Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka pritur në selinë e partisë së tij, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka dhe zëvendësin e tij, Refik Golli.
Siç thonë nga ASH, Reka dhe Golli fillimisht ia kanë uruar Taravarit zgjedhjen si kryetar i ASH-së, ndërsa kanë diskutuar për zhvillimet aktuale dhe tema me interes.
“Në këtë takim ku isha i shoqëruar nga deputeti Abdulla Saliu dhe shefi i kabinetit Arben Fetai, biseduam rreth takimit të mbrëmshëm në Tiranë dhe ndamë mendime lidhur me zhvillimet rajonale dhe nevojës për hapjen formale të negociatave me BE-në”, u shpreh Taravari.
Në takim është diskutuar edhe për projektet e përbashkëta midis dy shteteve, siç është përfundimi i Korridorit 8 dhe projektet e tjera që do t’i afrojnë dhe zhvillojnë dy vendet./KlanMacedonia