Protesta në Postën kombëtare të vendoset në pushim, paga për shtator të paguhet më së voni deri të premten, 28 tetor 2022, ndërsa për muajt e ardhshëm të paguhet në afatin e paraparë ligjor, deri më datën 15, dakorduan sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Postave, Vasko Stefanov me përfaqësues të organizatave sindikale në këtë ndërmarrje, Boro Veigdenov dhe Mlladen Stojanovski, të shoqëruar nga kryetari i LSM-së, Darko Dimovski. Për epilogun nga takimi, përmes kumtesës informoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Veligdenov dhe Stojanovski për AIM konfirmuan se protesta vendoset në pushim, por paralajmërojnë…
Author: Jeta almakos
Nga MPB njoftojnë se përveç 5 shkollave që raportuan se kanë marrë kërcënime për bombë të vendosur në objektet e tyre, pasdite edhe tri shkolla tjera kanë raportuar se kanë marrë kërcënime përmes e-mail, përcjell TV21. Nga MPB për TV21 thonë se në disa prej shkollave kanë mbaruar kontrollet dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncim të rremë, ndërsa në shkollat tjera vazhdojnë kontrollet. “Sot (26.10.2022) rreth orës 12:00 në SPB-Shkup është raportuar se në e-mail adresat e pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat…
Edona Bilali në këtë kuadër prita në takim Hajrulla Misini, Drejtor i Agjencisë Shtetërore për Përkrahje të Sipërmarrjes në Maqedoninë e Veriut. Ky institucion përkrah sipërmarrjet, bizneset e reja, start up-et dhe të gjithë ato që dëshirojnë të zhvillojnë ide apo plane biznesi me qëllim rritjen e mirëqenies ekonomike dhe sociale. Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi dhe forcimi i komunikimit, ndarja e eksperiencave dhe organizimi i një konference rajonale me qëllim kryesor promovimin dhe krijimin e mundësive të reja të zhvillimit të sipërmarrjes.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (u.d.) dr. Arben Taravari, u prit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj, takim i ky i cili u cilësua si i frytshëm dhe vëllazëror, duke konfirmuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, me zotimin për thellimin e tyre. Kryetarin Taravari në presidencën shqiptare e shoqëruan bashkëpartiakët Isen Shabani – Kryetar i Komunës së Vrapçishtit dhe Artina Qazimi, Abdulla Saliu dhe Syrija Rashidi – deputetë në Kuvendin e RMV-së. “Duke e uruar për detyrën, e falënderova Presidentin Begaj për rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë në bashkëpunimet rajonale, përfshirë solidaritetin shembullor me fqinjët në rrugën tonë…
Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut ka demonstruar angazhim për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë së tij, por zvogëlimi ndjeshëm i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, tashmë është shqetësuese. Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha. Zbatimi i strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe planit aksional përkatës ka qenë i ngadalshëm. Situata në burgje mbetet dramatike. Zgjidhjet sistematike për përmirësimin e kushteve të paraburgimit duhet të zbatohen me urgjencën më të madhe. Këto janë vetëm disa nga vërejtjet më eksplicite të Komisionit Evropian në raportin e progresit për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat…
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, me guximin e saj për pak kishte shkaktuar një skandal diplomatik në Maqedoninë e Veriut. Ajo gjatë një takimi me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, kishte ‘kërcënuar’ duke i thënë se “nëse nuk del nga Open Balkan do të kesh punë me ne”. Nga ana tjetër, kryqeveritari Zaev, i gjendur përballë kësaj situate të pazakontë, i kishte kërkuar që t’ia lëshonte zyrën. “Me vjen keq zonjë, por kjo bërtitmë është e patolerueshme në zyrën time. Për mirësjellje nuk mund të të nxjerr jashtë, përndryshe nuk mund të flasësh me këtë gjuhë dhe…
JAPIN 24 ORË AFAT PËR PUBLIKIMIN E EMRAVE, NË TË KUNDËRTËN NESËR VETË I PUBLIKOJNË VMRO-DPMNE-ja sot ka bërë publike aferën, për të cilën thotë se funksionarë të LSDM-së dhe BDI-së posedojnë prona secrete. Në listën, sipas VMRO-DPMNE-së, ka shtëpi, banesa, uikend-shtëpiza, hapësira afariste të fshehura nga opinion, me emra të funksionarëve shtetëror, kryetarë komisionesh, drejtorë dhe udhëheqës të institucioneve. Pesë vite pushtet I LSDM-së, 123 funksionarë të emëruar në pozita shtetërore fshehin prona me vlerë 30 milionë euro. I posedojmë të gjithë detajet. Akuza vjen nga VMRO-DPMNE-ja, sipas të cilëve afera “Pronat Sekrete” dëshmon se si pushteti funksionon jashtë…
Politikanë ateistë në Kosovë ka pasur gjithmonë, mirëpo nga frika e reagimit publik pak e kanë bërë të ditur pikëpamjen e tyre në raport me fenë. Popullsia në Kosovë në masë të madhe është e regjistruar si fetare. Por Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se është ateist. “Ateist jam unë”, tha Molliqaj në T7 kur u pyet se a është besimtar. “PSD-ja është subjekt sekularist”, ka thënë Molliqaj, duke shtuar se është pro mbajtjes së shamisë. Ai tha se partia e tij që drejton është e majtë, duke thënë se janë edhe pro mbajtjes së shamisë…
Shtatë ish-pjesëtarët e VRS-së u shpallën fajtor për pjesëmarrje në rrëmbimin e 20 civilëve nga treni në Shtërpce më 27 shkurt të vitit 1993, të cilët u vranë në zonën e Vishegradit Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) pas gjykimit 7-vjeçar solli vendimin e shkallës së parë duke dënuar shtatë ish-pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS) me gjithsej 91 vjet burg, transmeton Anadolu Agency (AA). Shtatë ish-pjesëtarët e VRS-së u shpallën fajtor për pjesëmarrje në rrëmbimin e 20 civilëve nga treni në Shtërpce më 27 shkurt të vitit 1993, të cilët u vranë në zonën e Vishegradit. Oliver Krsmanoviq,…
Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kolegen serbe, Ana Brnabiq. “Unë premtova se do të bëjmë gjithçka dhe se do të punojmë çdo ditë që askush të mos përballet vetëm me këtë krizë. Energjia elektrike, energjia dhe ushqimi duhet të jenë të disponueshme për të gjithë. Prandaj, pas komunikimit intensiv me kolegen Brnabiq, Beogradi zyrtar vendosi ta përjashtojë Maqedoninë e Veriut nga ndalimi i eksportit të gazit natyror. Nëpërmjet politikave të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të Open Balkans, por edhe marrëdhënies së partneritetit, në kohë krize energjitike ne ofrojmë…
Dy banesa janë kapluar nga zjarri që shpërtheu mrbëmjen e sotme në një ndërtesë në rrugën “Shirok doll” në Shtip,njofton Portalb. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar 16 zjarrfikës me katër automjete zjarrfikëse. Zjarri është lokalizuar. Arsyet për zjarrin nuk janë bërë të ditura. Sipas kompetentëve nga Ndihma e shpejtë mjekësore, nga zjarri më lehtë janë lënduar dy persona, të cilëve u është dhënë oksigjen. Policia është në vendin e ngjarjes, me ç’rast do të pasojë ekspertiza dhe konfirmimi i arsyeve për zjarrin.
Luhatjet drastike të temperaturave në këtë stinën të vjeshtës kanë shkaktuar shqetësime shëndetësore te qytetarët, posaçërisht te ata më të moshuar, personat që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe fëmijët. Gjorgji Karamanov, mjek në poliklinikën Bukuresht, thotë se qytetarët duhet të shmangin lëvizjet nëpër qytet në temperaturë shumë të ulëta. “Kështu që rekomandimet tona janë që qytetarët, pa pasur nevojë urgjentë, të shmangin lëvizjet në orët e hershme të mëngjesit, sepse ato temperature që janë të ulëta në orët e hershme të mëngjesit, enët e gjakut janë të parat që mundohen, por edhe i gjithë organizmi dhe sistemi i njeriut. Pra…

