“Gjasat që Aleanca për Shqiptarët të hyjë në Qeveri janë të mëdha. Marrëveshja nuk është përfundimtare, por probabiliteti që të ndodhë është real”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, 90 për qind e objektivave të programit janë të sinkronizuara, nuk kemi diskutuar çështjet kadrovike, në ditët në vijim do të hapim edhe zgjidhjet kadrovike. “Shpresoj se në ditët në vijim do të ketë një takim të ri dhe do të flasim edhe për zgjidhje kadrovike”, tha Taravari. Ai theksoi se ka disa kërkesa për të cilat thotë se ai dhe…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari menjëherë pas takimit me Kovaçevskin deklaroi se në aspektin programor 90 për qind të çështjeve janë harmonizuar me Qeverinë, ndërkohë që nuk është biseduar fare për çështjet kadrovike. “Në aspekt programor mendoj se pjesa dërmuese e çështjeve janë harmonizuar me Qeverinë. Mund të them 90 për qind të propozimeve tona që i propozuam, besoj se së shpejti qeveria do të del me komunikatë dhe do të informoheni. Për çështjet kadrovike nuk biseduam fare”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së, pas takimit me Kovaçevskin. I pyetur për çështjen e korrupsionit, Taravari u përgjigj se…
VMRO-DPMNE nuk i përkrah dhe nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. Këto gjëra bëhen vetëm për hirë të përfitimit personal të Arben Taravarit, skuadrës përreth tij dhe për interesat partiake. Këto janë vendime që ata i marrin vetë. Por se si do të ndikojë në partinë e tyre do ta shohin vetë ata. Thelbësore është që të harrojnë se kuptimi i demokracisë është: se kur garon në zgjedhje, ka pushtet dhe opozitë, thotë Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-së në intervistën e sontme në “Tema e Ditës” në Ditarin Qendror në Tv Sitel, duke iu përgjigjur pyetjes…
Lideri i Lidhjes demokratike Pavle Trajanov, që nga viti 2005 nuk tërhiqet nga ideja për formimin e Agjencisë së pavarur për luftë kundër formave të rënda të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Institucionet e deritanishme nuk kanë qenë rezistente nga proceset korruptive. Trajanov theksoi se Agjencia do të jetë e pavarur me bord drejtues që do ta përbëjnë 13 deri 15 persona ekspert dhe me integritet që do ta zgjedhin drejtorin. Në mesin e tyre do të ketë profesor universitarë, anëtarë të Komisonit për parandalimin e korrupsionit, avokat, gazetarë dhe njohës të tjerë të rrethanave. “Pres mbështetje, tani në…
Shkuan para zyrës të Ndërrmarjes për Transport Publik. Dhjetëra transprotues privat kërkojnë takim me drejtorin e Ndërrmarjes por ai nuk i pranoi pasi kishte veçmë takime të caktuara. Protesta është opsion i fundit, por në qoftë se nuk pranohen në takim, ata do të dalin në rrugë por javën e ardhëshme pas kremtimit të shënimit të ditëlindjes së Goce Dellçevit në Shkup. “I lusim dhe u bëjmë thirrje Qeverisë, drejtorit të NTP-së dhe kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska që të gjejnë një zgjidhje të na pranojnë në takim. Jemi në gjendje shumë të vështië kemi borxhe në të…
Një rast si në filma ka ndodhur në një shtëpi të shkrumbuar nga zjarri në Tiranë. Zjarrfikësi Alban Barlika ka gjetur mes bibliotekës së djegur, vetëm librin e Kuranit që nuk ishte përfshirë nga flakët. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar momentin kur e gjeti Kuranin, i cili ndryshe nga çdo objekt i shtëpisë kishte shpëtuar pa u prekur nga zjarri. Albani theksoi se kjo është një mrekulli që ka ndodhur nga Zoti, dhe jo vetëm një herë, por edhe në disa raste të tjera në Tiranë. “Shtëpia e gjitha e shkrumbuar, madje edhe…
Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mund të përballet me reagime të ashpra dhe të rrezikshme pasi ka pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ata pohojnë se reagimet janë pasojë e retorikës anti-perëndimore të përdorur prej vitesh nga vetë presidenti serb. Sidoqoftë, analistët me të cilët bisedoi kolegu Artan Haraqija vlerësojnë se politika serbe nuk ka një figurë më të fuqishme se sa zoti Vuçiç që të përballet me këto reagime dhe pranimi i propozimit evropian mund ta nxjerrë atë fitues në nivel ndërkombëtar. Pranimi i propozimit evropian për normalizimin e…
Ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bildt u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që nënshkruajnë marrëveshjen të propozuar nga Bashkimi Evropian. Përmes një postimi në Twitter, Bildt është shprehur se ajo është një marrëveshje e drejtë. “Është një marrëveshje e drejtë sepse kjo është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte që të dy të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, ka shkruar ai. Disa ditë më parë për vizitë në Kosovë qëndroi i…
Përpilimi i një ligji të ri për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm pritet të shkurtojë procedurat e gjata dhe burokratike të botimit të teksteve shkollore. Kohët e fundit, Ministria e Arsimit u kritika ashpër për shkak të gabimeve të shumta në tekstet shkollore. Ministri I arsimit, Jeton Shaqiri zbuloi për Alsat se po bëhen analiza të shumta duke marr për bazë edhe ligjet nga shtetet e rajonit. Ai shtoi se me këtë propozim ligj parashikohet që pronësia ose autorësia e teksteve t’u jepet edhe shtëpive botuese. Gjithashtu, Shaqiri tha se çdo marrëveshje e lidhur mes Ministrisë dhe…
Nxënëset e medresesë së Tetovës kanë mbetur në një udhëkryq për shkak se nuk u mundësohet shkollimi i mëtejshëm. Ato kërkuan që shteti t’ua njeh diplomat që të mund të regjistrohen në universitetet në vend, ata thonë se zgjidhja për problemin e tyre zvarritet për vite me radhë dhe institucionet nuk po punojnë në këtë drejtim. Nxënëset thonë se e drejta për shkollim si e drejtë njerëzore garantohet në të gjitha konventat ndërkombëtare, duke filluar që nga Deklarata Universale e Drejtave te Njeriut. Por sipas tyre kjo e drejte po shkelet vazhdimisht ne Maqedoninë e Veriut, kur u pamundësohet nxënëseve…
Pas gati 30 vjetësh, projekti i “Korridorit 8” kthehet si pjesë e infrastrukturës kryesore europiane TEN-T. Ky klasifikim do të angazhojë fonde për të përfunduar aksin rrugor, hekurudhën, portet etj., e me standardet më të larta të BE-së, deri në vitin 2030. Projektet në këtë aks, për momentin, janë kaotike, por Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria e kanë shpallur këtë projekt strategjik. Situacioni i punimeve në pjesën shqiptare të rrugës dhe hekurudhës. “Korridori 8” është projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, pasi do të çojë në një rang tjetër flukset në porte, aeroporte dhe logjistikë Infrastruktura e Shqipërisë…
Ka ardhur koha që ta hapim diskutimin për nevojën për fuqi shtesë punëtore në tregun e punës, thot zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, për Bloomberg Adria. Bytyqi tha se derisa punojmë në rikualifikimin e një grupi të caktuar të të papunësuarve në vend që t’i adaptojmë në nevojat e tregut, në mënyrë shtesë duhet të gjendet mënyrë që të plotësohet largimi i punëtorëve. “Në tregun e punës ka mungesë të fuqisë punëtore dhe duhet t’i përgjigjemi kësaj sfide nëse dëshirojmë të kemi rritje të shpejtuar ekonomike”, tha Bytyqi. Në pyetjen e Bloomberg Adria nëse në ato 14 për qind…

