Anton Rasaj, një prej aksionarëve të qendrës private për të moshuar në Pejë “Orenda” ka reaguar për skandalin e ndodhur ku disa infermiere kanë rrahur një grua të moshuar e cila jetonte në këtë qendër. Rasaj thotë se kanë larguar personelin nga puna derisa ka thënë se do t’i ndjekin ato për dëmin e shkaktuar. Reagimi i plotë: Të nderuar, Ju kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! unë Anton Rasaj sot si aksionari me i madh ne shoqerinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht! Unë…
Author: Jeta almakos
Ngjarja ka ndodhur para disa ditëve, ndërsa sot e moshuara që u torturua nga infermieret në një shtëpi të kujdesit të pleqve në Pejë, nuk u ka thënë asgjë familjarëve. Ajo vuan nga sëmundja e rënde dhe familjarët i paguajnë muajin 650 euro në qendrën “Orenda”, për arsye të sigurisë dhe kujdesit. Këto detaje i ka dhënë sot dhëndri i viktimës që u rrah nga infermieret. Ai ka thënë se zonja në fjalë është nëna e një dëshmori që ra 17-vjeç në luftën për lirinë e Kosovës. Familja ka bërë kërkesë për ta tërhequr viktimën nga qendra ku ishte dërguar…
Vajza që po shihni në foto është Aurona Pelaj, punonjësja e azilit në Pejë të Kosovës, e cila dhunoi një të moshuar. Ngjarja e rëndë sipas policisë së Kosovës ka ndodhur më 29 tetor. Ndërkohë, autoritetet kosovare arrestuan dy punonjëset, vajzën që e dhunonte dhe atë që e filmonte. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shfaqen disa punonjëse të këtij institucioni që shikojnë teksa Aurona Pelaj dhunon të moshuarën. Po ashtu, një nga punonjëset filmon me telefon të gjithë ngjarjen, teksa dëgjohet që qesh. Ngjarja tronditëse ka sjellë indinjatë në opinionin publik.
Minstria e Punëve të Brendshme njofton se është arrestuar një shtetas kosovar në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit pasi personi në fjalë është zhveshur deri në bel, dhe ka bërtitur “UÇK” nga ku ka shqetësuar udhëtarët në fluturimin e sotëm të linjës Bruksel-Shkup. “Për momentin bëhet e ditur se bëhet fjalë për një shtetas kosovar i cili është ndaluar në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për shkak të sjelljes agresive. Jemi duke punuar në zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. Personin në fjalë policia e ka ndaluar menjëherë pas aterrimit në aeroportin e Shkupit rreth orës 12:30,…
Lëvizja Besa fton tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare, shkruan Alsat. Temë diskutimi do të jetë statusi juridiko-kushtetues i shqiptarëve në Maqedoni dhe harmonizimi i qëndrimeve për heqjen e 20% nga akti më i lartë juridik. Zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha tha se pret reflektimin e të gjithë liderëve partiak, pasi sipas tij në këtë rast nuk duhet të ketë bajraktarizëm. “Në emër të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami të gjitha partive politike shqiptare do t’u dërgojmë ftesë për një takim të përbashkët ku do të diskutohet avancimi i të drejtave juridiko-kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoninë e…
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të situatës në Kosovë. Ai tha se urdhër për këtë ka dhënë presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq. Lajmi vjen pasi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në orët e para të së martës se Policia e Kosovës, nga 1 nëntori, nis me zbatimin e planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, që i lëshojnë autoritetet serbe. Ky plan pritet të zbatohet në tri faza. E para përfshin qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa…
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 22 tetor dorëzoi aktakuzë kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, ndërsa sot Gjykata Themelore e Shkupit e ka miratuar aktakuzën ndaj tij. “Pas procedurës hetimore dhe kontrollit nga i pandehuri dhe mbrojtja e tij, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup”. “Sipas përshkrimit në aktakuzë, i akuzuari akuzohet se ka kryer vepër penale të vazhduar – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar. I akuzuari, si zyrtar – Sekretar i…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka folur në emisionin debativ “Click Plus” foli për mbledhjen e përbashkët qeveritare të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Më 14 nëntor, dy doganat tona, policitë tona do të funksionojnë nën metodën “One Stop Shop”. Kemi largu pasaportat dhe sot po lëvizim lirshëm me letërnjoftime. Kemi rënë kontakt me Kosovën dhe Shqipërinë për shumë projekte të përbashkëta që do të relizohen, jemi drejt finalizimit, u shpreh Grubi.
Ushtruesi i detyrës, kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emsionin “Polemikë” në Tv Koha, tha se partitë shiqptare kanë dakordim për emërtimin e 20 përqindshit në “populli shqiptar” ose “gjuha shqipe”. “E kemi dakordimin e të gjitha prative politike shqiptare dhe mendoj se nuk duhet të bëjmë shumë zhurmë për ta irituar palën tjetër. Ja e dëgjoj edhe z. Kovaçevskin se dhe z. Mickoski se mund të ulemi të bisedojmë, se ka hapësirë për ta biesduar. Unë e kam përshtyjen se ka vullnet edhe prej tyre, por e them vazhdimisht se kjo nuk duhet të duket si triumfalizëm”, deklaroi Taravari.…
Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut është evident dhe rrjedhimisht ndikimi i tij në skenarët destabilizues në raport me shumicën parlamentare, thekson zv. kryeministri i parë Artan Grubi në intervistën e sotme për agjencinë “Kosova Press”. Grubi thotë se ndikimi i Rusisë në vend është i dukshëm, gjë që, sipas tij, shihet edhe nga fakti se ka parti maqedonase, përfshirë edhe në Kuvendin e Republikës, të cilat haptazi e mbështesin agresionin rus në Ukrainë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ne jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që zyrtarisht kemi një parti politike që është degë e partisë së Putinit në Rusi…
Deputetja e Alternativës, Safije Sadiki në emisionin Klan Debat tha se partia e saj po përpiqet gjithmonë të kontriboj me aq sa mundet në Qeveri të ruaj dhe mbroj interesat e shqiptarëve ku edhe për temën e 20% do diskutohet dhe zgjidhet kjo çështje. ”Ne si parti shqiptare jemi gjithë PRO heqjes së 20% nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, pra nuk mund të paramendohet se si shqiptarët në Maqedoni të quhen si 20%, ne si Alternativë do bëjmë maksimumin ta ndryshojmë dhe do jemi faktor i rëndësishëm i kësaj Qeverie’‘ – tha Safije Sadiki nga Alternativa. /KlanMacedonia/
Në emisionin Klan Debat, deputeti i ASH-së Elmi Aziri tha se kanë qenë faktor në vitin 2018 për hapjen e kushtetutës dhe se do e bëjnë sërish tani me heqjen e 20%. ‘‘Kemi pritur 30 vite, duhet sa më shpejti ti përmbushim detyrimet si shtetformues, duhet shteti ti trajtojë gjithë qytetarët njësoj pra kjo është shumë e rëndësishme, ne si ASH kemi treguar kapacitete që mund të bëjm edhe ndryshime kushtetuese e dini pra marrëveshjen e Prespës në vitin 2018 sepse deri atë vit ende Kosova nuk figuronte si shtet i Maqedonisë së Veriut, mirë që erdhi momenti dhe e…

