Author: Jeta almakos

Me 65 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët në Kuvendin e RMV-së zgjodhën ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Kovaçevski, përcjell Klan Macedonia. Krenar Lloga është Ministri i ri i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti është Ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu u votua për Ministër të Shoqërisë Informative dhe Administratës, ndërsa Kaja Shukova do të drejtojë Ministrinë e Ekologjisë. Ndërkaq Menduh Thaçi nuk ka votuar me kartelën elektronike dhe kreu i Kuvendit disa herë ka ndërhyrë duke i kërkuar Thaçit që të deklarohet duke votuar me ngritje dore. Pasi ka votuar, është konstatuar se ministrat e rinj janë zgjedhur me 65…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar pas takimit me përfaqësuesit e BE-së dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se është rënë dakord që bisedimet të vazhdojnë në periudhën e ardhshme dhe se takimi i radhës do të jetë më 18 mars në Maqedoninë e Veriut. “Siç e kuptoj unë, ne duhet të shihemi në territorin e Maqedonisë së Veriut më 18 mars, kur përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të vizitojë rajonin”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Lexo më Shumë

Në vitin 2021, paga bruto më e lartë vjetore në Maqedoni ishte 1.9 milionë euro, ose pak më shumë se 165 mijë euro në muaj. Bëhet fjalë për një banor të Shkupit i cili punon në sektorin e shitjes së prodhimit të duhanit. Pensioni më i lartë në vend është i huaj, dhe e ka marrë një pensionist që ka qenë rreth 95 mijë euro për gjithë vitin. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska e njoftoi edhe milionerin më të ri në vend, i cili ka vetëm 8 vjet, por para dy vitesh në llogarinë e tij janë transferuar një milion…

Lexo më Shumë

Komisioni për Anti Korrupsion ka hapur disa lëndë për zv/kryeministrin Artan Grubi dhe të njëjtat do t’i shqyrtojë me prioritet. Shemshi Sallai, tha se kanë hapur lëndë edhe përmes zërave në opinion por edhe në bazë të denoncimeve deri në Komision, lidhur me pasurimin e tij dhe të afërmve të Grubit. “Për Artan Grubin, nga ata dyshime që janë dëgjuar në media, kemi hapur lëndë, kemi hapur lëndë edhe në bazë të denoncimit për të njëjtat dyshime, kështu që kur do të mblidhen të gjitha informatat do të dalim me vendim në seancë publike. Edhe me prioritet nga lëndët tjera,…

Lexo më Shumë

Nurie Emrullai është shkrimtarja e re nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, që mori këtë vit Çmimin Letrar Kadare për vitin 2023. – “Është një emër surprizë, por plotësisht i merituar për këtë zonjë nga bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, edhe për të provuar se letërsia e mirë shqipe shkruhet kudo dhe jo vetëm në Tiranë” – tha kryetarja e jurisë, shkrimtarja Natasha Lako. Emrullai konkurroi me romanin “Duhet të jetë dashuria” dhe ishte fituese mes 27 dorëshkrimeve në prozë nga 27 autorë të këtij edicioni, të vitit 2023, që përkoi me edicionin e nëntë të këtij çmimi, themeluar…

Lexo më Shumë

Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi së bashku me Kryeministrin Kovaçevski dhe ministrin Boçvarski ishin në Gostivarë ku dorëzuan çelsat e 45 banesave sociale për familjet në nevojë të kësaj komune. Është kënaqësi kur politikat e qeverisë për të ciliat punojmë japin fryte dhe qytetarët i ndjejnë drejtpërdrejt ato përfitime tha zëvendës ministri Bekim Rexhepi. Sot së bashku me kryeministrin Kovaçevski ua dhamë çelësat e 70 banesave qytetarëve që i plotësuan kushtet e parapara në thirrjen publike dhe morën një shtëpi të re, në objektin social në Gostivar. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria në tërësi,…

Lexo më Shumë

Pas debatit disa orësh për zgjedhjen e ministrave të rinj në Qeveri, Kuvendi është në pauzë deri në orën 20. Për fjalë janë paraqitur edhe katër deputetë. Debati i pasdites kaloi në zënka partiake,u zhvillua lidhur me atë kush çfarë bëri në pushtet, ndërsa dominuan temat e ekonomisë, bujqësisë, shëndetësisë,… Deputetët folën për “Shkupin 2014”, rezervat e mallrave, inflacionin, institucionet e sulmuara,…. VMRO-DPMNE sërish akuzoi për korrupsionin dhe krimin, duke konstatuar se rizgjedhja e ministrave dhe ristrukturimi i qeverisë do të rezultojë në “koalicion për të shpëtuar Artan Grubin”, ndërsa LSDM-ja, ndër të tjera, u fokusua në pronat “milionëshe” të…

Lexo më Shumë

Shtrenjtim edhe më i madh i çmimeve të ilaçeve pritet të pësojë nga 1 marsi. Rritja do të prekë kategorinë e ilaçeve të cilat merren pa recetë dhe pa përshkrimin e mjekut dhe jo ato që janë pjesë e listës pozitive. Nga Oda e Farmacistëve thonë se nga pandemia e deri më tash, dhjetëra ilaçe kanë pësuar të paktën rritje prej 20%. “Informacione zyrtare kemi nga ana e kompanive se do të ketë rritje sidomos nga data 1 mars për ilaçet OTC ku rritja do të jetë e dukshme ndërsa tek ilaçet e listës pozitive dhe ilaçet tjera që…

Lexo më Shumë

Nëpunësit administrativë që jetojnë jashtë Shkupit, të cilët duhet të udhëtojnë në kryeqytet për punë, përmes një kërkese të dërguar në Kuvend dhe në Qeveri kërkojnë që t’u njihen shpenzimet e udhëtimit. Në deklaratën e tyre rreth kësaj kërkese, ata shkruajnë se ndjehen të diskriminuar për shkak të kostove të larta, ku një pjesë e konsiderueshme e pagës i shpenzojnë për shpenzimet e udhëtimit dhe shtojnë se përveç shpenzimeve të udhëtimit, janë të detyruar të paguajnë edhe një tarifë, përcjell INA. “Ne si zyrtarë administrativë që jetojmë jashtë Shkupit i mohojmë këto probleme të përditshme me të cilat përballemi, për…

Lexo më Shumë

Kompania ALKALOID brenda një viti ka bërë investime totale prej 23.9 milionë euro, me një rekord në  eksport prej mbi 157 milionë euro dhe me 187 vende të reja pune. Sipas pasqyrës  së të ardhurave në periudhën janar-dhjetor 2022, shitjet janë rritur për 10 për qind krahasuar me vitin paraprak. Shitjet e konsiluduara të realizuara në tregun vendas u rritën me 3 për qind, dhe totali i eksporteve të konsoliduara të kompanisë u rritën me 16 për qind. ALKALOID “Nga totali i shitjeve të konsoliduara 32 % janë realizuar në tregun e brendshëm, ndërsa 68 % në tregjet e huaja.…

Lexo më Shumë

Furrtarët tregojnë dhëmbët duke dashur të heqin barrën e masës sociale për bukë më të lirë, siç thonë se shteti po e bën në kurriz të tyre. Prodhuesit e bukës morën vendim të përbashkët për të ndërprerë prodhimin e të gjitha produkteve të brumit, duke kërcënuar se do t’i lënë qytetarët pa bukë, që në ditën e parë pas shpalljes së vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës në Gazetën Zyrtare. Krerët e industrisë së furrtarëve në Odën Ekonomike, pas takimit të sotëm të anëtarëve, thanë se tani ka pasur bukë më të lirë falë subvencioneve të energjisë…

Lexo më Shumë

Profili privat i kryetares së Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska në “Fejsbuk” është keqpërdorur, njoftoi sot KSHPK-ja. “Persona të caktuar për qëllime të njohura për ta, keqpërdorin fotografi familjare të Ivanovskës dhe me fotomontazh mundohen të krijojnë imazh të rremë në publik. Kundër tyre, Ivanovska do të inicojë procedurë private, duke pasur parasysh se është profil privat”, thuhet në njoftimin e KSHPK-së. Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave njoftoi se do të vazhdojë të punojë në përputhje me kompetencat e tij dhe të veprojë sipas të njëjtit parim në të gjitha rastet.…

Lexo më Shumë