Organizata Sindikale e Drejtorisë Doganore në kuadër të AOGJSH-së u ka dhënë mbështetje të punësuarve nga Drejtoria e të Ardhurave Publike të cilët sot dolën në protestë paralajmëruese duke kërkuar rritje të pagave për 30 për qind. “Organizata Sindikale e Drejtorisë Doganore – AOGJSH është në proces të vendimmarrjes për protestë nëse nuk plotësohet kërkesa për pagesën e shtesës në pagë prej 30 për qind edhe për të punësuarit e Drejtorisë Doganore (duke filluar nga janari i vitit 2023), sipas interpretimit autentik të miratuar nga Kuvendi i RMV-së”, thuhet në kumtesë.
Author: Jeta almakos
Dëgjova se po këndohej greqisht nga gëzimi për fitoren e Fred Grekut! Nuk e di cilën këngë ekzaktësisht, por më lejoni t´ju jap ndonjë sugjerim. Ushtria greke motivohet duke kënduar një tekst ku thotë se zorrët e shqiptarëve do ti bëjë lidhëse këpucësh. Komandantët grekë këndojnë: Maleve pa bukë e ujë, do të pimë gjak shqiptari dhe turku. Mendojini se ndoshta do ju duhen në repertor për këngët e fitores! Po vetë Fredi me mikrofon në dorë që përshëndet greqisht në trojet shqiptare është në dijeni se policia greke torturon dhe vret shqiptarë dhe as nuk denjon të japi informacion…
Drin Imeri nga Tetova nxënës i shkollës fillore “Naim Frashëri”, është në mesin e nxënësve që ka marrë çmimin e parë në garat shtetërore të matematikës. Edhe pse me konkurrencë të madhe, Drini arriti rezultat të shkëlqyeshëm në garat që u realizuan nga Lidhja e Matematicientëve të Maqedonisë. Për Telegrafin ai tregoi rrugëtimin si arriti të bëhet pjesë e këtyre garave dhe sa ka punuar për to. “Vitin e kaluar, arsimtarja jonë e matematikës na ka dhënë teste për ata që dëshironin të merrnin pjesë në këtë garë dhe ata të cilët kanë marrë shumë pikë, atëherë ajo na ka…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski promovuan shtetësinë-elektronike . Bëhet fjalë për platformën nacionale uslugi.gov.mk ku qytetarët në mënyrë elektronike do të mund ta marrin certifikatën e shtetësitë. Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Azir Aliu tha se deri në fund të vitit 2023 do të bëhen mbi 150 shërbime digjitale. AZIR ALIU, MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE DHE ADMINISTRATËS “Ministria për shoqëri informatike dhe administratë deri në fund të vitit 2023 do të bëjë mbi 150 shërbime digjitale, që do të jenë në shërbim të qytetarëve, me çka…
Qeveria në seancën e sotme miratoi një sërë rekomandimesh të destinuara kryesisht për shkollat si dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në funksionimin e sistemit edukativo arsimor. Synohet kujdes në këtë periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme në drejtimin e rritjes së sigurisë në objekte shkollore dhe parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve. Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se bëhet fjalë për 10 rekomandime të Qeverisë që janë fryt i një procesi të gjërë konsultimesh. JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT “Rekomandojmë që të gjithë pushtetet vendore në bashkëpunim me qendrat ndërkomunale për punë dhe politikë sociale të formojnë ekipe profesionale në nivel…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në kuadër të vizitës punuese dyditore në Hagë e nënshkroi Konventën e Hagës për pranim dhe ekzekutim të vendimeve të huaja gjyqësore në çështjet civile dhe tregtare, nga data 2 korrik 2019. Konventa u nënshkrua në prani të Sekretarit Gjeneral të Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private, Kristof Bernaskoni dhe Ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Beti Jaçeva dhe të tjerëve të pranishëm. Nënshkrimi i Konventës paraqet dëshmi për përkushtimin dhe zotimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetje të aktiviteteve, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit të…
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski sot deklaroi se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të kërcënojë sigurinë e vendit. “E kam thënë shumë herë më parë se përfshirja e bashkësive më të vogla etnike në Kushtetutë, duke përfshirë edhe bullgarët, nuk do të kërcënojë sigurinë e shtetit dhe as nuk do ta lëkundë stabilitetin tonë të brendshëm. Pikërisht për këtë e përkraha procesin për ndryshime kushtetuese dhe e delegova përfaqësuesin tim në trupin punues”, tha Pendarovski. Në fjalën hapëse të konferencës “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet” organizuar nga CIVIL-Qendra për Liri, Pendarovski theksoi se…
Vrasje dhe vetëvrasje në Demir Kapi. Një burrë 72 vjeçar ka shtënë në drejtim të fqinjit 34 vjeçar, i cili ka jetuar në katin e sipërm të ndërtesës dhe pas kësaj ka kryer vetëvrasje. Sipas informacioneve të para, vrasësi ka lënë edhe letër lamtumirëse. Vdekje tek të dytë ka konstatuar mjeku i shërbimit urgjent. Si arsye, supozohet të kenë qenë zënkat disavjeçare mes të dy fqinjëve. Kryesi i vrasjes edhe me herët e ka paraqitur fqinjin e tij për shkaktim të shqetësimit, ndërsa vendasit e tronditur nuk deshën të komentojnë ngjarjen. Këtë lajm e konfirmoi edhe kryetari i komunës Petrov,…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska i hodhi si të pavërteta informacionet se Qyteti po përballet me falimentim. “Ditët e fundit publiku spekulon me një fjalë falimentim… Duhet ditur se çfarë do të thotë kjo fjalë para se ta shprehë. Dhe qyteti nuk ka qenë kurrë më i konsoliduar. Ne i kemi shlyer të gjitha borxhet që ishin rreth 100 milionë euro”, tha Arsovska Kryetarja Arsovska ka sqaruar sonte për bllokimin e xhirollogarisë së Qytetit të Shkupit. Ajo njoftoi se bllokimi ka ardhur nga menaxhimi i mëparshëm. “Është e habitshme mosmarrëveshja që po zhvillohet për panairin e Shkupit. Ata…
Opozita maqedonase ka shansin ta përmirësojë një lëshim historik të bërë me Korridorin 8. Ky është konstatimi i ministrit Bujar Osmani, i cili duke foli për rëndësinë e këtij korridori. Korridori 8 sipas tij nuk është vetëm projekt kombëtar i shqiptarëve, por projekt shumë i rëndësishëm për rajonin dhe më gjerë. “Pas pavarësisë, Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës, kujtoj që Korridori 8 është në atë nivel të rëndësisë për shtetin… Ky është korridor që lidh Shkupin me Ohrin. 30 vite njerëzit udhëtojnë nëpër male me gjitha vështirësitë që i ka ajo rrugë. Me këtë krijohet mundësia që të shkoni…
Pas fitores së thellë në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës bën thirrje për bashkim. Në një intervistë për Vizion Plus, Veliaj tha se do të vazhdojë punën me projektet për zhvillimin e Tiranës. “Përparësia duhet të fillojë nga nesër. Me të dalë rezultati sot në mesnatë ose pas mesnate e nesër do të kemi një tubim për të falenderuar mbështetësit dhe për të bërë një thirrje për bashkim. Politika e vjetër që u penalizua nga këto zgjedhje qartazi na ka lënë të përçarë dhe na ka lënë me plagë nga kjo fushatë. Thirrja ime e parë është të bashkohemi.…
Shkodra, së bashku me Kamzën, përbën një nga befasitë më të mëdha të zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Pas 30 vitesh, bastion të demokratëve, këto dy bashki do të udhëhiqen nga socialistët e Ramës. Kandidati i PS-së, Benet Beci, mori mbi 60% te votave në Shkodër, ose 34470 vota, ndërsa kryetari tashmë në largim, Bardh Spahia, i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”, rreth 40% ose 22769 vota. Në një konferencë për media pasditen e së hënës, Beci siguroi sot se, planet dhe projektet për zhvillimin e Shkodrës do të bëhen realitet. Beci u shpreh se, besimi i qytetarëve është një obligim për…

