Mislim Zendeli nga Aleanca për Shqiptarët është solidarizuar me punëtorët e NPK Tetova të cilët sot kanë hyrë në grevë, pasi kanë ngelur pa paga. Zendeli në reagimin e tij kujton se të punësuarit kanë ngelur pa paga, derisa zyrtarëve të Komunës ato nuk u vonohen as edhe një ditë.
“Punëtorët e mirëfilltë përsëri ngelin pa pagat e mjerueshme, ndërkohë që atyre që sillen vërdallë nëpër zyra, duke u marrë me djerrakohe, as një ditë nuk u vonohen pagat e majme!
Si ishte ajo thënia: “ Nuk mbulohet dielli me shoshë”.”, ka shkruar Zendeli.