Joseph për TV21: Evropa është e ndarë për Kosovën, kjo është fuqia që ka Vuçiq

Joseph për TV21: Evropa është e ndarë për Kosovën, kjo është fuqia që ka Vuçiq

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward P. Joseph në një intervistë për TV21 tha se fatkeqësisht Serbisë askush nuk po i thotë që të zgjedh anë. Joseph tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka dërguar personalisht zëdhënësin Aleksandar Vulin që ta sulmojë ambasadorin amerikan në Beograd, për shkak të qëndrimeve të tij ndaj Kosovës.

“Ky është problemi. Fatkeqësisht, mendoj se përgjigja është jo dhe do të jem shumë i qartë. E dini çfarë? Unë mendoj se për fat të keq, përgjigja për këtë pyetje është jo. Jemi këtu, në liqenin e bukur të Ohrit në qershor, tashmë në gjysmën e dytë të qershorit, dhe lufta filloi në shkurt. Së pari, pati thirrje ndaj Serbisë që të mos ulet në dy karrige dhe të vendosë për sanksione. Shohim vetëbesim në rritje të Aleksandër Vuçiqit, i cili dërgoi zëdhënësin e tij të preferuar Aleksandar Vulin për të sulmuar personalisht ambasadorin e njohur amerikan. Christopher Hill. Personalisht ta sulmojë me akuza për perspektivat e tij, madje edhe ta kërcënojë SHBA-në, siç bëri Vulin, nëse, sipas fjalëve të tij: “Dikush e detyroi Serbinë që të zgjedh”. Ndërsa askush nuk përmendi përdorimin e forcës” tha Edward P. Joseph.

I pyetur se nga e merr Serbia këtë fuqi, Joseph tha se kryesisht nga Evropa e vila nuk ka qëndrim të unifikuar.

“Evropa është e ndarë për Kosovën dhe kjo është fuqia që ka Aleksandar Vuçiq”, tha Joseph.