Author: Jeta almakos

Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit dhe të Prespës është rritur për dy centimetra, kurse niveli i liqenit të Ohrit është më i lartë për një centimetër krahasuar me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Enti Hidrometeorologjik. Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është 1.91 metra më i lartë se mesatarja në muajin maj, ndërsa nivelet e liqenit të Prespës dhe Ohrit janë më të ulëta se mesatarja, për 1.97 metra në Prespë dhe 23 në Liqenin e Ohrit. Niveli i ujit pothuajse në të gjithë lumenjtë e vendit është më i…

Lexo më Shumë

Kishin prishur rrethojën e oborrit të Poliklinikës së Bit Pazarit dhe kishin filluar me punime për ndërtim… Por punimet e tyre i ndërpreu policia. Dy persona përfunduan nën pranga ndërsa u sekuestrua edhe makina ndërtimore me të cilën ishte rrënuar rrethoja. Për Ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski ky rast është uzurpim i pronës. Ai tha se askush nuk lejohet të cenojë pronësinë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pronë private ose shtetërore. “Ka një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë pas orës 19.  Do të thosha është një tentim për uzurpim dhe ndërtim. Askush nuk mund ta cenon pronësinë pavarësisht nëse…

Lexo më Shumë

Shoqata “Man and Mountain”, administrata e Komunës së Gostivarit, ndërmarrjet publike, shkollat e mesme komunale dhe Kryqi i Kuq i Gostivarit, organizuan së bashku aktivitetin ekologjik “Pastrim gjeneral në fundjavë”. Mbeturinat e grumbulluara gjatë aksionit do të menaxhohen nga ndërmarrjet komunale dhe të njëjtat do të selektohen dhe riciklohen në mënyrë adekuate. Ky aksion kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes mbi higjenën publike dhe mbeturinat të hidhen atje ku e kanë vendin e tyre. Gjithashtu në kuadër të aksionit, mbollëm edhe disa pemë dekorative. Komuna e Gostivarit është një nga komunat e cila në vazhdimësi kujdeset për ambient të pastër,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri  për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot ka vizituar  komunën e Krushevës, ku nga atj tha se Krusheva është një destinacion i njohur turistik për adhuruesit e adrenalinës dhe turizmit alternativ si nga vendi ashtu edhe nga jashtë. Bytyqi së bashku me kryetarin e komunës Tome Hristoski analizuan punën e bërë nga programi për mbështetjen e konkurrueshmërisë lokale dhe rajonale në turizëm,  i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. FATMIR BYTYQI,ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Me kënaqësi dëgjoj se projekti i realizuar për rindërtimin e sallës sportive me rreth 45 milionë denarë, i siguruar nga…

Lexo më Shumë

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Eskobar, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në anën e shtetit për ta luftuar korrupsionin dhe për ta vënë në zbatim sundimin e ligjit. Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Eskobar thotë se shqetësim mbetet humbja e kohës. Ai pret mbështetjen e të gjitha partive politike përfshi edhe opozitën maqedonase që të përkrah rrugën euroatlantike të vendit. “Shqetësimi ynë më i madh është se po humbim kohë. Nuk presim nga opozita ta përkrah kryeministrin. Atë që dua ta dëgjoj nga opozita është përkushtimi në rrugën euro-atlantike dhe kjo përfshin shqyrtimin e mundësisë…

Lexo më Shumë

Paraqitjet dhe kërcënimet nga ana e nxënësve në shkollat ​​tona janë refleksion i ngjarjeve në fqinjësinë tonë. Bëhet fjalë për sjellje të pakujdesshme të një fëmije që hëpërhë shkakton reagime, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai sot duke komentuar mesazhet kërcënuese të nxënësve në shkollat ​​tona tha se për çdo rast veprohet. Informoi se për momentin nuk kanë konstatuar seriozitet në porositë, por se në mënyrë preventive veprohet dhe ndërmerren masat e nevojshme për secilin rast. “Për çdo rast që është evidentuar për secilin reagohet, veprohet me shërbimet sociale, më drejtorinë e shkollës, prindërit njëkohësisht dhe nuk…

Lexo më Shumë

Pikat e dhënies së kredive të shpejta kanë mbirë si kërpudha kohëve të fundit në vend. Në disa pika që vizituam në kryeqytet, na ofruan deri në 20 mijë denarë si kredi fillestare që në tri rata të kthehen rreth 26 mijë. Kurse kredia më e lartë ishte 150 mijë denarë, që për 6 rata do të duhet të ktheheshin 230 mijë denarë ose 80 mijë më shumë. Qytetarët thonë se kjo është fajde e legjitimuar nga shteti, që rrjepin nga xhepat kategoritë skamnore. “Dashtë Zoti të fitojmë vetë e mos të kemi nevojë për kreditë, por duhet të punosh…

Lexo më Shumë

Kryetari i Nderit dhe drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, paralajmëron daljen e tij nga koalicioni qeverisës nëse nuk pranohet iniciativa e partisë për dëmshpërblimin e drejtë të pesëmbëdhjetë familjeve të “branitellave”, si dhe të tridhjetë invalidëve të luftës që nga viti 2001. “Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer dhe të revoltuar nga deputetët e LSDM-së të cilët para disa ditësh votuan kundër propozim-ligjit për plotësimin e ligjit për “branitellat”. LSDM-ja ka mundësi ta korrigjojë këtë padrejtësi të madhe që ua bëri “branitellave” të Maqedonisë që nga viti 2001 duke marrë një vendim qeverie. Prandaj, në konferencën e sotme…

Lexo më Shumë

Në 19 lokacione në Shkup prej sot në dispozicion të qytetarëve, por edhe të turistëve do të jenë 500 trotinet elektrik. Menaxheri i këtij projekti, Visar Durak, tha se një minutë për shfrytëzimin e trotinetit do të kushtojë 9 denarë, apo 540 denarë për një orë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingjet”, u bëri apel qytetarëve që të mos i dëmtojnë të njëjtë. Kur qytetarët të shkarkojnë programin do të mund të lexojnë edhe rregullat që duhet të respektojnë. Promovimi i këtij projekti vjen në një kohë kur tashmë për disa muaj qyteti është në kaos me transportin publik, pas tërheqjes…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar, ndërsa çmimet po rriteshin në mënyrë të pandalshme dhe qytetarët po përpiqeshin të përballonin jetesën e shtrenjtë, për shkak të të cilave qeveria po planifikonte masa si kufizimi i marzheve, zinxhirët e mëdhenj të marketeve arritën të fitojnë edhe në këtë vit të vështirë, sipas analiza të “Money” bazuar në të dhënat e platformës BusinessMreja.mk. Të gjitha marketet që kanë qenë nën hulumitm dhe janë më të njohurit ndër konsumatorët, kanë pasur fitime të reduktuara (me përjashtim të një zinxhiri të shitjes me pakicë), por fakti është se në tetë zinxhirët e mëdhenj ku qytetarët kanë lënë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar tre shtetas maqedonas, të cilët, sipas saj, kanë marrë pjesë aktive në luftën në Siri, si “pjesëtarë të organizatës militante Shteti Islamik (ISIL)”. Siç thuhet në njoftim, tre të arrestuarit “kanë qenë objekt i interesimit të shërbimeve të sigurisë në periudhën e kaluar” dhe janë arrestuar në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit. Njoftohet se dy persona u arrestuan në Maqedoninë e Veriut dhe një në Francë, sipas një urdhër-arresti maqedonas, si rezultat i bashkëpunimit të MPB-së dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB) me autoritetet franceze. Sipas…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe sot kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Kovaçevski për shkak se, siç thotë ai, po e fundos Maqedoninë. “Dorëheqje e gjithë qeveria. Pranuar pozitë që nuk mund ta mbani. Nuk kishin guxim për debat për marrëveshjen për Korridorin 8 dhe 10-D, kini pak guxim dhe nënshkruani dorëheqjen tuaj”, u shpreh Mickoski. Mickoski thotë se asnjë dorëheqje nuk do të thotë edhe ikje nga përgjegjësia që vijon. “Do të mbani përgjegjësi për çdo denar dhe do t’u hetojë drejtësia deri sa ta ktheni derin e fundit”, tha Mickoski.

Lexo më Shumë