Author: Jeta almakos

Kosova e ka në agjendë dhe po zhvillon punime për çështjen e blerjeve të dronëve të prodhimit turk, Bayraktar. Kështu tha për agjencinë shtetërore të lajmeve turk Anadolu, ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka. Ai tha se çdo blerje e armëve “do të përdoret vetëm për mbrojtjen e vendit”. “Sigurisht që çështja e dronëve me armë është edhe në agjendën tonë. Lidhur me këtë shteti ynë zhvillon punime çdo herë. Janë realizuar vizita. Presidentja jonë [Vjosa Osmani] dhe ministri i Mbrojtjes [Armend Mehaj] i kanë vizituar dronët Bayraktar në vend. Ky është proces afatgjatë. Çdo shtet dëshiron të…

Lexo më Shumë

Organizata terroriste FETO nuk është një problem serioz vetëm për sigurinë kombëtare të Türkiyes, por edhe të Maqedonisë së Veriut, tha kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes (TBMM), Mustafa Şentop, gjatë takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi. Siç njoftojnë nga TBMM-ja, Şentop në këtë takim ka përcjellë pritshmëritë e Türkiyes që strukturat e lidhura me FETO-n të mbyllen dhe personat e lidhur me organizatën të deportohen nga Maqedonia e Veriut. Şentop theksoi se Republika e Türkiyes mbështet fuqishëm integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit dhe veçanërisht të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka pritur në një takim Kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, Mustafa Shentop, i cili po qëndron për vizitë dyditore në vend me një grup deputetësh. Siç njoftojnë nga kabineti i kreut të Kuvedit Xhaferi ka theksuar se dy vendet ruajnë miqësi dhe partneritet të fortë tradicional, ndërsa bashkëpunimi bilateral midis të dy vendeve është dinamik në të gjitha nivelet. “Republika e Turqisë është vazhdimisht ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë, dhe në këtë drejtim kontribut të veçantë jep Oda Ekonomike e RMV-RT, MATTO. Vlerësojmë…

Lexo më Shumë

Të arnuara, me gropa dhe jo të sheshta. Në këtë gjendje janë shumë autostrada të vendit. E rikonstruimi i tyre zhvillohet me ritëm tejet të ngadaltë. Ka tetë vite që punohet në rrugën Kërçovë-Ohër, ndërsa 2 km e para të autostradës Shkup-Bllacë assesi të përfundojnë. Seksioni prej pesë kilometrash Katllanovë-Petrovec i autostradës Veles-Shkup po rikonstruktuohet për më shumë se dy vjet. Pyetëm Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve se a do të mund të udhëtojmë vitin e ardhshëm nëpër rrugë më të mira. “Vitin e ardhshëm si¬ç kemi informuar tashmë duhet të fillojmë me realizim të mbi 120 km autostradë të…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në qëndrimin për të dënuar krimin dhe korrupsionin. Të pyetur nga ALSAT për të komentuar vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit për përgjimin masiv dhe “shpëtimin” e vazhdueshëm të Mijallkovit nga vuajtja e dënimit me burg, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup thotë se pavarësisht vendimeve të tilla sanksionet amerikane për ish shefin e DSK-së mbeten në fuqi. “Përkundër vendimeve të fundit gjyqësore për rastin “Target-Fortesa”, sanksionet e SHBA-së kundër Sasho Mijallkovit mbeten në fuqi”, njoftojnë nga Ambasada e SHBA-së në Shkup. Ndërkohë ekipi amerikan për sanksionet pritet të kthehet sërish në…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë besim më të madh në sektorin e arsimit, nga të gjitha institucionet publike, tregon sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Demokratik. Qytetarët kanë besim të madh te institucionet dhe entet arsimore. Shkollat, fakultetet, kopshtet dhe institucionet e tjera arsimore janë në vendin e parë ndër institucionet e sektorit publik. Këtë e tregoi anketa nacionale për vlerësimin e besimit të cilën e kanë qytetarët në segmentet e ndryshme shoqërore dhe ndaj faktorëve në kuadër të tyre, të cilën e zbatoi Instituti Ndërkombëtar Demokratik. Nga gjithsej 1207 të anketuar të moshës mbi 18 vjeç që morën pjesë në…

Lexo më Shumë

Këshilli koordinues i shërbimeve inteligjente në kuadër të Qeverisë ka miratuar vendime të cilat sipas tyre do të ndikojnë në zbulimin e sulmeve hibride nëpër shkolla dhe institucione. Në këshill është diskutuar edhe për mekanizmat që ndikojnë në rritjen e rezistencës. Sipas ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në këshill është konstatuar se për momentin nuk ekziston kërcënim real ndaj sigurisë, por shërbimet duhet të punojnë për të garantuar sigurinë. “Deri në këto momente nuk ka kërcënim real për sigurinë dhe këtë duhet ta dinë qytetarët. Por asgjë nuk guxon t’i mbetet rastësisë. Çdo shërbim në kuadër të kompetencave të veta…

Lexo më Shumë

SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal ndaj një kumanovari, pasi i njëjti dyshohet se ka paguar karburant me para të falsifikuara në një pikë karburanti në Shkup. “SPB-Shkup – Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike ka paraqitur kallëzim penal kundër S.D.(40) nga Kumanova, për shkak të dyshimit për veprën penale “falsifikim i parave” nga neni 268 i Kodit Penal. I raportuari ka marrë një kartëmonedhë të falsifikuar prej 2.000 denarë dhe me 10.03.2022 e ka përdorur për të paguar derivate në një pikë karburanti në Shkup”, thonë nga MPB./tv21.tv

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike në analizën e bërë për investitorët e huaj në vend nxjerr në pah që në vitin 2022 janë përmbushur vetëm 20% e qëllimeve që janë planifikuar nga kompanitë. Sipas tyre faktorët që ndikuan në këtë ulje të produktivitetit janë lufta në Ukrainë duke shkaktuar vonesa të transporteve të mallrave, mungesë të lëndës së parë të prodhimeve dhe si pasojë ulja e porosive nga shtetet e jashtme. Kurse, kriza energjetike sipas Odës ka ndikuar në 55% të rritjes së shpenzimeve te kompanitë e huaja që kanë investuar në zonat e lira ekonomike të vendit. Gjorgji Trençevski nga Oda Ekonomike…

Lexo më Shumë

Pakënaqësinë ndaj institucioneve qytetarët i kanë shprehur edhe tek Avokati i Popullit. Më shumë pakënaqësi ka ndaj punës së gjykatave dhe gjyqësorit në përgjithësi. “Numri më i madh i ankesave kanë të bëjmë me fushën e gjyqësorit. Pastaj vijnë ankesat që kanë të bëjnë me të drejtat e marrëdhënies së punës, të drejtat nga mbrojtja sociale, të drejtat nga mbrojtja e fëmijëve. Në përgjithësi dominojnë ankesat për punën e përmbaruesve, pastaj dominojnë gjykatat, Gjykata Themelore- Shkupi 2, gjykatat tjera ne territorin e Maqedonisë, siç është e Prilepit, Manastirit e kështu me radhë. Ka ankesa edhe për Këshillin Gjyqësorë Republikan”, deklaroi…

Lexo më Shumë

Nuk kanë të ndalur gabimet në tekstet shkollore të arsimit fillor. Pas gabimeve në Histori dhe Shoqëri për klasën e pestë, gabime tashmë janë nënvizuar edhe në librin e gjeografisë për klasën e tetë. Në temën e dytë të librit “Karakteristikat socio-gjeografike dhe ndarja rajonale e Evropës” në njësinë mësimore “Karakteristikat themelore të popullsisë së Evropës” thuhet se popuj të racës së verdhë në Evropë janë: finlandezët, hungarezët, turqit, tatarët dhe të tjerë. Mësimdhënësit lëndor shprehen të revoltuar për gabimet e vazhdueshme duke shtuar se të njëjtat po vështirësojnë realizimin e duhur të procesit mësimor duke shkaktuar konfuzion te nxënësit.…

Lexo më Shumë

Fondacioni Metamorfozois ka shpallur thirrje rajonale për dorëzimin e ofertave për përgatitjen e 3 videove si pjesë të aktiviteteve lidhur me mapimin e dezinformatave dhe propagandës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të kësaj thirrjeje, do të zgjedhet ofertues i cili gjatë periudhës janar 2023 – mars 2025 o të duhet t’i përgatis dy video edukative (në kohëzgjatje prej 5-10 minuta) dhe 1 video-dokumentar (në kohëzgjatje 30-45 minuta). Të drejtë për paraqitje kanë personat fizik dhe juridik, të cilat ofrojnë shërbime nga fusha e produksionit të videove. Personat fizik mund të paraqiten edhe në grupe prej maksimum 4 personave.…

Lexo më Shumë