Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot do të hapë konsullatën e parë të nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rajonin e Edrenesë, Republika e Turqisë. Në kuadër të vizitës, Osmani do të ketë takim edhe me valiun e Edrenesë, Huseyin Kurshat Kirbiyik, si dhe me studentët nga Maqedonia e Veriut që studiojnë në Universitetin e Trakës në këtë qytet. Qyteti i Edrenesë si qendër tregtare ka një industri në rritje të vazhdueshme dhe hapja e konsullatës së nderit në këtë qytet do të forcojë më tej lidhjet tregtare, kulturore dhe turistike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe…
Author: Jeta almakos
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, dhe ambasadori i Republikës Çeke në RMV, Jurosllav Ludva, kanë nënshkruar marrëveshje për riparimin e helikopterëve mes dy qeverive. Marrëveshja është sipas principit Qeveri me Qeveri në korniza të planit për modernizimin dhe pajisjen e kapaciteteve të Armatës, ndërsa parasheh edhe riparimin e dy helikopterëve Mi-8MT në periudhë prej 13 muajve. Marrëveshja për riparimin e helikopterëve paraqet marrëveshje Qeveri me Qeveri (G2G) dhe do ta përforcojë dhe intensifikojë bashkëpunimin bilateral dhe mbrojtës me Republikën Çeke. Me riparimin e paraparë të helikopterëve do të rritet edhe gatsihmëria luftarake e Armatës, derisa njëkohësisht do të avansohet dhe…
Anulohet për më 2 shkurt seanca gjyqësore për rastin “Besa Trans”, përcjell TV21. Anulimi i seancës erdhi për shkak se sot nuk ka ardhur përfaqësues i Drejtorisë së Doganave, që duhej të dëshmonte, përveç këtij arsyetimi, u tha se seanca u anulua sepse i akuzuari Bekim Haxhiu ka bërë test për Covid-19, për të cilin nuk ka marrë ende rezultate. “Dje, duke pasur parasysh se familja e tij janë të sëmurë me Covid-19, i akuzuari Bekim Haxhi ka pasur simptoma dhe është paraqitur në mjek dhe është udhëzuar që të bëj test. Mbrëmë është bërë testi, në ora 19:44, por…
Shoqata e prokurorëve publik dje mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin për anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Shoqatës u zgjodhën Anita Topolova Isajlovska, Elvin Veli, Naum Panoski, Irina Trajkoska Strezoski, Stojanço Arnaudoski, Desa Paunovska, Bashkim Hiseni, Jelena Koleva Doagazanska, Violeta Milçovska, Katerina Kolareviq, Ana Gogovska Jakimovska, Spasenka Andonova dhe Katerina Paneva. Siç informojnë sot nga Prokuroria Publike, nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv, për kryetar të Shoqatës të prokurorëve publikë është zgjedhur Elvin Veli, prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup. Nënkryetare u zgjodhën prokurorët publikë Spasenka Andonova dhe Irina Trajkoska Strezoski, ndërsa Ana Gogovska Jakimovska për sekretar të Shoqatës.…
Nuk kanë të ndalur informacionet e reja lidhur me aferën ku MPB-ja ka dhënë pasaporta maqedonase për kriminelët dhe narkobosët e rajonit. Konfirmim për këtë rast ka ardhur edhe nga Gjykata e Beogradit ku është mbajtur seanca gjyqësore kundër grupit kriminel të Veljko Belivuk. Edhe kriminelët e vrarë serb dhe ekzekutori i tyre kanë pasur pasaporta të rrejshme maqedonase që përfshihen në rastin “Sozia”. Në seancën e fundit gjyqësore në Beograd kundër grupit famëkeq kriminel të Veljko Belivukut, sërish janë përmendur pasaportat maqedonase. Një dëshmitar-bashkëpunëtor, sic percjell KlanM, ka theksuar se ekzekutuesi mafioz Lubomir Lainoviq, në janar 2020 në Maqedoni…
Me datë 21.12.2022 në ora 15:30 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në afërsi të Zhelinës së Tetovës, zyrtarë policorë nga Njësisë policore- Grupçin e kanë privuar nga liria personin E.A. (22) nga Tetova për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.
Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin vjetor para deputetëve drejtoi kritika për korrupsionin dhe klientelizmin politik në shtet, i cili, siç theksoi, gërryen besimin e qytetarëve në institucione. “Interesimi i jashtëzakonshëm mediatik që pasoi vizitën e të ashtuquajturit ekipi i sanksioneve nga SHBA-ja është konfirmimi më i mirë i mosbesimit që qytetarët tanë kanë ndaj autoriteteve vendase kur shohin të vetmen shpresë për drejtësi në institucionet e huaja dhe ndërkombëtare. Megjithatë, realiteti është se askush nga jashtë nuk do ta çrrënjos korrupsionin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse institucionet tona dhe përfaqësuesit e zgjedhur politikë të qytetarëve nuk e bëjnë…
Komandant i zjarrfikësve në Tetovë , Avni Ameti tha se trupi i pajetë në Banjata e Tetovës është gjetur afërsisht 100 metra larg veturës së të miturit, përcjell TV21. Ahmeti tha se kërkimet për djaloshin e mitur kanë nisur që nga dita e djeshme, pasi familjarët e kishin raportuar si të zhdukur. Në lidhje me: “Bëhet fjalë për një djalë nga Novo Sella”, Policia dhe Prokuroria me detaje rreth trupit të pajetë që u gjet në Banjat e Tetovës “Veturën e kemi gjetur në afërsi të Banjës së Tetovës, pas asaj kemi filluar kërkimet rreth lumit Shkumbin, në mëngjes policia e…
Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij vjetor në Kuvend foli edhe për ikjen e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Pendarovski në fjalim tha se nëse vazhdohet kështu, deri në vitin 2050, sipas parashikimeve të OKB-së, do të mbetemi vetëm 1 milion banorë. “Rezultatet e regjistrimit këtë vit vetëm na vërtetuan se rreziku më i madh i sigurisë nacionale mbetet demografia. Në Maqedoninë e migracioneve për fat të keq gjithmonë ka pasur më tepër qytetarë të Maqedonisë sesa në atdhe, por për shkak të varfërisë dhe mos-sundimit të së drejtës, “murtaja e bardhë” vazhdon ta zvogëlojë kombin.…
Sot (22.12.2022) në ora 07:10 në ujërat e lumit Shkumbim, rrugës për në vendin e quajtur “Banjiçe” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur trupin e pa jetë e të miturit nga Novo Sella- Komuna e Zhelinës, për të cilin babai i tij J. H. (46) ka raportuar se më datë 21.12.2022 rreth orës 16:00 është larguar nga shtëpia me veturën “Audi” me targa regjistrimi të tetovës. Më herët, rreth orës 02.20, vetura është gjetur pranë një objekti hotelierik në vendin e quajtur “Banjiçe”. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ekipit të Ndihmës së Shpejtë dhe me urdhër…
Seanca e sotme për rastin “Titanik 2” nuk u mbajt për shkak të mungesës së të akuzuarit. Bëhet fjalë për ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov, i cili në këtë rast akuzohet për parregullsi zgjedhore. Mijallkov aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg në burgun e Strugës, pasi arriti marrëveshje me Prokurorinë për rastin “Perandoria”. Ai sot nuk u dërgua në gjyq nga ana e autoriteteve të burgut.
Presidenti Stevo Pendarovski sot do të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të Kuvendit, fjalimi i presidentit Pendarovski është pika e vetme në rendin e ditës të seancës së 96-të plenare të caktuar për në ora 11:00. Presidenti i shtetit tradicionalisht çdo vit para përfundimit të vitit kalendarik mban fjalim para deputetëve në të cilin prezanton pikëpamjet e tij për zhvillimet aktuale në vend dhe në botë.

