Author: Jeta almakos

KONGRESMENI VË NË DUKJE KEQPËRDORIMET NË PROKURORINË PUBLIKE NË SOFJE Kongresmeni amerikan Voren Dejvidson i ka bërë thirrje Ministrisë së Financave në SHBA që të marrë masa kundër prokurorit shtetëror bullgar Ivan Geshev për “veprimtari korruptive” të cilat “i kërcënohen stabilitetit dhe sigurisë së aleatëve të NATO-s në Evropë”. Sipas dokumentit, të cilit i referohet portal evropian “Euraktiv”, republikani Dejvidson, anëtar i Komisionit për Financa, i ka dërguar letër Ministrisë së Financave, në të cilën paralajmëron se “koka e ndikimit malinj rus është e fokusuar në Evropën Juglindore, duke përfshirë edhe vende anëtare si Bullgaria. Para pak kohësh edhe në…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se nga sot do të hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat kundër ndotjes në Shkup, Kavadar, Kërçovë dhe Strumicë si pasojë e ndotjes dhe pranisë së lartë të grimcave PM 10 në ajrin e këtyre qyteteve. Nga MMPH thonë se për masat e marra janë njoftuat të gjitha institucionet kompetente. “Sipas rekomandimeve, Ministria e Shëndetësisë është e detyruar t’u rekomandojë të gjithë personave juridikë (punëdhënësve) që të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt të mëparshëm të miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës,…

Lexo më Shumë

Në Kongresin e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë i pranishëm tashmë është edhe kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie, u.d. kryetari i deritanishëm, Arben Taravari, por edhe ish kryetari i partisë, Ziadin Sela, përcjell TV21. Në Qendrën për Kulturë në Tetovë ka nisur Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët, ku pritet të zgjidhet kryetari i kësaj partie. Në kongresin e ASH-së ka mysafirë edhe nga partitë tjera, të pranishëm janë edhe Arben Zyberi dhe Faton Ahmeti nga BDI, Fatmir Limani dhe Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa, si dhe Hysni Ismaili edhe Faton Selami nga Alternativa…

Lexo më Shumë

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Në disa lugina me paraqitjen e mjegullës dhe me vranësira të ulëta.  Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor, njoftojnë nga DPHM. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup me vranësira mesatare me paraqitjen e mjegullës dhe vranësirave të ulëta.  Temperatura minimale do të zbresë deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 7 gradë Celsius. Vazhdon periudha e motit…

Lexo më Shumë

Një i dënuar në burgjet greke, po kërkohet prej orësh me anije dhe helikopter në det. Ai ndodhej në një traget të linjës “SAMOS ISLAND” që udhëtonte nga Porti i Pireut me drejtim Psarë, Kios dhe Mytilin. 44 vjeçari do të transferohej në Kiros dhe ishte i shoqëruar me policë, mirëpo në rrethana që mbeten ende të paqarta, është rrëzuar nga trageti dhe ka rënë në det të hapur. Trageti ishte nisur prej orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme dhe prej atëherë nuk ka asnjë informacion për të burgosurin që ka rënë në det. Qendra e Unifikuar e Koordinimit të…

Lexo më Shumë

Nesër me fillim në ora 12:00, në Qendrën për Kulturë në Tetovë, do të mbahet Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët. Kongresi do të mbahet në dy pjesë: 1. Pjesa solemne me pjesëmarrje të mysafirëve dhe do të ndiqet nga mediat. 2.Pjesa e punimeve që do të jetë e mbyllur vetëm për delegatët. Në fund të Kongresit, Kryetari i zgjedhur do të mbajë një fjalim që do të jetë i hapur për mediat. Kongresi i ASh-së mbahet pas dorëheqjes së ish-kryetarit të partisë Ziadin Sela, i cili ishte kryetari i vetëm i partisë që nga formimi në…

Lexo më Shumë

Ngjarja tragjike e 16 vjeçarit që u gjet i vdekur tek “Banja e Tetovës”, tronditi gjithë opinionin e RMV-së. Një vajzë e mitur është dërguar në paraburgim, ndërsa dy djemt e arrestuar janë liruar. Por si duket ngjarja e rëndë po merr një dinamikë tjetër. Sipas informacionëve të para pista e hetimeve po zgjerohet nga ana e policisë dhe prokurorisë, duke dyshuar se në rastin e 16 vjeçarit është involvuar edhe një person i katërt. “Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, ka ngritur hetimet se në këtë ngjarje është i përfshirë edhe një person i katërt”, kanë thënë nga…

Lexo më Shumë

Problemi me “Makpetrol”-in është tejkaluar dhe kompania në ditët në vijim do të dorëzojë oferta për të gjithë konsumatorët, deklaroi kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRE), Marko Bislimovski. Sipas tij, gaz do të ketë, ndërsa konkurrenca do të sigurohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm, prej kur do të vlejnë rregullat e reja të tregut. Konsumatorët, siç tha Bislimovski në një paraqitje në TV 24, duhet ta dinë se “Makpetrol” siç ka funksionuar deri më tani nuk do të jetë. “Makpetrol” do t’u dorëzojë nominime dhe nëse konsumatorët heqin dorë, marrin më shumë, do të paguajnë më shumë…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nesër pritet të marr besimin nga Kongresi i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për lider të kësaj partie. Taravari thotë zotimet e tij bazohen në programin e ASH-së, që ka zgjidhje për secilën sferë që kanë të bëjnë me shqiptarët, por edhe çështje të aspekteve tjera sociale, ekonomike, si dhe fokusi në planin e integrimit të plotë evropian. “Misioni ynë për fitore”, thotë për INA, Arben Taravari, duke thënë se detajet do përcillen gjatë kongresit. Siç mësohet në fokus do të jetë fushata aktive si dhe riorganizini i këtij subjekti, në frymën e një unifikimi dhe bashkëveprimi…

Lexo më Shumë

Dy qytetarë ukrainas kanë qenë cak i një sulmi fizik në orët e vona të mbrëmjes së kaluar. Një person i panjohur, me dhunë, prej tyre ka marrë sende personale dhe është larguar në drejtim të paditur. Nga policia thonë se po hetojnë rastin. “Më datë 22.12.2022 në ora 23:04 në SPB Shkup është lajmëruar se në një objekt në rrugën ‘Leninova’ një person mashkull me send të mprehtë ka sulmuar K.T (27) dh K.A (27) me çka prej tyre ka marrë gjësende private. Një ekip nga SPB Shkup ka inspektuar vendin dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”,…

Lexo më Shumë

Edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski njëjtë si presidenti Pendarovski tha se nuk përjashtohet mundësia që “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të plotësohet me emra të zyrtarëve aktualë. I pyetur se a bëhet fjalë për tre zyrtarët për të cilët ditë më parë zëvendëskryeministrja Gërkovska tha se ka inicuar procedurë për keqpërdorim, Kovaçevski tha se nuk është takuar me hetuesit, ndaj nuk ka informacione. “Nuk përjashtohet mundësia. Unë me hetues nuk jam takuar kështu që nuk e di.”, – u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski. I pyetur se a është e vërtetë që drejtori i ri i Agjencisë për…

Lexo më Shumë

Sot pasdite në adresat elektronike të 19 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv, njoftojnë nga MPB-ja. Siç theksojnë ata, menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve. Po vijojnë kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Lexo më Shumë