteti…
Një stuhi dhe erë e fuqishme ka përfshirë disa pjesë të Kosovës mbrëmjen e kësaj të marte. “Meteo Ballkan” ka publikuar pamje nga fshati Katunishtë e Podujevës, ku shihet se vendi është përfshirë nga një shtrëngatë e fuqishme. Aktualisht erë dhe reshje të dendura shiu ka edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Në videot e publikuara shihet se si pasojë e këtij moti të ligë, janë shkaktuar edhe dëme. Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, era e fuqishme shihet se ka thyer pemët. Ndërkohë, meteorologët kishin parashikuar edhe më herët për mundësinë e destabilizimit të shpejtë të motit.
Njohësi i rethanave politico-ekonomike Visar Ademi ka përshëndetur aktin demokratik të Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjen e kryetarëve të degës në mënyrën siç thotë ai më demokratike në këto zgjedhje brenda partiake. Ai thotë se me këtë hap përfundimisht tregoi kapacitet për tu reformuar në parti moderne me një gjeneratë të re udhëheqësish, raporton indeks.mk “Atë që duhej ta bënte opozita shumë më herët e bëri BDIja duke krijuar një model inkluziv ku asnjëri nuk ndjehej i përjashtuar nga gara. BDI i’a mori kalanë nga brenda opozitës dhe i dha leksion të vërtete për poltik-bërjen te ne”, ka shkruar…
Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward P. Joseph në një intervistë për TV21 tha se fatkeqësisht Serbisë askush nuk po i thotë që të zgjedh anë. Joseph tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka dërguar personalisht zëdhënësin Aleksandar Vulin që ta sulmojë ambasadorin amerikan në Beograd, për shkak të qëndrimeve të tij ndaj Kosovës. “Ky është problemi. Fatkeqësisht, mendoj se përgjigja është jo dhe do të jem shumë i qartë. E dini çfarë? Unë mendoj se për fat të keq, përgjigja për këtë pyetje është jo. Jemi këtu, në liqenin e bukur të Ohrit në qershor, tashmë në…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se zgjedhjet në këtë situatë nuk janë zgjidhje. Para nesh kemi një mision shumë fisnik për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se RMV-ja duhet t’i fillojë bisedimet me BE-në. Sipas tij, para nesh ka projekte shumë të rëndësishme, jo vetëm politike, jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike, siç është Korridori 8 dhe Korridori 10 Në konferencën e sotme për media në selinë e BDI-së në Tetovë, ai theksoi se momentet e rëndësishme kërkojnë solidaritet të fuqishëm. “Siç janë para nesh tejkalimi dhe menaxhimi i krizës e cila…
Thuhet se në këtë fazë dhe brenda këtyre afateve është e pamundur të arrihet një zgjidhje për çështjet e hapura me Maqedoninë. Sipas Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, propozimi është një bazë e mirë për zgjidhjen e ardhshme të mosmarrëveshjes. “Në këtë fazë nuk ka më një mundësi objektive për përmbushjen e kritereve afatshkurtra të përcaktuara deri në fund të presidencës franceze të Këshillit të BE-së, garancitë e nevojshme për interesat bullgare dhe të drejtat e bullgarëve në shtetin fqinj”. Është e mundur që të ketë qartësi për hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë…
Me sloganin “E tepërt është”, VMRO-DPMNE-ja para Qeverisë protestoi duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare! “E tepërt është të shohim se si Maqedonia jonë po rrënohet gurë pas guri, me shumë vuajtje, me pritje të pafund dhe po, është e tepërt! E tepërt është!”, tha Hristijan Mickoski, kryetar VMRO-DPMNE. Pasi foli nga asfalti, siç tha, si një prej mijëra qytetarëve, kur u ngjit në skenë, kreu i partisë Hristijan Mickoski kritikoi pothuajse për çdo sferë. Qeverinë e quajti kriminale dhe tradhtare. Për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë tha se është “bullgarizim me këste i Maqedonisë”. I kërkoi…
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e nesërme ku qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do ta mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët në Prishtinë. Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet. Delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë pritet të mbërrijë aty në orën 10:45 dhe në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt. Më pas, është planifikuar një konferencë për shqyp e kryeministrit të Kosovës…
Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare e kanë quajtur skandal mbajtjen e mbledhjes së koalicionit qeverisës brenda godinës së Qeverisë, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se liderët e partive nuk janë qeveritar, që të takohen në ambientet e qeverisë. “Është skandal që liderët politikë bëjnë mbledhje në qeveri dhe e partizanizojnë atë. Liderët e partive politike pjesë e koalicionit qeverisës nuk janë qeveritarë, as ministra që të takohen në qeveri dhe të mbajnë mbledhje të koalicionit. Qeveria është për mbledhjet e qeverisë, e kryeministrit dhe e ministrave, e jo për kryetarin e LSDM-së, Ahmetin dhe partnerët e tyre të koalicionit”, thonë nga…

