“E vrava burrin, më rrahu dhe më keqtrajtoi për 14 vjet, nuk kisha zgjidhje. Jam dënuar me 8 vite burg”. Kështu nis video dëshmia që A1on ka bërë nga burgu i Idrizovës. Domethënë, në burg ka të burgosura nga i gjithë vendi dhe secila prej tyre ka historinë e saj. Disa pendohen për atë që bënë, të tjerë jo. Më poshtë shikoni si kalojnë ditët e tyre:
Author: Jeta almakos
Të akuzuarit për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot më 7 prill të vitit të kaluar, Klementina Levkovska, Andrej Kostovski dhe Anxhelo Georgievski bashkë me avokatët e tyre sot tentuan t’i mbushin mendjen gjykatësve të Apelit se vepra për të cilën ngarkohen, përkatësisht “vrasje me paramendim” është e pabazë dhe kërkuan që lënda të shkojë në ri-gjykim pasi sipas tyre, gjykata e shkallës së parë ka kryer shkelje thelbësore të procedurës penale me çka edhe dënimet që janë shqiptuar, sipas tyre janë tepër të larta. “Normalisht që presim që ankesat të na pranohen, presim që aktgjykimi i shkallës së parë…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska paralajmëroi se nesër do të mbahet seanca përgatitore për kontestin gjyqësor, të cilin e ka iniciuar kundër Dragan Kovaçkit. “Nesër me fillim prej orës 10:40 në Gjykatën Themelore 1 do të mbahet seanca përgatitore për kontestin gjyqësor të cilin e iniciova kundër të pavërtetave të shprehura të Dragan Kovaçkit ndaj meje”, thekson Petrovska. Ajo thotë se të gjitha gënjeshtrat që i ka thënë Kovaçki kundër saj do të demaskohen. “Siç premtova do të kërkoj gjykimi të jetë transparent dhe publik, ndërsa të gjitha gënjeshtrat që i ka shpikur Kovaçki kundër meje gjatë periudhës së kaluar,…
Pretendimet e ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, në letrën e hapur drejtuar opinionit janë të përgjithshme dhe të pasakta. Ky është reagimi nga shërbimi i shtypit të Kuvendit pas akuzave të bëra nga ish-kryetari Veljanovski, i cili theksoi mangësi në bazën e të dhënave. Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi pretendimet i quajti paushalle dhe të pavërteta. Sipas Xhaferit, Kuvendi ka bërë përsosjen e sistemit të ri elektronik, ueb faqes dhe platformës “e-parlamenti”. “Përsosja e platformës së re kishte për qëllim përmirësimin e transparencës së Kuvendit në procesin e publikimit të gjithë informacioneve dhe dokumenteve që krijohen nga puna e…
Pagat e të punësuarve në sektorin publik do të përcaktohen përmes Ligjit të Pagave, ku në të ardhmen në bazë të tij, do të përcaktohen rregullat sipas së cilave do të rregullohen pagat në institucionet publike, si dhe Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, që do të përmbajë metodologjinë për zgjidhje sistemike të dinamikës së rritjes së pagave të të punësuarve në sektorin publik. Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot në takimin me gazetarët, ku potencoi se miratimi i Ligjit të Pagave është proces afatgjatë, proces që duhet të përfundojë me miratimin e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, që përfshin…
Ndonëse kryeson bindshëm zgjedhjet në Tiranë, me mbi 42 mijë vota më shumë se rivali i tij, Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë përballë Belind Këlliçit edhe në Kombinat. Edhe pse gjatë fushatës, kandidati i Berishës dhe i Metës e konsideronte Kombinatin si bastionin e tij dhe pretendonte se ajo ishte zona e tij me e sigurt, Veliaj ka arritur në këtë zonë të sigurojë 61 për qind të votave. Veliaj po shënon një fitore spektakolare në kryeqytet, ku deri në këto momente është mbi 42 mijë vota përpara rivalit të tij Belind Këlliçi. Gjatë tetë viteve të…
Për rritjen e pagave të funksionarëve që taksapaguesve për një viti do tu kushtojnë 15,6 milion euro, tani më janë gjetur mjete nga buxheti i shtetit, kurse për rritjen e pagave të sektorëve publike nuk ka para të mjaftueshme aq sa kërkohet. Nga Ministria e Financave nuk tregojnë nga cila dispozitë e buxhetit të këtij viti u ndanë mjetet që 1060 funksionarëve të shtetit ua rritën pagat për 78%. Ministri Fatmir Besimi, tregoi se paga e tij është rritur për 890€ që tani pagën bazë e ka 2.050 euro. Por thotë se po tu rritën të gjithë të punësuarëve në…
MËSUESJA PËRGËNJESHTON, DREJTORI KËRKON E VËRTETA TË DEL NË SHESH E dërgoi në shkollë për të mësuar, por u kthye i lënduar. Kjo pasi, sipas Sinan Ibishit, mësuesja ka sulmuar fizikisht djalin e tij 11 vjeçar, njofton KlanM. Ai pretendon se kujdestarja e klasës nga shkolla “Sande Shterjovski Pashin” në Kërçovë ka rahur fëmijun e tij duke i shkaktuar lëndim te syri. “Është i dëmtuar te syri. E kam të gjithë dokumentacionin prej te spitali. Isha edhe në polici e panë se syrin e ka të dëmtuar. Tash duhet të vi në Shkup. Ndoshta duhet sërish ta bëjë operacion. Është…
“NUK JEMI NË DIJENI SE KUSH DHE ÇFARË DËSHIRON TË NDËRTOJË” Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona ndaj të cilëve është ngritur procedura për veprën penale uzurpim i patundshmërive, njofton KlanM. Drejtori organizativ i Poliklinikës “Bit Pazar”, duke u prononcuar për këtë rast, për Klan Maqedoni tha se në nivel drejtorie nuk ta planifikuar të ndërtohet parkingu. “Në lidhje me këtë rast, ne si drejtori as nuk kemi planifikuar parking dhe nuk kemi dijeni për rastin në fjalë se kush dhe…
Kryetarja e ish- Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, ish-kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski dhe biznesmeni Sead Koçan mbeten në burg, pasi presidenti Stevo Pendarovski ua refuzoi kërkesën për falje. Vendimet pritet të nënshkruhen këto ditë, kështu që për momentin bien në ujë tentativat e tre të dënuarve për të shkurtuar dënimin me burg. Kërkesat kanë kaluar të gjitha filtrat ligjorë brenda sistemit të burgjeve dhe më pas javët e fundit janë shqyrtuar nga Komisioni i Presidentit për Faljen, që është organ këshillor. Ai ia dorëzon atë listë propozimesh Presidentit, i cili ka fjalën e fundit. Nga Zyra…
Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Eurodrejtësisë do të intensifikohet dhe thellohet në periudhën në vijim. Ministri i Drejtësisl, Krenar Lloga i cili është për vizitë pune në Hagë, realizoi takim bilateral me Kryetarin e Eurodrejtësisë, Ladisllav Hamran. Siç kumtoi Minsitria e Drejtësisë, Hamran theksoi kënaqësinë për praninë e Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, në Konferencën që shënon fillimin e Projektit për Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin e tij për përmbushjen e detyrimeve që do të kontribuojnë në shfrytëzimin e mbështetjes së ofruar nga EUROPRAVDA në drejtim të caktimit të një prokurori ndërlidhës nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Hagë,…
Në Shqipëri mbahen sot (14 maj) zgjedhjet lokalet ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë. Sipas orarit zyrtar, në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet në 61 bashkitë e vendit, proces i cili do të mbyllet në orën 19:00. Në të gjithë vendin janë 5213 qendra votimi ku me vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është shtuar një qendër e posaçme në burgun e Tepelenës ndërsa ditën premte, datë 12.05.2023, me vendim Gjykate është shtuar një Qendër Votimi e Posaçme në burgun e Belsh. 3,650,550 qytetarë me të…

