Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) dënojnë ashpër qëndrimin e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili sot, gjatë një konference për media në mënyrë të pahijshme, të ashpër dhe të papranueshme… “Ministri Bekteshi komenton që gazetarja e Televizionit Kanal5 Katerina Kapkoska po parashtronte pyetje në emër të kolegëve të tjerë gazetarë në vend që të përgjigjet në pyetjen konkrete me interes publik. Gjegjësisht, bëhet fjalë për pyetje në lidhje me rritjen e çmimit të gazit natyror, të cilën e ka parashtruar kolegia jonë gjatë konferencës për media në Qeverinë e…
Author: Jeta almakos
Nga fillimi i vitit shkollor, deri sot, nga shkollat fillore të Kumanovës janë çregjistruar 201 nxënës dhe 34 nga shkollat e mesme, njoftoi sot drejtoria komunale e arsimit. Në shkollat fillore të Kumanovës janë gjithsej 10.097 nxënës dhe në shkollat e mesme 4.126. “Në vitin shkollor 2022/2023 në shkollat fillore komunale me gjendjen deri më 02.02.2023 janë çregjistruar gjithsej 201 nxënës nga gjithsej 10.097 nxënës të regjistruar. Nga nxënësit e çregjistruar 37 nxënës janë çregjistruar për shkak të shpërnguljes në komunë tjetër në Republikën e Maqedonisë dhe 164 nxënës janë çregjistruar për shkak të shpërnguljes në shtetin tjetër”. “Në vitin…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, përmes kumtesës me keqardhje konstaton se Deklarata e Parlamentit për gjoja “përshkallëzimin e aktiviteteve agresive antibullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të miratuar sot, në ditën e fundit të punës së Kuvendit Popullor të Bullgarisë nuk korrespondon me politikën e dakorduar për avansimin e marrëdhënieve të ndërsjella përmes respektit të ndërsjellë dhe tregon mungesë vullneti për implementim të së njëjtës. Siç thuhet në kumtesën e MPJ-së, duke e marrë parasysh kohën e miratimit të Rezolutës, ajo shkon vetëm në dobi të provokatorëve, qëllimi i të cilëve është të shkaktojnë aktivitete…
Instituti i Shëndetit Publik informon se gjatë javës së 4-të të vitit 2023 (23-29 janar 2023), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 874 raste me sëmundje të ngjashme me gripin, për 23,0% më pak në krahasim me javën paraprake. Numri i të regjistruarve këtë javë krahasuar me javën e 4-të të sezonit të kaluar është rritur 3.5 herë. Gjatë javës së katërt raportuese, në laboratorin virologjik të ISHP kanë mbërritur 226 materiale nga survejimi rutinë për testime laboratorike, të testuara njëkohësisht për grip dhe COVID-19. Incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit dhe kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti sot në kabinetin e tij z.Robert Scott Heaslet, drejtor rezident i Institutit Nacional Demokratik (NDI) në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Falenderova NDI-në për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme përmes projekteve në komunën e Gostivarit. Theksova se komuna e Gostivarit është lider në nivel vendi sa i përket inkluzivitetit dhe gjithërpërfshirjes, veçanërisht barazia gjinore. Si kryetar, mburrem që shumë Departamente të rëndësishme në komunën tonë udhëhiqen nga gratë. Në takim, u theksua roli kyç i Këshillit të komunës së Gostivarit në këto fusha,…
Partitë kryesore politike që janë pjesë e Qeverisë, Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), thanë se janë afër arritjes së marrëveshjes për zgjerimin e ekzekutivit apo të shumicës parlamentare, me qëllim formimin e siç thonë një “aleance evropiane”, për përshpejtimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Këtë e kanë thënë edhe drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët, me të cilën LSDM-ja dhe BDI-ja po zhvillojnë bisedimet për përfshirjen e saj në Qeveri. Nisma për zgjerimin e Qeverisë vjen në kohën e intensifikimit të debatit për ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e…
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi në takimin informativ me moton “Bashkë për në Europë” të kreut të BDI-së me qytetarë dhe bazën partiake në Zhelinë tha se është jashtëzakonisht i lumtur sepse projekti më i madh si Korridori 8, sot u firmos në qeveri, duke kaluar pengesën e fundit për këtë projekt, për të lidhur Shkupin, Tiranën dhe Prishtinën. “Zemra mal më bëhet kur ju shoh kaq shumë! Bediu i tha të gjitha, e unë s’di çka të them. Duke ardhur këndej kisha emocione për këtë takim, ndaj kur e pashë se sa shumë jeni në numër,…
Aleksandar Pandov nga VMRO-DPMNE, në televizionin Alfa tha se ata si VMRO-DPMNE do të bëjmlnë gjithçka që me dinjitet dhe nderim të festojnë ditëlindjen e Goce Dellçevit më 4 shkurt. Sipas tij, kushdo që e konsideron Goce Dellçevin hero mund të vijë te varri i tij, por nuk lejohet të ketë sharje siç kishte me 13 janar në nderimin e Mara Bunevës kur pati një sërë kualifikimesh të papërshtatshme për Maqedoninë dhe maqedonasit. “Nuk duhet të lejojmë askënd të shpifë për revolucionarët, varri i Dellçevit është vend i shenjtë. Jam i bindur se të shtunën do të vijnë shumë, askush…
Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir thotë se të gjitha vendet të cilat duan t’i bashkëngjiten BE-së, duhet t’i zbatojnë standardet për të drejtat e njeriut. Këto janë pritshmëritë, thekson ai, dhe si kjo zhvillojet në një vend kandidat që e ndjek Këshillin e Evropës. Gir në intervistë për televizionin Telma shtoi se edhe krahas asaj që në publik ka mendime shumë të ndryshme për hapjen e Kushtetutës me qëllim që të bëhen ndryshimet e nevojshme, gjegjësisht të përfshihen bullgarët në të, në fakt duhet të gjithë të mendojnë se çka do të nënkuptonte ai ndryshim në praktikë. “Ndryshimi i Kushtetutës…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se janë miratuar edhe tre projekte të tjera nga Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut, përmes thirrjes për grante investive në vlerë prej 53.015.968 euro. “Sot mora një lajm të madh nga Brukseli, të cilin e ndaj menjëherë me ju. Komisioni Evropian miratoi 53.015.968 euro për Maqedoninë e Veriut, për tre projekte të reja për zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investiv për Ballkanin Perëndimor, përkatësisht: Renovimi i gjashtë hidrocentraleve, ndërtimi i një parku me erë në Bogdanci dhe ndërtimi i qendrave rajonale për mbeturina solide…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur sot mbledhjen e 122-të të saj. Një nga vendimet e rëndësishme në mbledhjen e sotme është sigurimi i burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike, temë që është përfolur shumë ditëve të fundit për mungesën e kësaj terapie. Vendimet e tjera të rëndësishme janë edhe në fushën mjekësisë dhe projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës monument natyre. Disa nga vendimet e Qeverisë gjatë ditës mbledhjes së sotme: ✅ Është marrë parasysh informacioni për sigurimin e burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike; ✅ Vendim…
Gjatë ditës së sotme është kryer bastisje në shtëpinë e një 45 vjeçari në Shkup. Aksioni është realizuar nga zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup. Gjatë bastisjes, siç njoftohet, është arrestuar 45 vjeçari M.M nga Shkupi, përcjell KlanM. “Konkretisht, me urdhër të gjykatës, është kryer kontrolli tek M.M, në zonën e Kisella Vodës, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar dy pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafeje, një peshore dixhitale dhe shtatë fishekë të kalibrit 9 mm”, thonë nga MPB. 45 vjeçari, sipas policisë, është ndaluar në stacionin policor dhe…

