Qeveria jonë i ka tradhtuar dhe zhgënjyer maqedonasit në Bullgari, të cilët menduan se më në fund kanë ardhur kohë më të mira në të cilat do të mund të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore, për të cilat luftojnë prej vitesh, shkruan ish-kryeparlamentari Tito Petkovski. Ai me statusin e profilit të tij në Facebook analizon hapjen e klubit maqedonas dhe atij bullgar, menjëherë para hapjes në Blagoevgrad “Nikola Vaptsarov”. Petkovski ka komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili sot tha se hapja e klubeve të tilla i dëmton të dyja komunitetet. -Më…
Author: Jeta almakos
Paketa e ASH-së e përgatitur me ekspertë ndërkmbëtar është gati. Kryetari i kësaj partie, Arben taravari sonte në emisionin “Plitica” në Tv Globi, tha se e njejta do të publikohet kur të afrohet koha e ndryshimeve kueshtetuese. “Paketa është e gatshme dhe ka qenë si iniciativë e epskertëve ndërkombëtar, por janë konsultuar edhe ekspertë vendor dhe jemi në konsultim të vazhdueshëm me qendrat të cilat janë të rëndësishme dhe me ndikim në Maqedoni. Momentin kur duhet të paraqitet e presim pasi tash ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin tash dhe sipas informtave që marr pritet të jetë diku nga fillimi…
Në intervistën për numrin e ri të të përjavshmes “Fokus”, kryetari i Bashkimit Demokratik, Pavle Trajanov, ndër të tjera flet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Cili është opsioni më real për momentin: Qeveri e gjerë pa VMRO-DPMNE, zgjedhje të parakohshme apo miratim i amendamenteve kushtetuese? Nga pikëpamja e një qeverie të gjerë pa VMRO-DPMNE, nuk pajtohem me këtë. Sepse qeveria aktualisht ka një numër të mjaftueshëm deputetësh dhe topi nuk e thyen. Nëse qeveria do të mbijetojë varet nga politikat që ajo zbaton. Shifrat janë aty, por varet nëse ai do ta menaxhojë me sukses krizën ekonomike dhe…
Kuvendi zgjodhi më në fund dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese, institucion i cili ishte në kufij të bllokimit total për shkak se rrezikonte kuorumin. Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Fatmir Skender janë dy gjykatësit e rinj kurse propozimi për zgjedhjen e Lubomir Joveskit ka ngecur në komision. Opozita vlerëson se procedura e tillë e zgjedhjes është shoqëruar me shkelje të Rregullores. “Më vjen keq që nuk arritët të shpëtoni nga litarët e ngushtë partiak dhe më vjen keq që Gjykatës Kushtetuese ja vutë etiketën e institucionit të partizuar. Më vjen keq që patët mundësinë të zgjidhni profesionistë të vërtetë…
Poçe të reja që harxhojnë më pak rrymë. Ashensori u zëvendësua nga shkallët. Nuk ndizen kondicionerë dhe ngrohëse shtesë. Korridoret e errëta. Këto janë vetëm disa nga masat e marra nga ministritë për uljen e konsumit të energjisë elektrike. Në kuadër të masave për përballimin e pasojave të krizës energjetike, Qeveria ka obliguar të gjithë sektorin publik që të ulë koston e energjisë elektrike për 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kursimi i energjisë ka filluar të aplikohet nga 1 shtatori dhe do të zgjasë deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. Në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale…
Do të ndërmarrim masat e duhura, respektivisht do të shkarkojmë ose ndëshkojmë drejtorët nëse pagat janë formuar nën ndikimin e tyre, thotë ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. Gjatë vizitës së sotme në pikën për vaksinim në Ambulancën “Prolet”, ai tha se është ende në pritje që Fondi për Sigurime Shëndetësore të bëjë një inspektim dhe të dorëzojë raportin përfundimtar, jo vetëm për Klinikën e fëmijëve, por edhe për katër të tjera. “Formimi i pagës së punonjësve në bazë të Kontratës kolektive bazohet në disa tregues. Do të shohim nëse kjo ishte praktikë në periudhën…
Parlamenti Studentor i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës e filloi fushatën e sensibilizimit për muajin tetor, që botërisht njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Nisur nga kjo, sot studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, në qendrën e qytetit të Tetovës, kanë shpërndarë materiale informuese mbi kujdesin që duhet kushtuar kancerit të gjirit. Qytetarët që i kanë vizituar tendat e Parlamentit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë kanë pasur mundësi që për së afërmi të njihen me këtë sëmundje, simptomat, trajtimin që duhet bërë, mamografinë, diagnostikimin e shumë informacione të tjera. Përmes…
Sot Greqia përkujton ditën kombëtare, kur vendi i tha JO-në e madhe Italisë në Luftën e Dytë Botërore. Këtë ditë Greqia feston hyrjen në luftën e 1940-ës. Siç e ka zakon vendi, çdo 28 tetor në sheshet kryesore të vendit zhvillohen parada, duke nisur nga nxënësit e kopshteve, të shkollat dhe gjimnazet deri të paradat e ushtrisë greke me avionë e tanke. Në paradën e sotme në Selanik, e pranishme ishte dhe presidentja e vendit, Katerina Sakellaropoulou. Parada u hap me Orkestrën Filarmonike të Selanikut dhe u pasua nga anëtarët e Federatës së Invalidëve dhe Viktimave të Luftës së Greqisë…
Inspektorati i tregu gjatë javës së kaluar ka shqiptuar disa gjoba për tregtarët të cilët nuk respektojnë vendimin e Qeverisë për marzhën e kufizuar. Drejtorja e inspektoratit Aneta Simovska deklaron se përveç tregtarëve që shesin produkte ushqimore, gjobë u është vendosur edhe tregtarëve që merren me shitjen e druve dhe peletave. “Javën e kaluar kemi bërë 38 kontrolle lidhur me respektimin e vendimit për marzhat e kufizuara në tregti. Kështu që në 9 subjekte janë konstatuar parregullsi, respektivisht mosrespektim të vendimit dhe janë shqiptuar 18 gjoba tek tregtarët… dënimi më i ulët është 400 euro për tregtar të vogël, dhe…
Raportim i ri për bombë në shkollën e mesme “Nikolla Karev” në lagjen “Karposh 3” të Shkupit. Nxënësit thanë për “Lokalno” se gjatë orës së parë të turnit të dytë, nga sigurimi iu tha që të largoheshin nga shkolla pasi nuk ishte e sigurt. Ministria e Brendshme tashmë ka dalë me një raport zyrtar. “Sot (28.10.2022) në SVR Shkup rreth orës 14:00 është raportuar se në emailin e një shkolle në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollës dhe kontrolle antiterroriste, si…
Fondacioni ALSAR pati këtë të enjte një mysafir të veçantë, ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Tayyar Kağan Atay. Përfaqësuesin më të lartë diplomatik të Turqisë në Tiranë e priti kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra. Ai i uroi mirëseardhjen mikut të çmuar dhe vijoi më pas me të një bisedë të ngrohtë dhe të frytshme. Z. Gurra e njohu ambasadorin e ri turk, në detyrë prej pak muajsh, me aktivitetin e gjerë të Fondacionit ALSAR. Veprimtaritë humanitare, arsimore dhe kulturore, të shtrira në shumë vite dhe anembanë vendit e përtej kufijve, iu bënë të ditur…
Pasi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski e nënshkruan Marrëveshjen e Frontex-it, Kovaçevski me krenari në Facebook theksoi se ajo është nënshkruar në gjuhën maqedonase, pa shtesa, yje dhe fusnota. Vetë Von der Leyen ka dhënë mbështetje për Marrëveshjen, kështu që ka postuar në Twitter në gjuhën maqedonase dhe ka marrë një numër të madh reagimesh pozitive. Por me këtë ajo tërhoqi vëmendjen edhe të përdoruesve të Twitter nga Bullgaria dhe Greqia, të cilët nuk janë të kënaqur me lëvizjen e saj, ndaj shprehën pakënaqësinë e tyre. “Kontrata me Frontex që po nënshkruajmë sot…

