Aleanca për Shqiptarët sot në Kumanovë mbajti Kuvendin Qendror, ku zgjodhi kryesinë e ngushtë të partisë, shkruan Open-TV.
Kryetar i kuvendit qendror është zgjedhur Ziadin Sela, sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Krenar Lloga, sekretar organizativ, Isen Shabani, kurse nënkryetarë u zgjodhën: Elmi Aziri, Bujare Abazi dhe Ilire Dauti. Ndërkohë, me propozim të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, Gëzim Kadriu nga Kumanova është zgjedhur në mesin e pesë anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës.
“Me propozim të kryetarit Arben Taravari, nga 5 anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Aleancës për Shqiptarët, Kuvendi i partisë me vota unanime më zgjodhi anëtar i Këshillit Mbikqyrës!
Një përgjegjësi e re dhe e madhe njëkohësisht për mua!
Faleminderit të gjithëve”, ka deklaruar Gëzim Kadriu./Open-TV/