Author: Jeta almakos

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në konferencën e sotme për shtyp tha se çmimet në pikat pagesore për momentin do të mbesin të pandryshuara. “Në këtë moment nuk kemi bërë analiza shtesë se në cilën drejtim do të shkojnë çmimet, e shihni se në rajon siç e përmendët, në disa shtete çmimet në pika pagesore janë rritur, te ne çmimet mbeten të njëjta në këtë moment”, tha Boçvarski. Ndryshe, nga ndërmarrja “Rrugët Shtetërore” njoftuan se këtë vit, deri në muajin nëntor janë mbledhur gati 49 milionë euro nga pikat pagesore, përcjell TV21. “Në vitin 2022, deri në muajin…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i zhgënjyer me KFOR-in për mos heqjen e barrikadave në veri të vendit, raporton Gazeta Blic. Ai ka reaguar përmes Facebookut, ku ka shkruar se KFOR-i kishte kërkuar pak ditë kohë, ndërkohë sipas tij, sot u bën 12 ditë. “Kfori kërkoi pak ditë, ndërkohë sot u bën 12 ditë. Asnjë reagim”, ka shkruar ai. Ndryshe, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO gjatë ditëve të fundit ka kryer disa ushtrime në veri të Kosovës, ku situata vazhdon të jetë e tensionuar. KFOR-i në llogarinë zyrtare në Facebook, ka publikuar pamje gjatë patrullimit…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, është treguar e ashpër me kryeministrin Albin Kurti, duke iu drejtuar me fjalë ofenduese. Teksa ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të kryeministrit të para disa viteve kur ishte opozitar e ku fliste për Musliun, kjo e fundit i është drejtuar Kurtit me fjalët “psikopat, rrenc e mashtrues”. “Ky i ka studiuar mirë, ka ardhur në përfundim që 40% i ka analfabetë funksionalë e pastaj iu ka servuar veç çka kanë pasur qejf ata me dëgjuar e me besuar. Psikopat bre!”. “Ama duhet me qenë psikopat me i besuar një psikopati. …

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:00 zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 20 vjeçarin D.I. nga Strumica. Sipas njoftimit të policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës dhe vaj kanabisi. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor të Strumicës, për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

Zyra e Zëvendëskryeministres për Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska deri më tani ka iniciuar tri procedura lidhur me keqpërdorimet e zyrtarëve. Zëvendëskryeministrja Grkovska thekson se për dy ka dyshim të bazuar për paraqitjen e kallëzimit penal, ndërsa rasti i tretë është para pak kohësh dhe është lëndë e madhe dhe e gjerë, prandaj nuk pret përfundim. nga autoritetet hetimore deri në fund të vitit. Zëvendëskryeministrja nuk tregon se për cilat raste dhe për kë bëhet fjalë, por thekson se veprohet në mënyrë të paanshme, pavarësisht se për kë bëhet fjalë, nëse kabineti merr informacione për abuzime. “Unë jam shumë pro prezumimit…

Lexo më Shumë

Të premten që lamë pas Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë morën vendimin e parë gjykues ndaj një të akuzuari. Me 26 vjet burgim u dënua ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, nën akuzën për krime lufte. Ky vendim në opinionin kosovar nuk u mirëprit, sidomos pasi vendimi iu dha “në emër të popullit të Kosovës”. Deputeti gjerman Knut Abraham thotë po ashtu se ky vendim është i ashpër. “Është një aktgjykim i ashpër, i cili sigurisht ngjalli kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën kundër shqiptarëve të Kosovës në atë kohë, por edhe vuajtjen e shumë serbëve. Unë kam…

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE në Shkup do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në përpjekjet e saj për të përmirësuar të gjitha segmentet sociale, duke përfshirë sistemin arsimor, i cili në fakt është shtylla kryesore e strategjisë kombëtare për zhvillim. Pa ofertë të arsimit cilësor, nuk është e mundur të krijohen qytetarë që do të jenë krijues dhe zbatues të ndryshimeve që kërkon koha e re dhe që duhet të ndodhin për integrimin e shtetit në familjen europiane të vendeve të zhvilluara. Ky është konkluzioni i takimit të sotëm të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Dr.Jeton Shaqiri dhe Shefit të…

Lexo më Shumë

Kabineti i zëvendëskryeministres për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska deri më tani ka inicuar tre procedura lidhur me keqpërdorime nga ana e funksionarëve. Në intervistë për MIA-n, zëvendëskryeministrja Gërkovska potencoi se për dy tashmë ekziston dyshim i bazuar për parashtrim të paraqitjes penale, ndërsa rasti i tretë është parashtruar para një kohe dhe bëhet fjalë për rast të madh dhe voluminoz, për ç’shkak nuk pret deri në fund të vitit të ketë epilog nga ana e organeve hetuese. Zëvendëskryeministrja nuk zbulon për cilat raste dhe për kë bëhet fjalë, por potencon se po veprohet në mënyrë të paanshme, pa marrë…

Lexo më Shumë

Një 26 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se pas zënkës me babain e tij e ka goditur atë për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në rrethinën e Prilepit. “Me datë 19.12.2022 në ora 22:00 në rrugën “Dimo Narednikot” në Prilep, zyrtarë policorë nga Prilepi kanë privuar nga liria A.M (26) nga fshati Sellcë, Prilep. Ai dyshohet se rreth orës 20:00 në shtëpinë e familjes në fshatin Sellcë, pas një debati të mëparshëm, ka plagosur me një send të mprehtë babain e tij M.M (52), i cili më pas ka ndërruar jetë. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa një ekip nga…

Lexo më Shumë

Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Me shpërthime e incidente është karakterizuar dita e e djeshme. Kjo pjesë e vendit vazhdon të mbetet e bllokuar, edhe dymbëdhjetë ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq. Që nga e shtuna e 10 dhjetorit kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa në javën që shkoi u njoftua edhe për barrikada të tjera të vendosura nga serbët lokalë.…

Lexo më Shumë

Të gjithë kemi obligim të jemi transparent para qytetarëve për punën tonë, Transparenca dhe kërkesa për transparencë nuk mund të jetë vetëm në adresë të Qeverisë, nuk mund të jetë në adresë e deputetëve, por edhe adresë e jurisprudencës. Shumë herë kam thënë gjatë muajve të fundit, tani përsëri do të them, nuk mundet pavarësia që e jep Kushtetuta të shfrytëzohet si paravan për arbitrim. Pavarësinë që e jep Kushtetuta duhet të jetë obligim shtesë, barrë shtesë për sjellje akoma më me përgjegjësi, thotë në intervistë për MIA-n zëvendëskryeministrja për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska, duke folur për vendimin e…

Lexo më Shumë

 Dimri në vendin tonë dhe në hemisferën veriore të Tokës, sipas kalendarit fillon në orën 22:48 minuta. Në të njejtën kohë, në hemisferën jugore të Tokës fillon vera. Në fillim të dimrit dita është më e shkurtë, ndërsa nata më e gjatë. Dielli në Shkup lindë në orën 6:58 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 16:5 minuta. Dita zgjatë 9 orë e 7 minuta. Sot është dita e 355-të e vitit. Deri në fund të vitit mbeten edhe 10 ditë. Dimri do të zgjasë 88 ditë, 23 orë dhe 36 minuta, deri më 20 mars të vitit 2023, kur…

Lexo më Shumë