Emisari I posacëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në intervistën e fillim dhjetorit për Këshillin Atlantik, duke u prononcuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se Maqedonia e Veriut është shembull se si është përballur me sfidat. Eskobar shton se me Maqedoninë e Veriut, Evropa do të fitojë një aleat të madh, duke marrë parasysh se vendi është anëtar i NATO-s Zv/Ndihmësi Sekretar Shtetëror I SHBA-së, Gabriel Eskobar, vlerëson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm se e ardhmja e tyre është në BE. Në intervistën dhënë në fillim të dhjetorit për Këshillin Atlantik, sic…
Author: Jeta almakos
Një rast skandaloz ka ndodhur së fundmi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga lavatriçja. Përkundër insistimit të stafit spitalor që ky rast i tmerrshëm të mbahet fshehur, familjarët kanë njoftuar policinë. Se si ka ndodhur i gjithë rasti, për IndeksOnline rrëfen babai i foshnjës. Ai mes lotësh tregon se si neglizhenca e madhe e spitalit ka tronditur familjën e tij. Baba i foshnjës thotë se dyshimet nga ana e tij lindën…
Vazhdon të parapëlqejë që të jetë larg kamerave, por kryetarja e Shkupit Danella Arsovska sot u zu në pritë nga gazetarët, ku u pyet në lidhje me borxhin e pa paguar ndaj transportuesve privatë, gjë për të cilën u shpreh se nuk do lejojë që dikush për qëllimet e veta politike të luajë me fatin e të tjerëve. “-Kur do ketë zgjidhje? -Zgjidhja është dhënë, është lëshuar me njoftime të reja dhe të gjithë ata që kanë nder do kenë mundësi të aplikojnë. Besoj që nuk do lejohet dikush të manipulojë për qëllime politike të luajë me fatin e tyre.…
Punësimet e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse në Entin Shtetëror të Statistikave numërohen në gishta. Në fakt, nga 53 të punësuar shqiptarë në këtë Ent vetëm tre janë në pozita udhëheqëse. Me vendimin e fundit u avancua vetëm një shqiptar, ndërsa dy të tjerë ishin prej më herët. Në dy konkurset e fundit prej 55 të punësuarve, sipas balancuesit 11 vende u takojnë 11 shqiptarëve. Zv/drejtori i Entit të Statistikave thotë se nga këto punësime vetëm njëri është në pozitë udhëheqëse, ndërsa 10 të tjerët marrin vendime, ndërsa veçmë punojnë prej vite me kontrata në vepër në këtë institucion. Selami shpreh…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një seancë të Parlamentit serb ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën. Si arsye për këtë ajo thotë se janë “veprimet e njëanshme të Prishtinës”, derisa në këtë seancë ka ftuar edhe organizatat joqeveritare, të cilave iu ka thënë të flasin për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express. Escobar e komenton kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtarëve të saj në Ko… “Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë duke hyrë në zyrën e kryeministrit Albin Kurti. Kryeministri Kurti dhe Ambasadori Hovenier kanë pasur takime të përjavshme. Situata e krijuar në veriun e Kosovës prej fillimit të dhjetorit është raportuar t’i ketë shpeshtuar ato. Mesditën e së mërkurës, sipas raportimit të Ekonomia Online, Ambasadori amerikan është parë duke hyrë në objektin kryesor të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Kurti ka folur lidhur me situatën në veri për mediumin britanik “The Guardian”, ku ka thënë se barrikadat s’mund të tolerohen edhe shumë gjatë, por se heqja e tyre…
Sipas rezultateve të para të regjistrimit të vitit 2022, në Republikën e Serbisë jetojnë 6,690,887 banorë – që është 6,9 për qind më pak se në regjistrimin e vitit 2011. Në rajonin e Beogradit është rritur numri i banorëve, shkruan Rts, transmeton Klan Kosova. Rezultatet e para të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, të publikuara në faqen e internetit të Institutit Republikan të Statistikave, tregojnë se në Republikën e Serbisë jetojnë 6 milionë e 690 mijë e 887 persona. Regjistrimi mblodhi të dhëna për 2 milion e 520 mijë e 854 familje dhe 3 milion e 628 mijë…
EVN Maqedoni e vazhdon traditën e donacioneve në kohën e festave të fundvitit. Kompania siguroi pako me ushqime të cilat i bëri donacion për Kishën Ortodokse Maqedonase, Bashkësinë Fetare Islame dhe Kishën Katolike në Shkup. Përmes organizatave himanitare “Sveti Spas”, “Hilall” dhe Dioqezës Katolike të Shkupit, të njejtat do të shpërndahen në të gjithë shtetin. Përmes donacioneve të fundvitit, EVN Maqedoni si kompani e përgjegjshme shoqërore mundohet të ua pasuron sofrën qytetarëve në kohën e festave. Kështu edhe këtë vit, bashkësitë fetare do t’i dërgojnë pakot me ushqim tek familjet e rrezikuara, qytetarët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore…
Praninë e prokurorit publik, Lubomir Joveski në seancën kuvendore në të cilën shqyrtohet puna e Prokurorisë, opozita e shfrytëzoi për ta kritikuar shefin e Prokurorisë Publike, duke e akuzuar se është nën ndikim të politikës dhe se është fajtori kryesor për rënien e besimit në Prokurori. Eli Panova nga radhët e VMRO-DPMNE-së, i kërkoi që në mënyrë të drejtpërdrejtë që të japë përgjigje për shumë raste dhe pyeti çka qëndron pas suspendimit të ish-shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskoska? “Ju bëtë tollovi në gjithçka që ishte e shenjtë, edhe në prokurori, edhe në gjyqësor, prandaj një nga…
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka publikuar në muajin nëntor një analizë të gjatë me 39 faqe, me të cilën synon që ta tërheq vëmendjen e opinionit për politikat destabilizuese të Serbisë. Ndonëse pa autor të përveçëm, analiza merret me marrëdhëniet mes shqiptarëve e të serbëve, duke u përpjekur që të ofrojë një histori të përgjithshme, që nga koha e Betejës së Kosovës e deri te situata më e re në veriun e Kosovës. I titulluar “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, AShAK-u i komenton edhe Serbinë, Kishën Ortodokse, BE-në, Planin e…
KOVAÇEVSKI: TË HETOHEN POHIMET E OPOZITËS Shërbimet që kryejnë hetime duhet të kontrollojnë nëse Drejtori i ri I Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Miloshevski ka qenë I implikuar në rastet “Onishçenko”, “Lagja e Trimave” dhe “27 Prilli – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas pohimeve të këtilla nga VMRO-DPMNE-ja. Opozita thotë se Zarko Miloshevski ka qenë Kryeshef në Njësinë për Luftë kundër ekstremizmit n ëish Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, në kohën e ngjarjeve të 27 Prillit. VMRO-DPMNE-ja thotë se Miloshevski ka qenë nënshkruesi I dokumentit me të cilin iu mundësua shtetësia për ukrainasin Oleksandr Onishçenko, që gjendet në listën…
Ministria e Brendshme është në fazën e zbardhjes është rasti me alarmet për bomba në Dellçevë, ndërsa ministri Oliver Spasovski shpreson se ky rast do të zgjidhet shpejtë. “Jemi thuajse në fazën e zbardhjes dhe shpresojmë që së shpejti të zbardhet rasti me alarmet për bomba në Dellçevë. Kështu ngadalë veprimtaria zbuluese po zgjerohet megjithatë kërcënimet hibride që vijnë dhe që konsiderojmë se janë përzierje e interesave gjeostrategjike në territorin tonë, janë sulme për të cilat të gjithë duhet të reagojmë”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm. Spasovki zbuloi se tashmë është formuar një ekip pune prej disa institucioneve, që…

