Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, në mënyrë të paligjshme janë caktuar në vende pune që nuk përputhen me profesionin e tyre. Për shkak të kësaj shkeljeje të të drejtave të punëtorëve, kryetari i LSM-së Darko Dimovski, kërkoi shkarkimin e ushtruesit të detyrës, drejtor i Ujësjellësit, Marjançe Mitovski. Dimovski thekson, se Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektorati Shtetëror Administrativ, i kanë konfirmuar akuzat e LSM-së. Sindikalistët tani kërkojnë llogari. “Ai na dërgon si hidro inxhinierë, që të rrimë nëpër shtëpiza për roje, shoferët e mjeteve speciale nuk mund të rrinë në bazë, dhe të mos bëjnë asgjë,…
Author: Jeta almakos
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh mes një makine dhe një motoçiklete në afërsi të pompës Makpetrol, afër urës së Sarajit. Sipas informacioneve të Klan M ka edhe të lënduar, policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin e plotë. /KlanMacedonia/
Bojan Jovanovski – Boki 13, është rrahur brutalisht në burgun “Idrizovë”. Ai ka lëndime në pjesën e kokës, të duarve, por edhe në bark ku tashmë ka pasur probleme shëndetësore, për këtë arsye është mbajtur në spital dhe trajtohet. Ministria e Brendshme konfirmon për “A1on” se një denoncim ka mbërritur edhe tek ata. Jozyrtarisht ka edhe video incizime të ngjarjes nga kamerat e sigurisë së burgut. “Në ora 20:00 në SPB Shkup – Stacioni Policor Gazi Babë, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime është sjellë B.J.(36) nga Shkupi. Sipas njoftimit, rreth orës 15:40 në hapësirën…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski akuzoi se për një kredi prej 100 milionë eurove shteti dëshiron t’i mbyllë dy prodhuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike – TEC Manastir dhe HEC Osllome. Kjo është politikë e gabuar energjetike, e cila do të reflektonte në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi sovranitetin politik të Maqedonisë, thotë Mickoski. “Duke nënshkruar këtë kredi ata u detyruan që ta mbyllin Osllomenë deri në fund të vitit 2023, kurse TEC Manastirin ta mbyllin deri në fund të vitit 2027, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë rreth 4 mijë do të mbesin në rrugë dhe të paktën 40…
Zëdhënësja e LSDM-së, Danella Arsovska, është fajtore për kaosin në qytet dhe për këtë arsye duhet të japë dorëheqje, akuzojnë nga OBRM-PDUKM. Sipas partisë, “këshilltarja e LSDM-së Ljubica Jançeva ka kërkuar përgjigje nga Arsovska në një nga shumë takimet sekrete që sekretari i LSDM-së Mile Zeçeviq ka me Danella Arsovskën”. “Stafi i fundit që ka menaxhuar NTP-në dhe ka ardhur nga OBRM-PDUKM është drejtori nga koha e Koce Trajanovskit, Igor Janushev, i cili ia ka lënë NTP-së Shilegovit me fitim mbi 1 milion euro. Jançeva i kërkoi përgjigje zëdhënëses së LSD-së, Danella Arsovska, se si NTP kaloi nga një ndërmarrje…
Zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin e sotëm shpjegues për kapitullin 16, “Taksimi”, tha se Qeveria dhe institucionet po punojnë për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjen e sistemit tonë tatimor për hyrje në sistemin e BE-së në fushën e taksave. “Jemi të vendosur që të përshpejtojmë reformat në fushën e taksave, me qëllim të përputhshmërisë së plotë me rregulloret dhe standardet evropiane dhe përgatitjen e shoqërisë së vendit për anëtarësim të plotë në BE”, tha kryenegociatori me BE-në, Mariçiq, duke theksuar se kemi bërë progres në uljen e barrës administrative për tatimpaguesit dhe procedurën e kthimit të…
Këshilltari nga lista e këshilltarëve të LSDM-së, Martin Zahariev ka dhënë dorëheqje nga funksioni, për shkak se është punësuar jashtë vendit, përcjell “Kumanovonews”. Pas propozimit të Komisionit për çështje mandatare sot Këshilli e pranoi dorëheqjen e Zaharievës dhe më këtë i ndërpritet mandati. Në seancën e ardhshme do të verifikohet mandati i këshilltarit të ri, i cili është në radhë në listën e koalicionit. Ai është Mile Andonovski nga partia e pensionerëve, i cili ishte këshilltar i përbërjes së kaluar.
Paralajmërimet e U.D kryetarit të ASH-së Arben Taravarit për prurje të reja, të figurave të njohura në Aleancën për Shqiptarët kanë dhënë edhe rezultatet e para. Para pak çastesh kryetari Taravari në profilin e tij në fejsbuk ka bërë edhe njoftimin se kësaj forcë politike nga sot i është bashkangjitur një personalitet tejet i çmuar dhe i respektuar nga Tetova. Bëhet fjalë për profesorin Mislim Zendeli, doktor i shkencave të ekonomisë. Ja edhe postimi i plotë i Taravarit: “Mirë se vjen profesor, në familjen e madhe të Aleancës për Shqiptarët Mislim Zendeli, doktor nga fusha e shkencave të ekonomisë, është…
Buka është e shtrenjtë për qytetarët, mullisët dhe furrat kanë paralajmëruar rritje deri në 10% nëse shteti nuk siguron energji elektrike më të lirë. Sipas statistikave shtetërore, çmimi i bukës dhe i drithërave është rritur me 47.7%, nëse krahasohen çmimet nga shtatori i këtij viti me shtatorin e vitit të kaluar Çmimi i bukës është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar, dhe paralajmërimet se pritet rritje edhe për 10% kanë shqetësuar qytetarët. Ata thonë se nëse mund të heqin dorë nga diçka e vështirë, sigurisht që do jetë buka, pa të cilën nuk mund të imagjinohen tryezat. “Nuk e…
Boki 13 dje ishte dërguar në kontroll urgjent përshkak sulmit fizik që pësoi në burgun e Idrizovës. Janë konstatuar lëndime të dukshme trupore, të ejtura dhe gërvishtje. Pas kontrolleve të kryera nga neurokirurgu, traumatologu dhe kirurgu digestiv, ai është lëshuar duke konstatuar se nuk ka nevojë për hospitalizim. Boki 13 është sulmuar nga 3 persona në burgun e Idrizovës gjatë kohës së pauzës në shëtitore.
Çdo deklaratë publike që fyen ose provokon palën tjetër është absolutisht e papranueshme, thuhet në komunikatën e ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, lidhur me një deklaratë të eurodeputetit bullgar, Angel Xhambaski, që në Shkup është vlerësuar si “provokim” dhe “fyerje e rëndë”. Xhambaski, më 18 tetor, përmes një video incizimi duke reaguar ndaj vendimit të autoriteteve maqedonase për miratimin e një ligji që ndalon regjistrimin e shoqatave kulturore që mbajnë emrat e personaliteteve të kontestueshme bullgare nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, tha se “bullgarët do të vendosin se kush jeni ju [maqedonasit]”, dhe se vendimi…
MPB njofton se sot kanë arrestuar një 27-vjeçar nga Kumanova i cili kërkohej me urdhër qendror. “Me datë 20.10.2022 në ora 19:15, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar S.A.(27) nga Kumanova. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë vjetësh për kryerjen e veprës penale nga neni 188 i Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB. Personi do të dërgohet në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.

