Author: Jeta almakos

Bujqit do të mund të aplikojnë për subvencione përmes sistemit të ri “de coupling” i cili u mundëson fermerëve jo vetëm të marrin subvencione nëse posedojnë tokë pjellore e cila mund të përpunohet por edhe në qoftë se kanë arritur sasi të caktuar të prodhimit. Mënyrën e re të subvencionimit të bujqve paralajmëroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Lupço Nikollovski i cili tha se modeli është i stilit evropian dhe qëllimi është nxitja e prodhimit më të madh të ushqimit dhe zvogëlimi i varësisë së vendit nga importi. “Mënyrën e vjetër të subvencioneve, ku fermerët merrnin subvencione…

Lexo më Shumë

Për shkak të luftës në Ukrainë, prodhimit të ulët vendor, çmimet e produkteve ushqimore do të vazhdojnë të rriten. “Asnjëherë nuk është prodhuar më shumë ushqim se sa në vitin 2021 dhe tani kemi problem me mungesën e ushqimeve dhe çmimet. Ajo që qytetarët tanë duhet ta dinë është se ushqim do të ketë gjithmonë, por pyetja e vetme është me çfarë çmimi dhe kush do të jetë në gjendje ta përballojë atë. Është problem i madh, për të cilin mendoj se politikanët tanë në Ballkanin Perëndimor nuk kanë gjetur zgjidhje për këtë situatë”, tha Muhamed Brka- profesor në Fakultetin…

Lexo më Shumë

Ngjan si një histori tragjike filmash. Ai vetëm 17-vjeç bie për herë të parë në dashuri. Por kjo ndjenjë e bukur, për të cilën ndodhta kishte ëndërruar netë të tëra, u kthye befas në tragjedi. Fotot e mëposhtme i përkasin 17-vjeçarit Kenado Shira, i cili u vra ditën e sotme në Klos së bashku me babanë e tij Ilir Shira. I mituri i vra nga Fiqiri Mjeshtri, pasi kishte një lidhje dashurie me vajzën e tij. Pas mbarimit të shkollës, i mitur u nis drejt e në lokal ku ndodhej babai i tij së bashku me Fiqiri Mjeshtrin, për të…

Lexo më Shumë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është përplasur me përfaqësuesen serbe në Këshillin e Evropës pas fjalës së tij kundër raportit të Dick Martyt për UÇK-në. Përfaqësuesja serbe tha se është e tronditur nga deklarata e Ramës për raportin e Martyt. “Jam e tronditur, është disrespekt ndaj kësaj organizate. Ajo rezolutë, ai raport nuk është nga delegacioni serb apo rus, është raport nga kjo organizatë. E di që ramë dakord se do flasim për Ballkanin e Hapur, por është e pamundur të mos reagoj pas këtij fjalimi, është diçka që nuk e kam dëshmuar që 15 vite”, tha ajo. E ndaj kësaj…

Lexo më Shumë

Udhëheqësia e Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV-së), tha se ka ulur shpenzimet për këtë vit (8 muajt e parë) të gërryerjes/transportimit të thëngjillit për 11euro/ton dhe prodhimin e energjisë për 58euro në MWh rrymë që i jep Furnizuesit universal “EVN Home”. Por, kjo nuk garanton ulje të çmimit për konsumatorët në amvisëri apo industri, pasi që KRRE deri në fund të vitit pritet të rishikojë të gjitha kapacitet e prodhimit vendor dhe importit të rrymës dhe sipas paralajmërimeve do të rritje të çmimit të energjisë elektrike nga muaji janar, informon Alsat. Drejtori i EMV tha se rritje do të…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa dhe Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, mbrëmë treguan se sa bukëshkelë janë, ashtu siç treguan që kur i bëmë fitues në këtë komunë. Në radhë të parë i gjithë opinioni, madje edhe vetë aktivistët e Lëvizjes Besa në Zhelinë janë dëshmitarë se si, jo vetëm struktura e degës, por edhe eksponentë të lartë partiakë kanë qenë pjesëmarrës aktiv në shumicën dërmuese të aktiviteteve, në mbështetje të kandidatit të Lëvizjes Besa. Një fakt i pakontestueshëm që demaskon akuzat e ulëta dhe bukëshkelëse, është edhe vetë rezultati në dy rrethet zgjedhore. Kujtojmë se në rrethin e parë, kandidati…

Lexo më Shumë

Shkruan: Artan Grubi, zv.kryeministër i parë në RMV Retrospektivë faktike e historisë së mbarë popujve të Ballkanit, e kapitullit të mbyllur të armiqësive dhe kapitullit të hapur të paqes dhe bashkëpunimit nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare, si dhe porosi të fuqishme drejtuar Europës mike nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Fjalë që vunë në dukje vullnetin tonë të palëkundur të partneritetit properëndimor dhe ëndrrën e pashuar të integrimit, por edhe kërkesat tona plotësisht legjitime dhe të drejta kombëtare për Kosovën dhe luftën e saj të drejtë ndaj mbrapështisë ideologjike të…

Lexo më Shumë

Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha tha se me me çmime të këtilla, biznesi në Maqedoninë e Veriut është para kolapsit, përcjell TV21. Hoxha bëri thirrje që së paku deri në pranverë të gjithë faktorët të bashkohen në mbrojtje të kompanive, ndërsa theksoi se aktualisht nuk munden të vlerësohen masat e Qeverisë për ballafaqim me krizën energjetike. “Ne shohim se me këto çmime, biznesi është para kolapsit. Për këtë ne kemi intervenuar si oda ekonomike, të gjithë së bashku që të gjindet mënyrë dhe zgjidhje që Qeveria t’u del në ndihmë për shkak se situata me rritjen e çmimeve të energjisë…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm, në moshën 38 vjeçare, në Shkup ka ndërruar jetë njëri nga berberët më të njohur të Shkupit, Xhevair Jakupi – Xheki, pronar i studios “Xheki Young” në QT Zebra. Lajmi u përhap me shpejtësinë e dritës në rrjetet sociale. Përmes profileve të tyre në Facebook, shkupjanët ndajnë kujtimet e tyre dhe i bëjnë nderimet e fundit njeriut që çdo ditë shpërndante energji pozitive dhe kujdesej për pamjen e tyre. Berberi i famshëm Xheki, edhe pse i ri, kishte më shumë se 25 vjet përvojë në këtë zanat. Ai ishte një nga berberët e preferuar të Shkupit.(INA)

Lexo më Shumë

Shkolla e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” në Shkup për herë të parë drejtor do të jetë një shqiptar. Televizioni jozyrtarisht mëson se emërimi i Nazmi Ramanit për drejtor të shkollës vjen si rezultat i marrëveshjes së arritur mes “grupit të zjarrit” të BDI-së dhe kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, transmeton InfoShqip. Në këtë shkollë deri më tani pozitën e ndihmësdrejtorit e ka mbajtur Nazmi Rahmani. Arsovska më parë emëroi Said Said dhe Zuheir Rexhepi nga BDI si ushtrues detyre të drejtorëve të rinj. drejtorët e ndërmarrjeve publike të Shkupit “Rrugë dhe rrugë” dhe “Parqe dhe gjelbërim” në vend…

Lexo më Shumë

Gatishmëri mesatare e vendit, është vlerësimi i Komisionit evropian i cili sot dihet ta prezantojë Projekt-raportin për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Radio Evropa e Lirë dje kumtoi se kanë pasur qasje në raportin në të cilin ceket se nevojitet implementim efektiv i legjislaturës ekzistuese, në vend se të inicohen nisma ad-hok. Vetëm në kriteret ekonomike është cekur përparim i mirë, ndërsa në harmonizimin e vendit me politikën e jashtme evropiane dhe të sigurisë ka progres shumë të mirë. Në raport, sipas REL, ceket se puna e Kuvendit është çrregulluar me polarizimin politik, që e shtyu miratimin e shumë ligjeve.…

Lexo më Shumë

Ku munden të mbajnë familje me 200 euro Çmimet e produkteve në treg janë rritur dyfish në krahasim me vitin e kaluar. Çmimi i djathit ka arritur në 400 denarë. Qytetarët ankohen ndërsa Tregtarët thonë që blerësit nuk blejnë ushqime si më herët, por vetëm nga një gjysmë kilogrami. Çmimet janë shumë të shtrenjta 250 denarë, tash djathi i përzier ka arritur deri 400 denarë. Çmimet janë rekord, tani për tani kanë arritur shumë lartë. Gjithmonë Qeveria thoshte që do i zbresin, por jo e kundërta, kur thonë që do i zbresin ata i hipin. Dalin në treg marrin gjysmë…

Lexo më Shumë