Author: Jeta almakos

Për 11 ditë me radhë tashmë, barrikadat serbe vazhdojnë të bllokojnë rrugë në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti u shpreh për “The Guardian” se një situatë e tillë nuk mund të tolerohet gjatë. Por ai është i ndërgjegjshëm për pasojat që mund të ketë një ndërhyrje me forcë. Shefi i ekzekutivit sqaron se duan të jenë sa më të kujdesshëm në këtë drejtim që të sigurohen se nuk do të ketë paqëndrueshmëri. “Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave mund të bëjë viktima.  të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi njofton se në mars të vitit 2023 qeveria do të rritë pagën minimale e cila do të arrijë vlerën 19.600 denarë. Synimi i qeverisë, sipas tij, është që dy anëtarë të familjes do të mbuloj shportën e konsumatorëve ”Do synojmë që të rritet paga minimale për shkak se paga duhet të jetë e dinjitetshme. Në mars paga minimale do të jetë 19500 denarë pagë e cila kur dy anëtarë të familjes do të mbuloj shportën e konsumatorëve dhe plus tu ngelet diçka”, tha Fatmir Bytyqi. Sa i përket autostradës Tetovë Gostivar dhe korridorit…

Lexo më Shumë

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti në një deklaratë për emisionin 360 Gradë në Alsat-M arsyetoi nevojën e themelimit të Agjencisë Digjitale. Aliti, sqaroi se shumë institucione aktuale duhet që të futen në korniza të ministrisë dhe të janë pjesë e Agjencisë Digjitale. ”Si institucion, plani është që “libri amë” të mos ekzistoj më, respektivisht regjistri të jetë pjesë e Agjencisë digjitale. Pra Agjencia digjitale duhet që të ketë të gjitha funksionalitetet që ka tashmë “libri amë”, dhe përveç kësaj edhe pjesën e zhvillimit të platformave.”, deklaroi ministri Aliti dhe shtoi se nevoja e krijimit të…

Lexo më Shumë

Mbi treqind nxënës të Shkollës Fillore të fshatit Shemshovë, nga sot bojkotojnë mësimin për shkak të mungesës së naftës për ngrohje qendrore. “Në mbledhjen e mbrëmshme të prindërve të fshatit Shemshovë, prindërit ishin unanim që deri sa nuk ka kushte, nuk ka nxehje fëmijët nuk do të lëshohen për mbarëvajtje të mësimit. Nëse sigurohet naftë normal që do i lëshojmë fëmijët, nëse nuk sigurohet naftë ka edhe forma të tjera si do veprojmë ne si këshill i prindërve”, tha Zeqir Zeqiri, kryetar i këshillit të prindërve. Drejtori i Shkollës “Shemshova” tha se disa herë ka kërkuar nga Komuna e Jegunocit…

Lexo më Shumë

Sipas raportit të Avokatit të popullit për vitin 2021 disa institucione ende nuk respektojnë implementimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Naser Zyberi thotë se edhe përkundër sugjerimeve disa institucione nuk ndërmorën asnjë aktivitet për përmirësimin  e situatës. “Në raportin vjetor për vitin 2020 konstatuam se situata është e pa volitshme në Gjykatën Kushtetuese (3%), Gjykatën themelore penale Shkup, Gjykatën e Apelit Shkup, Prokurorinë themelore Shkup, Akademinë për gjykatës dhe prokurorë, Akademinë e shkencave (1%), Muzetë, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe punë të përbashkëta të qeverisë (5,6%), Shoqata Aksionare për ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste (2,6%), MEPSO (9%)…

Lexo më Shumë

Qeveria përfundimisht e ka “hequr” mjetin për shpenzime zyrtare të qeveritarëve, sipas të cilit shihet se të gjithë qeveritarët së bashku në vitin 2021 dhe pa muajin e fundit të dhjetorit si të paregjistruar kanë shpenzuar 16.5 milionë denarë për shpenzime zyrtare, shkruan portali Faktor.mk. Shuma nga viti 2021 është pothuajse e njëjtë me atë para pandemisë 2019. Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri aktual për Integrime Evropiane, ka bërë deri tani shpenzimet më të mëdha nga të gjithë zyrtarët e tjerë të qeverisë me 816 mijë denarë të shpenzuar për 11 muaj në vitin 2021 si ministër i atëhershëm i Drejtësisë. Në shpenzime…

Lexo më Shumë

Nga MPB thonë se dy të burgosurit shfrytëzonin ditët e lira për të kryer veprimet kriminale. “Përkatësisht, T.Sh. dhe D.O., si pjesë e këtij grupi të organizuar kriminal, ishin duke vuajtur dënimin me burg në burgun e Strugës ku duke shfrytëzuar përfitimet për lirim ditor nga burgu, së bashku me personin A.M., u shisnin kokainë personave në mbarë shtetin, për çka Departamenti për Luftimin e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar ka siguruar dhe dokumentuar blerjet dhe shitjet dhe materialet dëshmuese. Më datë 20.12.2022 është kryer kontroll në shtëpinë e A.M., i cili së bashku me T.Sh. dhe D.O., të…

Lexo më Shumë

Me urdhër të Këshillit koordinues të Shoqërisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, pas raportimeve të shpeshta për bomba në vend, vlerësoi se gjendja e sigurisë në vend është e qëndrueshme dhe mori vendim për ngritjen e një ekipi operativ për sigurinë nga kërcënimet kibernetike. “Këshillit të Shoqërisë së Sigurisë dhe Inteligjencës çdo ditë është komunikim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtar të sektorit të sigurisë me të cilat vazhdimisht punojnë në shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave me kërcënime hibride”, theksojnë nga Qeveria në seancën e Këshillit të Shoqërisë për Siguri dhe Inteligjencë. Me ekipin për siguri kibernetike dhe hibride do të udhëheqë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka ndarë me opinionin informacionin se është miratuar Ligji për Shërbim në Ushtri, ligj ky i cili siguron një sërë kushtesh më të mira për pjestarët e ushtrisë. Grubi duke sqaruar vendimet e miratura shton se si qeveri çmojnë kapitalin njerëzor, ndaj me këtë miratim krijohen kushte më të mira dhe moderne për pjestarët e ushtrisë. Njoftimi i plotë: Një sfidë e vërtetë gjatë këtij viti ishte miratimi i Ligjit për Shërbim në Ushtri, i cili është dakorduar me të katër sindikatat, sepse çmojmë kapitalin njerëzor. Si vend anëtar i NATO-s, pjesëtarët e ushtrisë meritojnë…

Lexo më Shumë

Në Shkup sot dhe nesër SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore për shkak të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut të një delegacioni të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop. Nga SPB Shkup apelojnë tek pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë.

Lexo më Shumë

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Musch do të qëndrojë sot për vizitë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Musnch në një intervistë për agjencisë serbe të lajmeve Tanjug ka deklaruar se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe është i gatshëm të sigurojë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë konstruktive, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Vizita e tij në Serbi, vjen në ditën e…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se urdhri për pagesën e mjeteve për racionet e studentët është dorëzuar në Ministrinë e Financave për përpunim të mëtutjeshëm. Një komision në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka kontrolluar aplikimet e studentëve për plotësimin e kushteve sipas Ligjit për ushqimin e subvencionuar të studentëve, përmes krahasimit me të dhënat e marra nga institucionet tjera kompetente. Çdo student që ka plotësuar kushtet do të marrë mjete për dy muaj e gjysmë, pra për gjysmën e shtatorit dhe për tetor dhe nëntor. Kujtojmë se gjatë thirrjes për ushtrimin e të drejtës së…

Lexo më Shumë