Author: Jeta almakos

Më ftohtë sot në mëngjes është në Kriva Pallankë me -5 gradë dhe në Mavrovë me -4 gradë. Temperatura minus ka edhe në Berovë, Demir Kapi dhe Kumanovë, në Shkup është zero, kurse më ngrohta është në Gjevgjeli me 5 gradë. Gjatë natës ka qenë pjesërisht me vranësira dhe ka fryrë erë e lehtë e ndryshueshme. Mëngjesin e sotëm në pjesët lindore është me diell, ndërsa në zonat qendrore dhe perëndimore me vranësira të shtuara. Fryn një erë e lehtë e ndryshueshme. Në Krushevë dhe në luginën e Shkupit është me mjegull. Moti sot në mëngjes do të jetë i…

Lexo më Shumë

Deputeti Skënder Rexhep Zejdi, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, akuzoi partinë Alternativa se për aq kohë sa janë në Qeveri nuk kanë bërë asnjë hap para sa i përket rasteve të montuara dhe për sjelljen e ndërkombëtarëve për të hetuar këto raste, ashtu siç premtoi kur u bë pjesë e Qeverisë. Ai theksoi se me 4 deputetë, përfshirë edhe vetë Zejdin, Alternativa i ka të gjitha mundësitë që ta kushtëzojë Qeverinë, në të kundërt Qeveria do të binte ditën e nesërme pa këtë subjekt politik. “Alternativa duhet të këmbënguli kundër Qeverisë, ose të hetohen çështjet e…

Lexo më Shumë

Një ekip i Klan Kosovës është sulmuar sot me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut. Sulmuesit në drejtim të ekipit të përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë. Ekipi i Klan Kosovës nuk ka pësuar lëndime fizike në këtë sulm, njofton Klankosova.tv. Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga moment i sulmit:

Lexo më Shumë

Thonë se nëse vjen në pushtet e nuk vjedh, nuk je normal. Pse është krijuar kjo bindje në opinion? Kjo ishte pyetja që gazetarja Xhumadije Ibraimi ia bëri zvkryeministrit Fatmir Bytyqi në emisionin Klan Debat. Bytyqi shprehet se megjithatë bindjet e tilla nuk dëshmohen me fakte nga drejtësia. “Unë nuk kam hyrë në politikë për t’u bërë i pasur, por i kam besuar asja që mendoj se çdo njeri duhet t’i besojë. Unë i kam hyrë punës duke punuar për 10 vite në sektorin privat, që të mbuloj nevojat e mia personale, por edhe të familjes time e pastaj kam…

Lexo më Shumë

Pas një ndërprerje dyvjeçare, pensionistët u janë kthyer sërish manifestimeve dhe aktiviteteve të tyre të zakonshme. Kësisoj, edhe ata mbajtën takimin e fundvitit duke përmbyllur një vit përplot me sfida. Gjatë tërë vitit 2022 janë mbajtur 7 aktivitete dhe po aq planifikohen edhe në vitin e ardhshëm. Në ndërkohë, sfidë mbetet që të shtohen barnat në listën pozitive. Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve Selver Memeti, thotë se zgjerimi i listës pozitive me barna tjerë do të thotë shumë lehtësime për vet pensionistët. “Kërkojmë që sa më shumë barna të ketë në listën pozitive, kërkojmë që të respektohet Termini Im, që…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri, Fatmir Bytyqi ka komentuar anketat e fundit ku besimi i qytetarëve në gjyqësor vazhdon të jetë i ulët. Sipas tij, ende në institucione ka mbetje të ish regjimit të Gruevskit. “Ai pushtet të cilin e kemi luftuar me aq ngulm i ka pasur rrënjët shumë të thella dhe për ta zhbërë një gjë të tillë duhet një periudhë paksa më e gjatë. Akoma shohim se, edhe pse ka ndryshim të pushtetit, në institucione të ndryshme mbizotëron ajo që e kemi parë në periudhën 2006-16”, deklaroi Bytyqi në emisionin Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibraimi.

Lexo më Shumë

Udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në parti. “Mirë se vjen Visar Shani Miftari! Edhe një doktor i shkencave mjeksore reshtohet në radhët e Aleancës për Shqiptarët Visar Shani Miftari I lindur në vitin 14.10.1987 në Tetovë, ku dhe ka mbaruar arsimin e mesëm, në shkollën e mesme medicinale “Nikola Shtejn” në vitin 2005/2006. Në vitin 2011/12ka diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, në fushën mjekësisë, ndërsa specializimin në fushën e neurologjisë, e ka kryer në vitin 2017/2018 në Shkup. Ciklin e tretë të studimeve e ka përfunduar në Universitetin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në lidhje me lëshimet në librat shkollor deklaroi se autorët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje shkrimit të librave, por gjithashtu kujdes t’i kushtojnë edhe recensionit gjatë prezantimit të librave. I pyetur nëse do të kërkojë përgjegjësi nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Kovaçevski tha se ministri nuk i shkruan librat, por autorët. “Ministri i Arsimit dhe Shkencës nuk i shkruan librat. Ato i shkruajnë autorët, recension bëjnë recensentët. Prandaj, aty ku janë shfaqur gabime gjatë shkrimit të librave, gjatë rishikimit të tyre, ato do të duhet të kthehen dhe të zëvendësohen me tekste që do…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut parashtroi kallëzim penal kundër zyrtarit policor B.S (36) nga Shkupi. Sipas policisë, ka dyshime të bazuara se B.S ka kryer veprën penale “punë e pavedijshme”, e dënueshme sipas Kodit Penal. “I denoncuari, i punësuar si referent në MPB, më 23.05.2022, edhe pse e ka ditur se personi F.S nga Shkupi nuk ka dhënë provimin për leje automjeti, e ka pranuar dhe ka kryer fotografimin për leje vozitje”, thonë nga policia. Ata shtojnë se pasi i ka vendosur të dhënat në sistem, menjëherë më pas i ka fshirë nga i njëjti sistem.

Lexo më Shumë

Në bazë të analizave që i janë dorëzuar KRE-së, nuk pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski. I pyetur në lidhje me propozimin e VMRO-DPMNE-së që TVSh-ja për rrymën të mos jetë më shumë se 5%, Kovaçevski tha se TVSh-ja në realitet duhet të jetë 18%, por në saje të qeverisë qytetarët atë e paguajnë 5%, kurse nga janari do të paguajnë 10%. Edhe përskaj kësaj Kovaçevski tha se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshon për amvisëritë që janë në bllokun e parë dhe të dytë. “Blloku i tretë tarifor do…

Lexo më Shumë

Në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup (13 shkolla të mesme dhe dy fillore) pasdite është dërguar kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes, në një pjesë të objekteve tashmë janë kryer kontrollet dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, raporton MIA. “Menjëherë pas marrjes së alarmeve në SPB Shkup, nga nëpunësit policorë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe në vijim janë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve. Në një pjesë të objekteve janë kryer kontrollet dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar kanë kryer një tjetër kontroll nga seria e kontrolleve në kazino dhe bastore sportive, përcjell Nistori. Gjatë kontrollit në një kazino në rrugën “Kay Bratstvo” në Gostivar është gjetur një djalë 15-vjeçar nga një fshat i Gostivarit, ndërsa në një lokal bastesh në rrugën “Goce Dellçev” një djalë 16-vjeçar nga Gostivari. Dy të miturit u janë dorëzuar prindërve të tyre dhe ndaj pronarëve të kazinosë dhe pikave të basteve, pas qartësimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohen denoncime sipas nenit 20 të ligjit për…

Lexo më Shumë