Për mbi 1000 funksionarë të zgjedhur dhe emëruar pagat janë rritur, ndërsa për sektorin publik kjo rritje do të presë. Së fundmi, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi një dispozitë të ligjit të pagave për koeficientët e pagave që mundësoi që zyrtarët të rrisin pagat e tyre deri në 78 për qind. Sipas përllogaritjeve për rritjen e pagave të funksionarë ve nevojiten mbi 15 milionë euro në vit.
Të pakënaqur me pagat janë shprehur punonjësit në më shumë dikasterë si Drejtoria për të Ardhura Publike, Ministria e Kulturës, Shëndetësisë.
Nga Banka Popullore udhëzojnë për kujdes me rritjen eventuale të pagave në sektorin publik, që mund të ketë ndikim në inflacionin dhe deficitin në buxhet apo dallimit midis të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhet. “Nëse parashihen rritje të caktuara që mund të nënkuptojnë nxitje të konsumit publik dhe eventualisht edhe presion mbi nivelin e çmimeve, kjo duhet trajtuar me kujdes”, thotë guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska.