Policia dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar akoma janë duke punuar në zbulimin e strukturës e cila dyshohet të jetë e përfshirë në hapjen e tunelit brenda burgut të sigurisë së lartë në Idrizovë të Shkupit. Skemat e arratisjes, periudha e punimeve të kryera dhe të dënuarit e përfshirë janë shtyllat mbi të cilat bazohet pista e hetimeve. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ka zhvilluar disa biseda informative, por jozyrtarisht mësohet se hetimi në këtë fazë akoma është në stadin e njohurive që dikush mund t’i ketë. Në skemën e organit të akuzës përfshihen strukturat udhëheqëse…
Author: Jeta almakos
Rritja e fundit e çmimeve të banesave i bën blerësit të mendojnë dy herë për blerjen e një apartamenti të ri. Por ata ende i investojnë paratë në pasuri të paluajtshme dhe jo në bankë. Rreth 5000 apartamente të reja ndërtohen çdo vit në vend, ndërsa një e treta e atyre tashmë të ndërtuara janë bosh. Çmimet e apartamenteve u ngritën “deri në tavan”, ndërkohë që në vend çdo i treti apartament është bosh dhe çdo vit ndërtohen mesatarisht rreth 5.000 apartamente të reja. Së pari pandemia dhe më pas pushtimi ushtarak rus në Ukrainë sollën inflacion të lartë, ndaj…
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata 163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur. Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve. “Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave…
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, iftarin e parë të tij për këtë vit ka bërë në familjen Mamuti nga Shkupi. Prej aty, presidenti Pendarovski u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar në këtë muaj Ramazani, si dhe ditët e agjërimit t’i kalojnë në paqe, mirëqenie dhe falje. “Në muajin më të ndritshëm në Islam, i cili feston pastrimin shpirtëror dhe fizik, të gjithë besimtarëve të besimit islam iu uroj që të ndriçojnë agjërimet e Ramazanit dhe t’i kalojnë ditët e agjërimit në paqe, mirëqenie dhe falje. Falënderoj familjen Mamuti për pritjen e ngrohtë dhe…
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, në kuadër të vizitës së saj në vend, ka realizuar takim edhe me një delegacion të VMRO-DPMNE-së të kryesuar nga kreu i kësaj partie Hristijan Mickovski. Sipas një njoftimi të kësaj partie Mickoski në takim ka theksuar se “nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar dhe se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat të marrë nga qytetarët për të marrë pjesë në një proces të tillë. Ne kemi nevojë për reforma reale dhe progres në rrugën drejt BE-së, e jo përkushtim deklarativ siç po bën qeveria”, thuhet në njoftimin e…
Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup lidhur me rastin “Tortura” dhe vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup. Në njoftimin e Gjykata së Apelit Shkup thuhet se pas konsultimeve dhe votimit të mbajtur më 07.02.2023, ka marrë vendim me të cilën refuzohet ankesa e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe vërtetohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup. Siç informojnë nga Gjykata e Apelit, Këshilli ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë është i qartë, i kuptueshëm, i përshtatshëm për shqyrtim dhe nuk përmban shkelje të theksuara të dispozitave të…
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Manastirin, pasi që një vajzë 6 vjeçe nga fshati Kramari i kësaj komune ka ndërruarjetë mbrëmë në Repartin e Pediatrisë në Klinikën spitalore të Manastirit. Familjarët theksuan se fëmija i tyre ishte me simptoma të grupit, plogështi, temperaturë të lartë dhe diarre dhe se ata menjëherë e kanë dërguar në spital, dhe gjatë kohës që po merrte një infuzion ajo ka ndërruar jetë, përcjell INA. Prindërit e saj dyshojnë se fëmija i tyre nuk është trajtuar si duhet. Drejtori i spitalit, Aleksandar Obednikovski tha se po kryhet obduksioni dhe se do të bëhen të…
Si çdo vit në javën e fundit të marsit përfundon llogaritja e orës dimërore, akrepat e së cilës do shkojnë për 60 minuta përpara. Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme mori vendim që të dielën (26 mars) akrepat e orës të lëvizin për një orë përpara, gjegjësisht në orën 02:00 akrepat e orës do të zhvendosen në ora 03:00.
Dyzet e katër vjeçari N.P. nga Shkupi, dje në SPB Shkup, ka raportuar se me datë 18.03.2023 rreth orës 16:30, bashkëshortja i ka thënë se vajza e tyre e mitur kishte lëndime në zonën rreth veshëve, të cilat ia kishte shkaktuar E. S. (36) – defektolog nga Shkupi, të cilën e kanë punësuar privatisht për t’i dhënë mësim vajzës së tyre, transmeton 360 Gradë. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se me të është zhvilluar bisedë zyrtare në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Një 41 vjeçar nga Gostivari është arrestuar sonte pas një aksioni të policisë e me urdhër të gjykatës, informaon Klan Macedonia. “Zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot (21-mars) rreth orës 17:00 kanë privuar nga liria 43-vjeçarin K.D. nga Gostivari pasi që gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në Gostivar i është gjetur kokainë dhe një peshore dixhitale, i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet kallëzim përkatës në bazë të nenit 215…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot emëroi si u.d drejtor të Fondit Pensional dhe Invalidor, Arsim Hasanin. “Qeveria ka dhënë pëlqimin e saj me Vendimin e datës 17.03.2023 të Bordit Drejtues të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, me të cilin Arsim Hasani u emërua ushtrues detyre i drejtorit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut”, informon shërbimi për informin i Qeverisë. Arsim Hasani është kryetar i degës së ASH në Kumanovë. Ai vite më parë ka qenë aktivist politik dhe në një periudhë ka qenë Drejtor i Agjencisë së Emigracionit të…
Në Maqedoninë e Veriut në bazë të statistikave të muajit janar, rroga mesatare neto ka arritur në 33 943 denarë, ndërsa ajo bruto është 50 387 denarë, transmeton Portalb.mk. “Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Transporti dhe magazinimi (23.4%), Ndërtimtaria (20.9%) dhe Informimi dhe komunikimi (17.3%)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Enti sqaroi që në krahasim me janarin e vitit të kaluar, rritja është për 13.2 %, ndërsa në krahasim me muajin paraprak është regjistruar ulje te ndërtimtaria (5.1 %), industria përpunuese (5 %) dhe tregtia…

