MPB deri tek Prokuroria ka parashtruar kallëzim penal ndaj një të burgosuri nga Shkupi dhe një personi tjetër nga Prilepi, përcjell TV21. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar disa persona, duka u paraqitur rrejshëm dhe duke iu kërkuar para në këmbim të shërbimeve të ndryshme.
“SPB-Manastir deri te Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka parashtruar kallëzim penal kundër B.A.(35) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim” dhe kundër B.U.(38) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimin për kryerjen e veprës penale “ndihmë” në lidhje me veprën penale “mashtrim”. I raportuari B.A., i cili është duke vuajtur dënimin me burg në burgun e Idrizovës, gjatë vitit 2022 në disa raste ka mashtruar disa persona nga qytete të ndryshme të vendit. Ai i ka telefonuar me telefon dhe është prezantuar rrejshëm, kështu i ka mashtruar duke u ofruar shërbime të ndryshme. Ndërsa, i raportuari i dytë, B.U. së bashku me një person tjetër kanë organizuar marrjen e parave. Pasi kanë marrë paratë, kanë ndërprerë kontaktet me personat”, thonë nga MPB.