Në propozim buxhetin për kulturën për vitin 2023 që kap vlerën 61,6 milionë euro, i jepet prioritet rikonsturimit të muzeve, objekteve monumentale dhe përmendoreve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Për shpenzime kapitale, në propozimin e buxhetit janë paraparë 6.4 milionë €. Ministrja e Kulturës tha se janë rritur edhe mjetet për shërbime komunale për institucionet nga sfera e kulturës, bllok-dotacionet dhe subvencionet kapitale për komunat, nga 1 sa ishin, në 20 milionë denarë. Ajo përkujtoi se sipas marrëveshjeve kolektive me draftin e ri për paga do kenë 1 milion euro më shumë. “Edhe me rishikimin e këtij viti, kur kishim…
Author: Jeta almakos
Mediat kroate kanë raportuar për disa aksidente zinxhirore në një pjesë të auostradës Zagreb -Lipovac, ndërkohë që për shkak të lëndimeve që kanë marrë personat e përfshirë janë dërguar autoambulancat. Sipas, Jutarnji list Policia e Vukovarit dhe Sremit kanë njoftuar se trafiku në drejtim të pikëkalimit kufitar Bajakovo (Kroaci -Serbi), për shkak të këtyre aksisdenteve është duke u zhvilluar me vështirësi. Po ashtu policia kraote u ka bërë thirrje shoferëve për durim dhe respektim të rregullave dhe urdhrave policer që i kanë siguruar vendet e aksidenteve dhe janë duke e kryer ekspertizat.
Kokteji i fundvitit i thirrur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e gjeti partinë me kryesi të përgjysmuar. Nuk morën pjesë nënkryetari, Izet Mexhiti, sekretari organizativ, Blerim Bexheti dhe kreu i Çairit, Visar Ganiu. I pyetur nga Alsat, Mexhiti tha se kjo ishte një porosi politike për pakënaqësinë që ka grupi i zjarrit si pasojë e mos vazhdimi të llogaridhënies së ekzekutivit dhe mos përgjegjësisë ndaj performancës së dobët politike. Mexhiti paralajmëron se kjo papërgjegjësi së shpejti do të ballafaqohet me opinionin. “Është sinjal politik për mos pajtueshmërinë tonë në vazhdimësinë e debatit serioz brenda organit më të lartë partiak,…
Personi i denuar 26 vjeçar, sot fizikisht me gjësend të mprehtë e ka sulmuar një polic në Burgun e Idrizovës. – “Me datë 23.12.2022 rreth orës 09:00 në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Shkup Bugru i Idrizovës, është raportuar se i dënuari M.M.(26) nga Tetova, fizikisht dhe me objekt të mprehtë e ka sulmuar policin e burgut, i cili menjehere pas ketij rasti, eshte derguar ne spital, per dhenien e ndihmes mjekesore”, kane thanë “KURIR”, zyrtarë te MPB-se.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Kavadar, lidhur me njoftimet për mjete shpërthyese të vendosura në disa shkolla të Kavadarit, theksoi se i gjithë rasti është zbardhur. “Sa i përket çështjes së kërcënimeve me bombë në Kavadar, e cila natyrisht ka shqetësuar qytetarët, mund të them se rasti është zgjidhur plotësisht. Sot është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike përkatëse, me qëllim që të zbulohet autori dhe të mbyllet i gjithë rasti”, informoi ministri Spasovski. Në disa raste gjatë këtij muaji ka pasur raportime për vendosjen e mjeteve shpërthyese në shkollat e…
Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se një 17-vjeçare gjatë ditës së djeshme në bisedë zyrtare me policinë ka pranuar veprën e vrasjes së 16-vjeçarit, i cili u gjet i vdekur në rrugën drejt Banjave të Tetovës. Rexhepi bëri të ditur se gjykata tashmë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 17-vjeçares. “Dje rreth orës 07:10 në rrugën për në Banjën e Tetovës, gjegjësisht në ujërat e lumit Shkumbin u gjet trupi i pajetë i një 16-vjeçari, gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Tetovës janë thirrur dy të mitur, prej të cilëve…
Një shtëpi e braktisur në rrugën “127 nr.20” në lagjen Gazi Babë në mëngjesin e sotëm është djegur . Zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar. Nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit informojnë se në shuarjen e zjarrit janë përfshirë tetë zjarrfikës dhe dy automjete zjarrfikëse. Zjarri u denoncua në orën 09:25.
Prokuroria Publike njoftoi se ndaj ish-kryetares së prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskovska dhe dy prokuroreve të tjera ka filluar procedurë disiplinore. Sipas Prokurorisë Publike, tre prokurorët kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e funksionit të prokurorisë publike në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka miratuar aktvendim për fillimin e procedurës disiplinore kundër ish-prokurores Publike Themelore kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe dy prokurore të tjera nga kjo prokurori. Me propozimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së…
Hetimi për Onishçenkon tani do të duhet të përfundojë nga udhëheqsia e re e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, për t’i raportuar Kuvendit dhe Qeverisë në një seancë të mbyllur dhe më pas mund të ndërmerren hapat e duhur në përputhje me pretendimet e atij hetimi, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse drejtori i sapoemëruar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare ka kryer një hetim të ri në lidhje me rastin Onishçenko, ai u përgjigj se të njëjtën duhet ta përfundojë udhëheqsia e re. “Komisioni Kuvendor për Mbikëqyrje të Shërbimeve të Sigurisë filloi në mënyrë…
Sot pas namazit të Xhumasë do të bëhet varrimi i 16 vjeçarit i cili u gjet pa shenja jete tek Banja e Tetovës. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të Behar Sulejmanit. “Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi” Zoti të shperbleft me xhehnet Behar Varrimi bëhet, pas namazit të xhumas.”, njoftojnë të afërmit e 16 vjeçarit nga fshati Novo Sellë.
Kompania Makpetrol është informuar për negociatat e zhvilluara nga shteti përmes GA-MA me Bulgartransgaz me qëllim të stabilizimit të tregut të furnizimit me gaz. Makpetrol tash e 21 vjet ka monopolin e furnizimit me gaz në vend, por koha e monopoleve ka mbaruar, ne po avokohemi për liberalizimin e tregut, përfshirë tregun e gazit natyror, siç bëjmë në sektorët e tjerë, ka thënë Ministri i Ekonomisë, Bekteshi në Lajmet e Sitelit. Ministri tha se të gjitha konsultimet kanë përfunduar dhe ne si shtet po i realizojmë të gjitha obligimet që kemi marrë nga Komuniteti i Energjetik dhe nëse nuk do…
“Maqedonia e Veriut për të tretin muaj radhazi është shënjestër e kërcënimeve të rrejshme me bomba, qytetarët janë të tmerruar, nxënësit mungojnë mësimin, kurse Kovaçevski, Pendarovski dhe Spasovski bindin se siguria e qytetarëve është në nivel të lartë”. Këto akuza janë bërë nga VMRO-DPMNE. Sipas saj, Çdo ditë ka raporte të reja për bomba dhe Spasovski dhe MPB nuk mund të zbulojnë se kush qëndron pas këtyre raporteve. “Ata thjesht nuk i vunë në gjurmë, por nuk ka zgjidhje deri më sot. Qytetarët jetojnë në frikë dhe panik. Spasovski është krejtësisht i humbur dhe i paaftë për të përballuar gjithë…

