Author: Jeta almakos

Për më pak se dy vite mandat, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska ka ndërruar më shumë se 20 drejtorë të ndërmarrjeve dhe drejtorive në kompetencë të kryeqytetit. Ca prej tyre ia prishën qejfin kryetares për shkak se ajo dyshonte se ishin të përfshinë në korrupsion, një pjesë ishin „viktima” të përplasjeve politike ndërsa tjerët dhanë vetë dorëheqje, pasi konsideruan që nuk iu ecë komunikimi me të parën e qytetit. Parkingu i Qytetit aktualisht është në pritje të drejtorit të 4 pasi drejtori aktual, Kërste Petrevski nga sot do të udhëheqë me një drejtori tjetër. Më herët, në krye…

Lexo më Shumë

Sëmundja infektive akute më e shpeshtë e regjistruar është lija e dhenve, me gjithsej 700 raste të regjistruara që përbëjnë 78.7% të numrit të përgjithshëm të sëmurëve në muaj, dhe futet në grupin e dhjetë sëmundjeve infektive më të shpeshta për këtë muaj duke zënë 79.2% Derisa në nëntor kishte vetëm 202 raste të raportuara të gripit, gjatë muajit shkurt në Maqedoninë e Veriut ky numër arriti në 3.087 raste të raportuara. Këtë e ka bërë të ditur raporti i Departamentit për Sëmundje Infektive në Institutin e Shëndetit Publik i cili iu referohet sëmundjeve akute infektive, dhe që sipas të…

Lexo më Shumë

Me 1200 diagnostifikime brenda një viti, Maqedonia shënon shifra dyfish më të larta me gra të prekura nga kanceri i gjirit në rajon. Pothuajse një e treta e pacientëve kanë përfundim fatal. Në mungesë të mamografive dhe të kontrolleve të rregullta, shifrat janë rritur frikshëm vitin e kaluar. Bashkë me to edhe spostimi i kufirit të moshës, që çdo vit e më shumë prek edhe 20 vjeçaret. Ndërsa statistikat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) treguan se vitin e kaluar ka pasur një numër më të madh të të sëmurëve të rinj, 168 pacientë të moshës 20 deri në…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev në intervistën për TV24 sqaroi vizitën te vari i Enver Hoxhës duke theksuar se qëllimi i partisë është tërheqja e shqiptarëve që kanë vetëm onfertë të djathtë. Duke sqaruar vizitën e tij, Apasiev mes tjerash tha se diktatori Enver Hoxha është shqiptari më i njohur dhe ka modernizuar Shqipërinë në kohën e tij, dhe për këtë, Apasiev thotë se meriton mirënjohje. “Vizita ishte ideologjike. Të gjita partitë politike në Maqedoni, duke nisur nga BDI, shkojnë drejt të së djathtës, të gjithë u ofrojnë shqiptarëve politikë djathtiste. Ne shtrijmë droën ndaj të rinjve shqiptarë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me ndryshimet ligjore për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D në Ligjin për Marrëdhënie Pune mundësohet që paratë të mbesin në shtetin tonë dhe autostradat të ndërtohen më shpejtë. Kovaçevski tha se u mbetet deputetëve të vendosin për çështjen në fjalë, respektivisht për zgjatjen e orarit të punës për punëtorët e këtij projekti. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Këtu bëhet fjalë për ndryshim ligjor që ka të bëjë vetëm me projekte të tilla me interes kombëtarë. Qëllimi është që në bazë vullnetare, punëtorë që do të dojë të punojë më tepër se sa është e shkruar me…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka paralajmëruar që përkatësia etnike do të jetë edhe në certifikatat e lindjme si dhe ndryshime në ligjin për personat e paevidentuar në librat amë. Kjo zgjidhje sipas tij, vjen pas takimit që pati në ditët e para të detyrës me Qenan Aliun, ish kryetar i Zhelinës dhe analist i njohur politik, i cili e ka iniciuar këtë çeshtje. “Së shpejti do të vendosim udhëzim që përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes dhe kjo të shërbejë edhe si dokument shtesë për mos keqpërdorim gjatë punësimeve. Kemi patur takime edhe me drejtorin e librave…

Lexo më Shumë

Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev me një delegacion partiak ka vizituar sot Tiranën ku ka bërë homazhe tek varri i ish liderit komunist shqiptar, Enver Hoxha, përcjell KlanM. “I majtë i përkushtuar dhe antirevizionist, Hoxha është themeluesi i shtetit modern shqiptar dhe sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë u quajt Partia e Punës), e cila u themelua me mbështetjen e Jugosllavisë dhe sovjetikëve. Ky student francez u bë simboli i rezistencës antifashiste të fqinjëve tanë kundër pushtimit italian, duke vepruar si komisar politik i Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Shqipërisë”, thuhet në kumtesën e…

Lexo më Shumë

Kjo është përsëri një gjimnastikë politike, një ditë i ngrijnë çmimet, ndërsa  të nesërmen i shkrijnë. Kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, duke komentuar vendimet e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve. Sipas Mickoskit, ngrirja e çmimeve si masë për luftimin e inflacionit është masë antiekonomike, antiteorike dhe  antipraktike. HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE “Ata mendojnë se po të bëjnë konferenca të përditshme për shtyp duke ngrirë çmimet, do të luftonin  inflacionit, por nuk funksionon kështu. Sot ngrijnë çmimet, nesër i shkrijnë dhe përderisa vazhdojnë me këtë lloj gjimnastike politike, do të goditen në kokë. Shporta…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për rastin “Llaskarc” është shtyrë për më 20 prill të vitit 2023. Rasti ende është në procedurë të dëshmive dhe në seancën e sotme duhej të vazhdojë me marrjen në pyetje të ekspertit të katërt i cili ka punuar për superekspertizën, por mëngjesin e sotëm është marrë njoftimi se një nga anëtarët e këshillit gjykues është në trajtim spitalor.  Për arsyen e shtyrjes së seancës së sotme, mediat u informuan në mënyrë shtesë nga Zyra për Marrëdhënie me Opinionin e Gjykatës Penale. Procesin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Darko Jakimovski.…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar LLoga kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti. Në raport mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Lloga ka potencuar shqetësimin e tij për mos…

Lexo më Shumë

Në një aksident që ndodhi të dielën në Mbrëmje në Itali kanë humbur jetën tre shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas italian. Tragjedia ndodhi në Ponte Verde në Nizza Monferrato (Asti), në rrugën provinciale. Përplasja shumë e fortë e automjeteve kokë më kokë ka sjellë vdekjen e menjëhershme të një të riu nga Asti dhe tre të rinjve nga Maqedonia e Veriut. 23-vjeçari nga Asti ishte i vetëm në makinën e tij, ndërsa 3 shtetasit nga Maqedonia e Veriut, rezidentë në zonë ndodheshin në mjetin tjetër. Aksidenti ndodhi pak pas orës 22:00, ndërsa forca e përplasjes së automjeteve…

Lexo më Shumë

Drejtori i spitalit klinik të Manastirit, Aleksandar Obednikovski, pritet të jep dorëheqje nga posti i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dorëheqja vjen pas vdekjes së një foshnje të porsalinduri dje. Obednikovski për “Nezavisen” ka konfirmuar shkurt se nesër edhe zyrtarisht do të japë dorëheqje nga pozita e drejtorit për arsye morale. “Nesër do të dorëzoj dorëheqjen time si drejtor i Spitalit klinik të Manastirit. Do të jetë zyrtare dhe për arsye morale”, na tha doktor Obednikovski. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, pas njoftimin për vdekjen e foshnjës në spitalin e Manastirit, tha se nesër do të dërgohet Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe…

Lexo më Shumë