Nëse para 1 jave flitej vetëm për varreza dhe për pllakën me mbishkrimin “Dardanus” gërmimet e vazhdueshme arkeologjike po nxjerrin në sipërfaqe edhe gjera tjera. E formën e tyre më së mirë e tregojnë pamjet e regjistruara prej lartë, ku vërehen muret e dy objekteve të ndryshme. Punimet arkeologjike këtu në zonën ku para 1 jave u gjet një pllakë me mbishkrimin “Dardanius” edhe sot vazhdojnë. Nga gërmimet disa ditore që janë bërë, tani disa elemente kanë filluar që të duken më qartë, gjegjësisht muret e një objekti i cili tani për tani nuk dihet se çka mund të jetë…
Author: Jeta almakos
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, së bashku me prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu e pritën ambasadorin e Japonisë, ekselencën e tij Kazuja Otsuka, të cilin e falënderuan për kohën që ka ndarë për të vizituar sot hapësirat e Universitetit. Më pas, rektori Ahmeti në pika të shkurtra bëri një prezantim të rrugëtimit të Universitetit të Tetovës, që nga themelimi në vitin 1994 e deri te zhvillimet e ditëve të sotme. Ndër të tjera, ai tha se pas të gjitha sfidave dhe konsolidimit të plotë, Universiteti i Tetovës tani më ka krijuar bashkëpunime me…
Mërgimtari dhe aktivisti i njohur në diasporë Selajdin Sinani ka reaguar lidhur me një faturë të EVN Maqedoni që i ka ardhur në adresë të shtëpisë së tij në Luboten të Shkupit. Ai thotë për INA se ka pranuar faturën e fundit me një vlerë prej mbi 90 mijë denarë apo 1500 euro. Sinani thekson se ka qenë vetëm 2 javë në shpi dhe më pas ka shkuar në Bruksel ku jeton dhe punon dhe se shuma e bërë është non sens sepse ai nuk ka fabrikë prodhimi. “Sot e mora fakturën e muajit dhjetor me nji pagesë mbi 90…
Si u zbulua pllaka me mbishkrimin “Dardanus” ? Çfarë po ndodh me të? Cilat janë qëndrimet e arkeologëve maqedonas? Si po fshihet e vërteta ? Cilat janë synimet e tyre ? Një hetim i mbushur me fakte e të dhëna që nuk duhen humbur. Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave. Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse. Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave…
Vazhdon keqpërdorimi i balancuesit për punësim, i cili ka për qëllim përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të qytetarëve në institucionet e shtetit. Rasti i fundit që denoncohet në Alsat, është punësimi në Agjencinë për mbështetje financiare në Bujqësi dhe zhvillim rural. Në fund të vitit 2022, Agjencia ka hapur në konkurs për punësim me numër rendor 739/2022, ku përveç kritereve tjera të cilët është dashur t’i plotësojnë kandidatët, potencohet qartë vendi i lirë është për qytetar të përkatësisë etnike SHQIPTAR. Por në vendimin e marrë nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim rural të vulosur më…
Edhe Aleanca për Shqiptarët është prononcuar në lidhje me propozimin e Alternativës për krijimin e një asociacioni të komunave shqiptare në RMV, njëjtë siç e kërkon Serbia dhe ndërkombëtarët në Kosovë për komunat me shumicë serbe. Nga ASH-ja thonë se ky propozim është joserioz dhe se po përdoret vetëm për politika ditore nga Alternativa. Nga kjo parti shprehen se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut jetojnë në vazhdimësi territoriale dhe se përbëjnë 30 për qind të popullatës në vend, nuk janë minoritet si serbët në Kosovë, prandaj sipas ASH-së, një gjë e tillë është jo e logjikshme. “Propozimin e tillë e…
VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe sot ka vazhduar me akuzat ndaj qeverisë dhe partnerëve të ardhshëm të kryeministrit Kovaçevski në qeveri. Nga kjo parti, cak i sulmeve sërish ishte shtëpia e kreut të ASH-së, Arben Taravari në lagjen Taftalixhe në Karposh të Shkupit, përcjell Klan Maqedoni. “Arben Taravari ka raportuar në vitin 2021 se ka blerë një shtëpi për 150 mijë euro. Nuk diskutohet, nëse nuk e shihni shtëpinë dhe vendndodhjen. Gjegjësisht, bëhet fjalë për një shtëpi në lagjen elitare Taftalixhe të Shkupit, prej 260 m2, ku sipërfaqet e banimit shkojnë nga 1500 deri në 2000 euro. Kur bëhet matematika e thjeshtë,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Mostar të Bosnja e Hercegovinës, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, vendosi lule në memorialin e aksidentit në Rotimle, në një ceremoni shtetërore me rastin e 19 vjetorit nga vdekja tragjike e presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacionit që e shoqëronte. “Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, ata jetojnë përgjithmonë në kujtimet e atyre që respektojnë vlerat e vërteta. I tillë ishte edhe ish presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili humbi jetën para kohe dhe tragjikisht 19 vjet më parë. Lavdi e përjetshme presidentit të dytë Boris…
Me rritjen e rrogës minimale, shumë familje në rrezik social po e humbin të drejtën për të marrë shtesa sociale. Sipas drejtorit të Qendrës Sociale në Shkup, Liridon Baftiu me këto politika nuk rriten të ardhurat që një familje merr, por vetëm ndryshon koncepti. “Ideja e ministrisë është që nëse një familje ka pas të hyra 14,000 denarë tani ka 18,000 apo 20,000 dhe automatikisht ajo pjesa e rritjes së rrogës minimale i mbulon shtesat fëmijërore. Pra janë të njëjtat të hyra vetëm se koncepti është i ndryshëm.”- deklaroi Liridon Baftiu, Drejtor i Qendrës Sociale, Shkup. TV21 pyeti Ministrinë përgjegjëse…
Respekti reciprok, mirëkuptimi dhe falja është e vetmja rrugë drejt bashkëpunimit, paqes dhe suksesit. Të falim, të kërkojmë falje dhe të mësojmë nga gabimet tona, ka thënë sot në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e festës së sotme të krishterë Dita e Faljes. Sipas Mariçiqit, festa e sotme duhet të jetë edhe bazë për tejkalimin e dallimeve dhe ndarjeve, për të ndërtuar bashkërisht një shoqëri në të cilën do të sundojnë demokracia, drejtësia dhe vlerat evropiane.
Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut thonë se ChatGPT-ja, softueri i krijuar nga kompania amerikane AI, po bëhet gjithnjë e më i pranishëm gjatë mësimit dhe veçanërisht për realizimin e detyrave të shtëpisë. Programit të ri të Inteligjencës Artificiale ChatGPT, i kërkohet të shpjegojë në formë më të shkurtër leksionet mësimore dhe veçanërisht përshkrimin e lektyrave nga nxënësit e shkollave të mesme, ndërkohë që studentët kërkojnë që roboti të shkruajë punime seminarike, të cilat më plotësohen vetëm me detaje që u ka kërkuar profesori. Dejan Angellov, student në Fakultetin e Sociologjisë në Universitetin e Shkupit, thotë për Radion Evropa e…
Prokuroria Themelore në Shkup njofton se një vajzë 14 vjeçare mbrëmë ka humbur jetën ë lagjen “Ilinden” të Shkupit si pasojë e një goditjeje elektrike pasi ajo me dy fëmijë të tjerë po luanin rreth vagonëve të parkuar, në një moment ajo ishte ngjitur në një nga vagonët dhe kishte prekur telat e tensionit të lartë. Trupi i vajzës së ndjerë është dërguar për obduksion ndërsa po intervistohen dy të miturit të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Nga Njësiti i Zjarrfikësve në ndërkohë njoftuan se rreth orës 21:00 deri te ata kishte mbërritur telefonatë se në stacionin hekurudhor në…

