Author: Jeta almakos

Sot në Bllagoevgrad është hapja e klubit kulturor maqedonas “Nikola Vaptsarov”. Në hapje ishte i pranishëm edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili tregoi se prezenca e tij ishte për t’i mbështetur maqedonasit në Bullgari dhe klubin. Mickoski theksoi se ne jemi maqedonas, të cilët e flasim gjuhën maqedonase. “Në shekullin XXI askush nuk duhet të ketë dilemë, as të flasë fare, të respektohet e drejta për vetëvendosje”, tha Mickoski. Mickoski theksoi se në Maqedoni të gjitha pakicave u garantohen të drejtat e tyre. Ai thotë se janë krenarë që sot janë me maqedonasit nga Bullgaria. Maqedonasit nga Bullgaria…

Lexo më Shumë

Pas 10 orë debat, ka përfunduar mbledhja maraton e Bashkimit Demokratik për Integrim. Në përfundim të takimit ka folur zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, ku tha se takim ka qenë konstruktiv dhe se është bërë një analizë e gjatë pune e ekzekutivit dhe shtoi se takimi i radhës do të jetë më 19 nëntor. “Sigurisht që ministrat kanë bërë punën e tyre, nuk do të thotë që nuk ka hapësirë për të dhënë mendime dhe sugjerime dhe normalisht që të gjitha gjërat do të vazhdojnë në kuadër të normalitetit”, tha mes tjerash Ahmeti. Ndërsa zëvendëskryeministri, Artan Grubi, tha se…

Lexo më Shumë

KONFISKOHET DROGË, ARMË, STOLI ARI Gjatë një aksioni të përbashkët të EUROPOL-it, në periudhën nga 26 deri më 29 Tetor, është zbatuar një aksion ndërkombëtar “Ditët e Aksionit – JAD 2022 – Evropa Juglindore” për parandalimin e tregtisë së jashtëligjshme me armë zjarri, municione dhe drogë dhe për shkatërimin e krimit ndërkufitar dhe migrimit të lashtëligjshëm. MPB-ja njofton se përvec RMV-së, në këtë aksion të përbashkët kanë marrë pjesë edhe shumë vende të rajonit dhe vende anëtare të BE-së, derisa në vendkalimet kufitar kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të FRONTEX-it, përcjellë Klan M. Në vendin tonë janë kryer kontrolle…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme (29/30 tetor) nga ora 22:00 deri në ora 04:00, në zonën e SPB Tetovë është kryer aksion kontroll për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjet dhe janë nën ndikimin e alkoolit, përcjellë Klan M, ku janë sanksionuar gjithsej 19 drejtues mjetesh (TE-14 dhe GV-5), në të cilët është konstatuar prania e alkoolit, për të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtëse janë bërë parashtresa dhe janë përjashtuar nga qarkullimi. Në kontrollin aksionar janë sanksionuar edhe 15 lloje të tjera kundërvajtjesh në trafik, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Shpifje i ka cilësuar kryeministri Rama akuzat e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha lidhur me udhëtimet e tij me çarter. Nga Peshkopia ku u takua me një tur operatorësh turistikë, Rama tha se ka shpenzuar nga paratë e taksapaguesve, vetëm gjysmën e atyre të përdorura nga paraardhësi i tij në krye të qeverisë. “Udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fondeve të Kryeministrisë krahasuar me atë që as emrin nuk ia përmend dot se më vjen për të vjellë dhe nuk dua që t’ju bëj dhe ju që të t’ju përzihen zorrët që me mëngjes”.  Garantoi…

Lexo më Shumë

Komisioni antikorrupsion ende nuk ka hapur asnjë lëndë për emrate përfshirë në aferën prona sekrete të publikuar nga VMRO-DPMNE. Anëtari i komisionit anti korrupsion Shemshi Sallai për TVM2, thotë se kanë nisur vetëm verifikimin, por për hapjen e lëndës presin listën nga VMRO. “Ne presim që të na i dorëzojnë komplet listën e asaj ose të dorëojnë edhe emra për të cilët do të hapim lëndë, gjegjësisht edhe sikur mos të na dorëzojnë këto emra do ti verifikojmë dhe në qoftëse ka nga ata që nuk kanë dorëzuar, kemi filluar me verifikime të brendshme.” – u shpreh Anëtari i Komisionit…

Lexo më Shumë

Mungesën e krerëve shtetëror në hapjen e klubit të maqedonasve në Bllagoevgrad të Bullgarisë, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e ka vlerësuar si humbje të mundësisë për demostruar unitet kombëtar. Mickoski tha se ai dhe VMRO-DPMNE-ja nesër do të jenë në Bllagovegrad. “Ishte një mundësi e mirë për të treguar unitet dhe për t`u dhënë mbështetje maqedonasve nga pjesa e Pirinit në Bullgari. Unë do të shkoj nesër për më shumë vetëbesim për njerëzit tanë atje dhe planifikojmë që edhe mëtej t`i mbëstesim në mënyrë intensive. Më vjen keq për mospjesëmarrjen e kreut shtetëror dhe që vendosën t`u shërbejnë interesave…

Lexo më Shumë

NË ORËN 03.00 AKREPAT E ORËS KTHEHEN NJË ORË PRAPA Sonte në orën 03.00, akrepat e orës kthehen një orë prapa, me çka zyrtarisht nis llogaritja dimërore e kohës. Qeveria disa javë ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë që t`i shqyrtojë mundësitë rreth vazhdimit eventual të zbatimit të llogaritje verore të kohës, me qëllim të kursimeve shtesë në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike. Por, pas analizave të bëra, Qeveria vendosi se këtë dimër, megjithatë nuk do të ketë ndryshime në sistemin e deritashëm për llogaritjen e kohës. Çdo gjashtë muaj në vendin tonë, si dhe në vende tjera të Evropës, qytetarët…

Lexo më Shumë

Ndërhyrjet në kushtetutë, që nga mëvetësimi, kanë qenë sfidë e vështirë politike. Ato kryesisht kanë ndodhë pas një varg takimesh të krerëve të partive më të mëdha politike, të njohura si takime liderësh, dhe presion të lartë ndërkombëtar. Sipas të gjitha gjasave, të tilla do të jenë edhe ndryshimet e fundit kushetuese, të domosdoshme për vazhdimin e negociatave aderuese në BE. Analisti politik, Ismet Ramadani, njëkohësisht kryetar i Klubit Euroatlantik, thotë se edhe VMRO DPMNE do të bindet se duhet të ndryshojë qëndrim pasi e vetme nuk mund të mbajë përgjegjësinë për bllokimin eventual të integrimit evropian. “Me kalimin e…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim pasditen e sotme në selinë e partisë në Reçicë të Vogël është duke mbajtur mbledhjen me Kryesinë e re që u zgjodh në mbledhjen e mbajtur më 15 tetor, ku pritet që ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetëror nga radhët e kësaj partie të japin llogari për punën e tyre, njofton Portalb. Pikat e agjendës së sotme të propozuara nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, pritet të jenë këto: Informim i Kryetarit te BDI-së rreth situatës politike ne vend; Konstituimi i Sekretariateve te partisë dhe Raporti i punës se ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë; Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani para…

Lexo më Shumë

Para Mbledhjes së Kryesisë së re të BDI-së, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre Musa Xhaferi e Izet Mexhiti në një deklaratë për media Mexhiti tha se është mirë që është rikthyer debati në BDI, ndërsa Xhaferi tha se do të shofim se kush do të qesh në fund. . “Gjithë performanca është e dobët përveq që Maqedonia në politikë të jashmte ka pas sukses kurse resorët ekonomik janë të dëshiruar përshkak performancës do të kërkojmë të ketë lëvizje pozicionesh” tha Musa Xhaferi. Ndërsa nënkryetari i kësaj partie…

Lexo më Shumë

Sot në zyrat qendrore të Aleancës për Shqiptarët, qëndroi Ambasadori i Francës, ekselenca e tij Cyrille Baumgartner, i cili u prit nga Kryetari i ASH-së, z. Arben Taravari. Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike, sfidat e përbashkëta në planin e integrimeve euro-atlantike, me çrast z.Taravari njoftoi ambasadorin me përkushtimin e ASH-së dhe përkrahjen për të gjitha iniciativat e deritanishme që lidhen me integrimet. Në konferencën e përbashkët për media, Taravari njoftoi  se Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë këtë rrugë në interes të vendit dhe qytetarëve. Para ambasadorit të Francës, kryetari i ASH-së, shpalosi planet dhe strategjinë e…

Lexo më Shumë