Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, është i ftuari i sonte në emisionin “10 minuta”, tha se studentët do fillojnë të marrin shujtën që u takon. Ai tha se vonesa nuk ka qenë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës por te universitet që nuk kanë dorëzuar listat e përpikta me studentët aktivë. Por gjithsesi ministri siguroi se nga java që fillon do të fillojë shpërndarja e shujtës së shtatorit, tetorit dhe kështu me radhë.
“Po kontrollojmë se cilat universitet kanë dorëzuar të dhënat për cilët student janë të rregullt apo jo. Pas kësaj, ne do t’i dorëzojmë këto të dhëna në Drejtorinë e të Hyrave Publike dhe më pas i dorëzojmë në Agjencinë e Punësimit. Javën e ardhshme, në momentin që do të kompletohen të gjitha procedurat, studentët do të marrin mjetet për muajin shtator, tetor dhe me radhë. Po punojmë me sektorin bankar që të gjejmë një zgjidhje tjetër ku studentët të kenë një kartelë të posaçme ku të kalohen mjetet e shujtës dhe jo në formën e deritanishme. Javën e ardhshme është patjetër që të realizojmë pagesën e shujtjeve.”- tha Shaqiri.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Shtrenjtohen derivatet: Dizeli nga mesnata arrin 101,5 denarë për litër
- Studentët do të marrin nga 140 denarë për cdo ushqim
- AUV: Asgjësohet mbi 27.5 ton qumësht UHT i pasigurt i importuar nga Kosova
- Çmimet e ushqimeve pritet të rriten sërish në Maqedoni: Dy valë shtrenjtimesh deri në maj 2027
- Naser Zenuni, kandidat i mundshëm për kryetar të Bërvenicës?!
- 16-vjeçarja futet papritur në fushë dhe rrëzon lojtarin – më pas tregon pse e bëri
- Forcat speciale të Maqedonisë dhe SHBA-së zhvillojnë trajnim të përbashkët
- Shtyhet seanca për “Lotarinë Shtetërore”, mbrojtja kërkon kohë për provat



