Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur për vizitë kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku është diskutuar mbi ballafaqimin e krizës energjetike dhe ekonomike. Diskutuam edhe mbi mbështetjen e garantuar të Bashkimit Europian në ballafaqimin me krizën energjetike dhe ekonomike, rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ecurisë së suksesshme të procesit të skriningut dhe realizimin e reformave, ka theksuar Grubi. Në çastet kur vendi ynë duhet të vazhdojë guximshëm dhe me pjekuri hapat e ardhshëm drejt realizimit të aspiratës së eurointegrimit, bashkë me Kryeministrin Kovaçevski dhe kolegët ministra mirëpritëm sot në vendin tonë, kryetaren e Komisionit…
Author: Jeta almakos
Pas incidentit të mbrëmshëm ku u dhunua hazetari maqedonas Zoran Bozinovski, pronar i Burevesnik nga persona ende të panjohur, ka qenë partia më e madhe opozitare në vend Aleanca për Shqiptarët e cila ka reaguar duke i dal në mbrojtje dhe duke kërkuar zbardhje të rastit dhe dënim për dhunuesit. Kjo nuk është rasti i parë që Aleanca për Shqiptarët u del në mbrojtje hazetarëve dhe mediave në vend, pasi e njejta reagoi edhe para disa muajve kur shteti po i bënte presione Alsat-M në lidhje me lokacionet ku ky televizion ka selinë duke shpreshur se profesioni i mediave është…
Bashkimi Evropian do t’i japë mbështetje financiare Maqedonisë së Veriut për t’u përballur me krizën energjetike. Transhi i parë është në vlerë prej 80 milionë euro, i cili do të përdoret për mbështetje buxhetore në vend deri në fund të vitit, njoftoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp të sotëm me Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Kemi biseduar me presidentin e Komisionit Evropian, kemi biseduar në nivel të Komisionerëve Evropianë për Financa dhe në nivel të Komisionerëve Evropianë për Energji. Në të gjitha këto bisedime morën…
Delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot pasdite, në pllajën para Qeverisë, me nderimet më të larta e priti kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. Në pritjen zyrtare morën pjesë zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Fon der Lajen është e shoqëruar nga komisarja evropiane e Punëve të Brendshme, Ilva Johanson, ndërsa në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit e priti zëvendëskryeministri Mariçiq. Pas përfundimit të ceremonisë së pritjes, në të cilin u intonua himni kombëtar i Maqedonisë,…
Silvana Begaj Disa qytetarë në Shqipëri, po ankohen për kamatat e larta që vendosin bankat kur ata në pamundësi vonojnë me disa ditë ose muaj pagesën për këstin e kredisë. Se çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë rritur krahasuar me një vit më parë, thuhet edhe në të dhënat e fundit të INSTAT, por jo të ardhurat. Sipas Qeverisë shqiptare, prioritet kryesor në periudhën në vijim do të jenë edhe masat për përballje me krizën energjetike, më pare ishte tërmeti e COVID-19. Përse nuk flet askush për sistemin bankar që po i zhyt familjet shqiptare në borxhe, disa qytetarë po…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me Manuel Saracin, i dërguar special i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me ambasadoren gjermane në vend, Anke Hollshtajn. Në takimin, ku morën pjesë edhe nënkryetari dhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar nga radhët e partisë, Timço Mucunski dhe Stefan Andonovski është diskutur për gjendjen aktuale politike, atë ekonomike dhe energjetike si dhe për procesin e integrimeve evropiane të vendit në Bashkimin Evropian. “Nga ana e kryetarit Mickoski është konstatuar 0se vendi po përballet me krizë ekonomike dhe energjetike si pasojë e paaftësisë dhe mosinteresimit nga ana e pushtetit,…
Ka filluar shtypja e teksteve për arsimin fillor, të cilat janë të reja dhe do të përdoren për herë të parë këtë vit shkollor. Nga MASH thonë se përparësi në procesin e shtypjes kanë tekstet e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, të cilat u miratuan së fundmi me një procedurë komplekse disamujore dhe prodhimi i tyre pasoi krijimin e planprogrameve të reja për këto klasa, sipas planit për reform në arsimit fillor. Siç thonë nga Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas Marrëveshjes me operatorin ekonomik, shtypshkronjën Europe 92, dërgesa e plotë do të përfundojë gjatë…
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla dje takoi kryetarin e ASH-së, Arben Taravari dhe deputetë të kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë. “Gjej rastin ta falenderoj zotin Arben Taravari për angazhimin e vazhdueshëm në dobi të mbështetjes së legjislacionit që Maqedonia e Veriut duhet ta miratojë në kuadër të proceseve të saj integruese. Kujtoj këtu faktin e mbështetjes përgjatë miratimi të Marrëvshjes së Prespës, por edhe angazhimin e deritanishëm në kuadër të procesit që ka nisur për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në kuadër të zgjidhjes së ngërçit që na ka bërë edhe neve të mundur…
Në seancën e miratimit të përbërjes së qeverisë së re në kuvendin e Serbisë, kryeministrja Ana Bërnabiç, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën e as në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Ne nuk do të pajtohemi për gjithçka që të jemi pjesë e BE-së, por në aspektin e demokracisë, sistemit politik, ai është më i miri për qytetarët tanë. Mbetemi të përkushtuar për dialogun me Prishtinën, por se para çdo marrëveshjeje, krejtësisht natyrshëm dhe logjikisht, duhet të zbatohet plotësisht themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, me të gjitha kompetencat qe rrjedhin nga Marrëveshja e Brukselit…
Unioni e nxënësve të shkollave të mesme përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin për raportimet e sotme për vendosjen e bombave në pesë shkolla të mesme në Shkup. “Në periudhën e fundit publiku ka qenë dëshmitar i alarmeve të ngjashme për bomba në shkolla dhe spitale në Republikën fqinje të Serbisë. Unioni mirëpret veprimin e shpejtë të shërbimeve të sigurisë. Degët e Unionit na bënë me dije se evakuimi është kryer plotësisht dhe nuk do të ketë mësim për nxënësit e ndërrimit të dytë”, qëndron në kumtesë. Unioni e nxënësve të shkollave të mesme apelon për rritjen e sigurisë në…
VMRO-DPMNE ka vazhduar akuzat për aferën “Pronat Sekrete” për 123 funksionarë të lartë, të cilët sipas opozitës, kanë fshehur pronat e tyre duke mos i deklaruar në listat anketuese të pronësisë. Nga “Pallati i Bardhë” kësaj radhe drejtojnë gishtin tek kryetari e Komisionit për Miratimin e Investimeve FITR, Sasha Maksimovski, anëtarët e këtij komisioni dhe tek anëtarja e Bordit të qendrës transitore për azilkërkues, Ana Marija Pavliq, një pjesë e të cilëve, sipas VMRO-DPMNE-së, fare nuk kanë dorëzuar listën anketuese për posedim të pronës, ndërsa pjesa tjetër pronën e tyre e kanë paraqitur vetëm pjesërisht. “Sasha Maksimovski – si kryetar…
“Trajtuam edhe disa çështje të cilat i kemi si problematike në Maqedoninë e Veriut, mendojmë se ai mund të fascilitojë dhe ndihmojë në këtë proces. Janë punë të cilat janë shumë të rëndësishme për të gjitha shtetet shqiptare, edhe për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë. Bisedohet për Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, që duhet të jetë një muze i cili do të mbahet ashtu si duhet dhe do ta ketë pamjen ashtu si e meriton. Objekti është komplet i shkatërruar dhe mendoj se kjo çështje duhet të inicohet. Abetarja e cila tashmë është e unifikuar për…

