Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seancë qeveritare me ministrat e rinj, që u zgjodhën sonte nga deputetët, transmeton TV21.
“Nesër do të ketë seancë qeveritare me ministrat e rinj. Seanca e sotme do të vazhdojë nesër, në ora 14:00. Që sot ju njoftoj se do të punojmë deri vonë nesër”, tha Xhaferi.
Ndërkaq sot në Kuvend deputetët votuan që Krenar Lloga, Fatmir Mexhiti, Azir Aliu dhe Kaja Shukova ti bashkohen përbërjes qeveritare.
Pas zgjedhjes së ministrave të rinj, vijoi propozimi për shkarkimin e zëvendësministrave./TV21