Çmimet e derivateve të naftës në vend do të rriten nga sonte në mesnatë. Vendimin e ka marrë sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim të Mbeturinave Komunale (KRRE).
Sipas vendimit, çmimi i dizelit do të rritet për 3,5 denarë për litër, ndërsa benzina do të shtrenjtohet për 1,5 denarë për litër. Në përgjithësi, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 2,62 për qind.
Çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 93 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 95 denarë për litër.
Nga ana tjetër, EURODIZEL BS (D-E V) do të kushtojë 101,50 denarë për litër. Çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rritet për 2 denarë dhe do të jetë 100,50 denarë për litër.
Rritje prej 1,850 denarë për kilogram do të ketë edhe çmimi i Mazutit M-1 SU, i cili do të shitet për 45,576 denarë për kilogram.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi më 25 gusht 2026, në orën 00:01.
Çmimet maksimale të reja:
EUROSUPER BS-95: 93,00 denarë/litër
EUROSUPER BS-98: 95,00 denarë/litër
EURODIZEL BS (D-E V): 101,50 denarë/litër
Vaj Ekstra i Lehtë për Amvisëri (EL-1): 100,50 denarë/litër
Mazut M-1 SU: 45,576 denarë/kilogram
The post Shtrenjtohen derivatet: Dizeli nga mesnata arrin 101,5 denarë për litër appeared first on TV-SHENJA.


