Author: Jeta almakos

Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, me mjegull ose vranësira të ulëta nëpër disa lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët juglindore. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 5 deri në 11 gradë. Në Shkup në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë me paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë. Në ditët në vijim do të mbajë mot stabil dhe kryesisht i qetë, me paraqitje të mjegullës…

Lexo më Shumë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me situatën në veri të vendit, pas një tjetri shpërthim të dëgjuar në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku aty pranë u gjendën edhe gazetarët. AGK ka apeluar te gazetarët që të kenë kujdes gjatë raportimeve nga veriu ndërsa organeve kompetente u apeloi për siguri të gazetarëve. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bënë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga…

Lexo më Shumë

Pas shpërthimit të fundit me shok-bombë në drejtim të patrullës policore, Policia e Kosovës ka shtuar njësitet e saj në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.Ka raportuar kështu direkt nga veriu, gazetarja e Kanal10, Saranda Aliu. “Në lagjen e Boshnjakëve në very të Mitrovicës ku para pak castesh ka ndodhur një shëprthim afër 5-6 metra larg një patrulle të Policisë e cila ishte duke monitouar këtë pjesë. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur nga një shok-bomb, nga një drejtim i panjohur. Për këtë shkak, janë shtuar edhe patrullat e Policisë së Kosovës. Tani aktualisht pjesëtarët e Policisë së Kosovës që…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se ndjen përgjegjësi sepse qëndroi prapa kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, e cila, sipas tij, është treguar se është menaxhere e dobët, përcjell FLAKA. “Në vend të asaj që luftuam dhe në vend të vlerave tona, ajo qëndron për të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me nevojat e Shkupit. Por unë do të bëj gjithçka, do të bëj çmos që ta korrigjoj atë gabim dhe të jetësohet koncepti “Për Shkupin modern”, tha Mickoski në një intervistë për televizionin kombëtar. Ai ka akuzuar se në Shkup ka një koalicion mes Arsovskës dhe LSDM-së, i…

Lexo më Shumë

Gazetari Vasko Magleshov sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 ka theksuar se vendimi i Apelit për rrëzimin e aktgjykimit për Sasho Mijallkovin është i treti me radhë. Sipas tij, disi po shkon drejt parashkrimit të lëndëve, sepse gjyqësori ynë nuk mund të japë rezultate në një periudhë të shpejtë kohore. “Ky është aktgjykimi i tretë i rrëzuar me radhë, çfarë do të thotë? Ndoshta është rastësi, mbase jo, ne vetëm mund të spekulojmë…”, tha Magleshov.

Lexo më Shumë

Pak minuta më parë është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të të një ekipi televiziv në Lagjen e Boshnjakëve në veri, ku në afërsi gjendej edhe një veturë e Policisë së Kosovës. Sipas tëvë1, shpërthimi i hedhur në drejtim të ekipit të gazetarëve ka qenë mjaft i fuqishëm dhe se në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. “Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të…

Lexo më Shumë

Njësit e misionit paqeruajtës të KFOR-it, kanë bërë të ditur për Kanal10 se që ka nga vendosja e barrikadave në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, kanë transportuar nëntë policë të cilët kanë patrulluar në pjesët e barrikaduara. Por, kryeministri Albin Kurti dhe ministri Xhelal Sveçla asnjëherë nuk kanë treguar se pjesëtarët e Policisë ishin të sëmurë dhe se janë transportuar nga KFOR. “KFOR-i është në kontakt të ngushtë me PK-në dhe për t’i përkrahur ata kemi transportuar, 9 policë të cilët janë ndjerë të sëmurë”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për Kanal10. Policët në veri të vendit tash e…

Lexo më Shumë

Në veri të Kosovës situata vijon të jetë e tensionuar , ndërsa herë pas herë regjistrohen shpërthime nga lëndë shpërthyese,  i fundit ishte në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës e cila banohet kryesisht nga shqiptarë. Për ditë të tëra tanimë, barrikadat e ngritura nga serbët lokalë, vazhdojnë të bllokojnë rrugët në veri, ndërkohë që forcat e KFOR-it kanë shtuar prezencën në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Edhe Njësia e Formuar Policore e EULEX-it dhe Njësia Rezervë e Policisë në bashkëpunim me KFOR vazhdon patrullimet e saj në terren, por cilëson se gjendja e sigurisë në…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e SPB Manstir, pas urdhrit të dhënë nga Gjykata Themelore e Manastirit, sot kontrolloi shtëpinë e F.F nga Manastirit. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur 1.488 mjete piroteknike. “Mjetet piroteknike janë konfiskuar, ndërsa personi F.F është marrë për bisedë me policinë”, thonë nga MPB. Ata shtojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

Lexo më Shumë

Mes Shqipërisë dhe firma turke që prodhon “Bayraktar”-ët e famshëm u firmosë marrëveshjen për blerjen e një flote të dronëve pa pilot, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile. Siç është thënë më herët, këto dronë do të jenë në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore. Kryeministri Rama falenderoi Presidentin Erdogan për këtë zhvillim, duke thënë se ai ka qenë vendimtar. “Erdogan ka qenë thelbësor në këtë proces sepse ne të gjithë e dimë kur vjen…

Lexo më Shumë

Pëveç mjeteve të ndara për Komunën e Likovës, Qeveria në seancën e sotme ka vendosur që gjithashtu mjete në vlerë prej 15 milion denarësh ti ndajë edhe Komunës sé Studeniçanit. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se mjetet e ndara do të shfrytëzohen për realizimin e projektit të ujësjellësit në Koliçan të Epërm. Mes tjerash Grubi njftoi se ishte Qeveria ajo që mbështeti financiarisht edhe fazën e parë të këtij projekti, raporton indeks.mk Njoftimi i plotë: Vendosëm sot që të ndajmë mjete në vlerë prej 15 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2022 edhe për komunën e Studeniçanit për…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Shkupi ia uli dënimit ish-policit, Aleksandar Kostovski, i akzuzuar për tregti me të mitur dhe për përdhunim të vëllait të saj, nga 18 vjet në 16 vjet burg. Nga kjo gjykatë për “A1on” theksuan se dënimi është zvogëluar duke vlerësuar rrethanat lehtësuese dhe kanë hedhur poshtë ankesën e prokurores Natasha Pop – Trajkova e cila kërkoi dënim më të madh. Në këtë rast, ish-polici Kostovski pranoi se ka shfrytëuar fëmijën që nuk ka mbushur 14 vjet për shërbime seksuale për tre vite radhazi dhe ka përdhunuar vëllain e saj. Sipas Apelit, zvogëlimi i dënimit është sipas…

Lexo më Shumë