Këtë janë, në emisionin Kojshia Show për temë kishte se si u përshtat feja islame me traditat shqiptare, ku mysafirë ishin, historiani i njohur Hakif Bajrami dhe imami nga Shipoli i Mitrovicës, Fatmir Latifaj. Historiani Hakif Bajrami në këtë emision bëri një deklaratë interesante. Ai tha se është shqiptar 400 kilometra, e tek pastaj është mysliman. Hoxha Fatmir Latifaj ia ktheu duke i thënë se 400 kilometra prej këtu ndodhet Beogradi. Pas këtyre fjalëve të hoxhës pasi një debat në studio. Ndiqeni minutën 21:00 të emisionit për ta parë këtë moment.
Author: Jeta almakos
Rrjetet sociale tashme janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Por jo rrallë, është trajtuar çështja nëse këto rrjete janë me të vërtetë sociale apo asociale, sepse ato shpesh here po keqpërdoren, si për denigrim, bullizëm e fryje. Duke folur për rastin në gjinekologjinë e Tetovës sociologu Hasan Jashari tha se rrjetet sociale do të ishte më mirë të përdoren për të dëshmuar kushtet e këqija të spitalit. “Ne vazhdimisht duhet ta shohim aspektin zhvillimor, si ti zhvillojmë perspektivat qytetare, shënim kritik për mbrojtjen e ambientit jetësor. Do të ishte mirë se si t’i japin një pamje, si mund ta…
Televizioni Alsat ka siguruar listën e plotë të personave të dënuar të cilët kërkojnë falje vjetore nga presidenti. Në mesin e emrave që spikasin janë ish prokurorja speciale, Katica Janeva e dënuar me 7 vjet burg për shpërdorim me detyrën zyrtare, Vlladimir Pançevski ish kryetar i Gjykatës Penale i dënuar me 3,5 vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe biznes Sead Koçan i dënuar me 4,8 vjet për dëmtim të buxhetit të shtetit. Sipas burimeve, ministri i Drejtësisë ka dhënë mendim negativ për të gjitha propozimet, ndërsa tani procesi ndodhet në fazën e shqyrtimit të kërkesave nga ana e…
“Dezinformatat dhe lajmet e rreme paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Maqedonisë së Veriut. Ato janë një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë polarizime, ndarje dhe konflikte në shoqëri”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Petrit Saraçini, drejtor i Institutit për Media dhe Analitikë në Shkup, i cili bën monitorimin e mediave të shkruara, elektronike dhe sociale, në përputhje me standardet profesionale. Saraçini thotë se dezinformatat që kanë marrë hov në Maqedoninë e Veriut burimin e kanë në Rusi dhe Kinë, por edhe në Serbi dhe kryesisht kanë të bëjnë me mbrojtjen e agresionit rus në Ukrainë, dhe paraqitjen…
Nga MPB bëjnë të ditur se policia ka arrestuar 45-vjeçarin R.G. nga Shkupi. Siç thuhet në njoftim, R.G është kërkuar me urdhërarrest në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit prej dy vjetëve për vepër penale të kryer “falsifikim i dokumentit” sipas nenit 378 të Kodit Penal.
Gjatë ditës së djeshme në Shkup është arrestuar një grua pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj të moshuar. “Me datë 15.04.2023 në ora 11:00, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë prvuar nga liria H.D.(43) nga Shkupi për shkak se ajo ka sulmuar fizikisht nënën e saj 73 vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Gjatë ditës së sotme në Strugë është arrestuar një 30-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se me dhunë e ka mbajtur një vajzë 19 vjeçe nga Ohri në një vikend shtëpizë në një fshat të Strugës. “Sot (16.04.2023) zyrtarët policorë të Strugës kanë privuar nga liria Zh.V.(30) për shkak të dyshimit se në orët e mbrëmjes të datës 15.04.2023 ka ndaluar në mënyrë të kundërligjshme një vajzë 19-vjeçare nga Ohri, të cilët njiheshin mes vete, në një vikend shtëpizë në një fshat të Strugës, në të cilën kishin hyrë me dhunë disa orë më parë”, thonë nga MPB.
Rasti i foshnjës 13-muajshe nga Shën Nikolla i cili u diagnostikua me fruth ka ngritur alarmin tek autoritetet shëndetësore. Shkalla e ulët e vaksinimit në 2020 dhe 2021 rrit rrezikun që lija të përhapet përsëri dhe komplikimet mund të jenë serioze te të pavaksinuarit. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se ekziston rreziku i një epidemie të fruthit. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë bën thirrje vazhdimisht te prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, shkruan REL. Nga Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive thonë se po e përcjellin me vëmendje situatën. “Komisioni, si organ këshillimor, ka dhënë rekomandime lidhur me ndjekjen e…
Brenda pesë ditësh u mblodhën të hollat për protezën e të riut Denis Selko, e cila kushton 12 mijë euro. Pas publikimit të lajmit në TV21 bamirësit nuk u kursyen për ta ndihmuar Denisin të cilin e goditi vetura, e si pasojë e kishte humbur këmbën. Aksionin për mbledhjen e të hollave e zhvilloi Shoqata “Bamirësit Strugë”. “Edhe pse është një shumë e madhe në raste të këtilla si kjo e Denisit një njeri punëtor, që vjen nga një familje punëtore që jeta e sfidoi në një mënyrë shumë të vështirë nuk ishte shumë e vështirë për tu mbledhur shuma…
Hoxhës nga Shqipërija, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur vet hoxha në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe dokumentacionin që i ka dorëzuar policia e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Qafthanë”. “Paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”, thuhet mes tjerash në dokumentin që policia i ka dhënë Ahmedit.
Pak pas mesnate autoritetet e rendit kanë arritur të arrestojnë një 31-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur një automjet në Lubin të Sarajit. Nga MPB bëjnë të ditur se automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit. “Më 15.04.2023, në ora 23:15, në rrugën “Brigada Kosovaro Maqedonase” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup e kanë privuar nga liria E.A. (31) nga Shkupi. Ai dyshon se më datë 14.04.2023 në ora 23:00 në fshatin Saraj ka marrë veturën e pasagjerëve “Skoda Felicia” me targa të Shkupit në pronësi të O.L.(51) nga fshati Lubin, komuna e Sarajit. Personi…
Rreth orës 22:30, në një ndër pjesët më të frekuentuara të lagjes, i vihet flaka veturës së Afrimi Rexhepit, komandantit në Burgun e Idrizovës, njofton KlanM. E kjo është ajo çka ka mbetur nga vetura e tij. Vetura është tërësisht e shkatërruar dhe nuk mund të riparohet. Rexhepi, sic percjell KlanM, është i mendimit se shkaktar për ndezjen e veturës së tij mund të jenë zënkat që ka pasur me të burgosurit. ”Unë kam pas mosmarrëveshje me disa të burgosur në Burgun e Idrizovës, për shkak se e kam kryer punën time me nderë dhe me profesionalizëm maksimal. Për ata…

