Nëpunësit administrativë që jetojnë jashtë Shkupit, të cilët duhet të udhëtojnë në kryeqytet për punë, përmes një kërkese të dërguar në Kuvend dhe në Qeveri kërkojnë që t’u njihen shpenzimet e udhëtimit.
“Ne si zyrtarë administrativë që jetojmë jashtë Shkupit i mohojmë këto probleme të përditshme me të cilat përballemi, për të kontribuar në zhvillimin më të shpejtë të vendit tonë dhe përfshirjen më të shpejtë në familjen evropiane. Duke marrë parasysh kohën që kalojmë në rrugë në vend që ta kalojmë me të dashurit tanë, si dhe rrezikun e përditshëm që marrim duke udhëtuar 100 deri në 200 kilometra çdo ditë, që është një sakrificë e pranuar për punë dhe kontribut në funksionimin më efikas të institucioneve. ”, thuhet në deklaratë.
Ata përpos kërkesës kanë dërguar nënshkrimet e mbledhura që kërkojnë njohjen e shpenzimeve të udhëtimit.(INA)