Zyrtarisht nesër pritet të fillojnë bisedimet mes qeverisë në krye me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ekipit negociues të Aleancës për Shqiptarët për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në qeveri. Të dy palët janë shprehur se fillimisht në këto bisedime do të duhet të merren vesh për programin qeverisës ndërsa në fund të flasin edhe për ndarjen e posteve. Përveç Taravarit, në ekipin negociues të ASH-së janë edhe Ziadin Sela, Krenar Lloga, Isen Shabani, Ilire Dauti, Bujare Abazi dhe Elmi Aziri. Ndërkaq nga LSDM-ja nuk japin detaje se kush do të përfaqësojë qeverinë në këto takime, por thonë se vendit…
Author: Jeta almakos
VMRO-DPMNE vlerëson se hyrja e Aleancës për Shqiptarët në koalicionin qeverisës është të sigurohet shumica prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMR-së deklaroi se të gjithë janë të vetëdijshëm se një shumicë të tillë nuk ka. “Unë nuk e njoh këtë Arben Taravari, e njoh një tjetër. Më vjen keq që e shoh me këtë paraqitje. Një nga tezat më qesharake është se ka hyrë në qeveri për të siguruar shumicën prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Mendoj se dëshiron të hyjë në qeveri për shkak të matematikës. Nëse matematika është byrek apo diçka tjetër, vetë…
Transportuesit privat nesër do të protestojnë para NPQ-së në Avtokomandë. Kjo pasi dje kompanive private të transportuesve privat u është lëshuar vetëm 5 mijë denarë nga borxhi prej 2 milion eurove që ka Ndërrmarja ka ndaj transportuesve privat. Transportuesit privat tashmë tre muaj kanë parkuar autobusat e tyre në garazha, ndërsa janë lënë edhe pa asnjë të ardhur për familjet e tyre. Reduktimi i autobusave privat ka ka shkaktuar nervozizëm dhe pritje të gjata qytetarëve të cilët përdorin transportin privat. Në mëngjes dhe pasdite autobusët janë të mbingarkuar, qytetarët nuk mund të hipin dhe të presin autobus tjetër që po…
Sot ka ndërruar jetë 40-vjeçari I.T që dje u hodh nga kati i tetë i ndërtesës në te cilën kishte jetuar në bllokun 82 në Tetovë. 40 vjeçari në fjalë kishte jetuar së bashku me nënën e tij, ndërsa nuk dihen akoma motivet që çuan deri në aktin e hedhjes nga banesa e tij.
Siç ka konfirmuar MPB-ja, Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, nesër në Shkup do të bisedojë me Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, por, sic njofton KlanM, nuk parashihen deklarata për gazetarët. “Ftojmë mediat e interesuara ta ndjekin ceremoninë solemne të pritjes dhe të xhirojnë inserte nga takimi zyrtar. Nuk parashihen deklarata nga Ministrat. Pa përfundimit të takimit zyrtar do të publikohet komunikata për media” – thuhet në paralajmërimin e MPB-së. Cfarë do të prodhojë takimi i nesërm në Shkup, pritet të shihet. Por, ardhja e grupeve të organizuara bullgare, mes tyre edhe radikalë sikurse Eurodeputeti Xhambaski, më 4 Shkurt në…
Pas formimit të ekipit negociator dhe gatishmërisë së ASH-së që sa më shpejtë të nisin negociatat, nuk ka detaje as nga ASH-ja e as nga LSDM-ja se kur pritet takimi I grupeve negociatore. Merret vesh se ka pasur konsultime gjatë fundjavës, kurse për javën e ardhshme pritet takimi zyrtar mes ekipeve negociatore, përfshirë edhe liderët Kovaçevski dhe Taravari. Për momentin ASH-ja dhe LSDM-ja thonë se për koalicionimin eventual fillimisht do të vendoset për qëllimet programore e më pas për zgjidhjet kadrovike. Zëdhënësi I LSDM-së, Darko Kaevski, sic njofton KlanM, përsëriti se do të negociojnë me secilën parti që është “pro”…
Nutricionistët kanë ngritur shqetësimin se shumica e frutave dhe perimeve kanë përmbajtje të lartë të pesticideve në Maqedoninë e Veriut. Dredhëzat kryesojnë listën e produkteve që përmbajnë më shumë pesticide, ndërsa më pas vijnë mollët, dardhat, portokajtë, limonët, patatet, domatet, sallata jeshile, speci, e spinaqi, sipas Alsat. Ekspertët thonë se në treg nuk gjen më produkte 100% bio. Sipas nutricionistes Ana Antovska, që ndikimi i pesticideve të jetë sa më i vogël, nevojitet larje e gjatë e frutave dhe perimeve. “ 75% e pesticideve, anulohen nëse frutat lahen mirë. Disa fruta trajtohen apo lyhen me dyllë me qëllim që të…
Ekipet negociuese të prira nga krerët e partive Arben Taravari dhe Dimitar Kovaç¬evski do të takohen ditëve në vijim për t’i dhënë një epilog përfundimtar temës së inkuadrimit të ASH-së në Qeveri. Sipas analistit Sefer Selimi, ASh ka vendosur moti kohë për t’ju bashkuar koalicionit qeverisës, ndërsa këtë zgjatje e kanë përdorur për të testuar reagimin e opinionit publik. Negociatat janë duke u zhvilluar kryekëput mbi bazë të interesave partiake, thotë ai. “Normalisht që palët janë dukë bërë kalkulimet e veta dhe janë kryekëput kalkulime për interesa partiake, për atë se si do të reflektojë ajo në zgjedhjet e ardhshme…
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi ka paraqitur urën e re në Gostivar të cilës i kanë dhënë formën e urës së Gurit, shkruan Top24 Në foton e ti që ka publikuar Taravari ka shënuar vetëm një fjalë të vetme duke shprehur kështu dashurinë dhe përkushtimin për qytetin e tij.
Moti sot në vend do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ftohtë, në pjesët malore veriore me borë të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -7 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 1 deri në 6 gradë. Në Shkup me vranësira të pjesshme me erë mesatare deri herë pas here të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 5 gradë. Nga nesër do të mbizotërojë mot i ftohtë dhe i…
Sot (29 janar 2023) në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 04:00, punonjësit e Policisë së Departamentit të Uniformës së Policisë nga të gjitha drejtoritë e punëve të brendshme, në koordinim me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Administrata e të hyrave publike ka kryer kontroll aksionar në objektet hotelierike në 272 lokacione, ku janë përfshirë 18 kazino në zonën e RSSH Shkup dhe RSV Kumanovë. Gjatë kontrollit, në territorin e SVR Shkup, më saktësisht në zonën e Çairit, është konstatuar një kundërvajtje nga neni 80 i Ligjit për Armët, ku i është gjetur…
Në Qeveri BDI-ja është faktor më i madh se LSDM-ja dhe është normale që Kovaçevski do ta thotë atë që Ahmeti dëshiron ta dëgjojë. Këtë e deklaroi Hristijan Mickoski, duke komentuar deklaratat e Kovaçevskit se një Qeveri kundër BDI-së, është ide e keqe. “Nëse Ali Ahmeti dëshiron ta dëgjojë këtë, atëherë Kovaçevski do ta thotë atë. Gjërat atje funksionojnë përafërsisht kështu. Dihet kush është pronari, e kush vasali. Në këtë rast, Aliu është pronari, e Dimitar Kovaçevski vasali. Dimitar Kovaçevski do ta deklarojë atë që do t’i thotë Aliu. Ky njeri në politikë është vendosur, nuk është zgjedhur dhe njerëzit…

