Author: Jeta almakos

Tri marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, që janë në kuadër të Procesit të Berlinit që sot i ratifikoi Kuvendi, janë të rëndësisë së jashtëzakonshme për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, publikoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. “Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së. Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE”, potencoi Osmani në publikimin e tij.…

Lexo më Shumë

Sot (19.04.2023) rreth orës 15:00 në rrugën lokale Prdejci – Smokvicë, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare, kanë vënë në pranga personin me inicialet N.R.(57) nga Shkupi. Gjatë kontrollit, në automjetin e tij, tip “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte vet ai, janë gjetur katër emigrantë nga Siria, njëri prej tyre i mitur. Shtetasi N.R. u shoqërua në stacion policor, ndërsa emigrantët janë vendosur në një qendër pranim-transferimi. Pas dokumentacionit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër personit N.R. do të bëhet kallëzim penal përkatës.

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Bashkisë së Shkupit dhe biznesmeni, Trifun Kostovski dyshon në ligjshmërinë e marrëveshjes që Qeveria e ka nënshkruar me “Bechtel & Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10. Ai tha se e njeh themeluesin e Enka-s, ndërsa për Bechtel-in ka rezerva. “Kam simpati sepse babai i asaj kompanie është miku im i njohur dhe qytetar nderi i Shkupit, prandaj shpresoj që djemtë e tij që sot e drejtojnë atë ndërmarrje të jenë të ndershëm. Bechtel nuk ka një reputacion të tillë, gjë që është më e dhimbshme për mua. Sipas Kostovskit, opnioni publik ka të drejtë më shumë…

Lexo më Shumë

Ish prokurorja e PSP-së, Katica Janeva edhe këtë vit ka shfrytëzuar fundjavë festash, si vitin e kaluar. Drejtori i burgut të “Idrizovës”, Zoran Jovanovski thotë se sipas rregullave, Janeva është kthyer në burg dhe se tashmë po i kryer obligimet e saj brenda qelisë. “Nuk e di saktësisht se kur doli, por veproi sipas asaj që i lejohej dhe u kthye në burg. Prej mëngjesit të sotëm ajo tashmë po i kryen detyrat që i ka aktualisht në burg. Ajo punon në bibliotekë, është bibliotekiste. Përdor fundjavat dhe del sa herë që e lejojnë rregullat, ne punojmë rreptësisht sipas Rregulloreve.…

Lexo më Shumë

GRKOVSKA: TË KRIJOJMË MEKANIZMA PËR TË PARANDALUAR KORRUPSIONIN Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, ka theksuar se lufta kundër korrupsionit dhe përforcimi i sundimit të së drejtës janë në fokus të procesit të zgjerimit të BE-së, kurse institucionet e vendit, Qeveria dhe parlamenti të jenë shembull në këtë aspekt. Megjithatë, siç njofton KlanM, BE-ja ka shumë vërrejtje. “Edhe pse shohim një progres në reformat që lidhen me sundimin e së drejtës, lufta kundër korrupsionit mbetet zhgënjyese. Në Raportin e KE-së ka rekomandime të qarta se cfarë duhet të bëhet dhe cilat janë prioritetet. Të gjithë i dijmë, por deri…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja kërkon që Marrëveshja mes shtetit dhe Behtel-Enkës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D të jetë e qasshme për deputetët me certifikatë sigurie. Në këtë mënyrë, ata kërkojnë të qartësojnë dyshimet që kanë, se marrëveshja përmban pjesë të dëmshme. “Kemi të drejtë të marrim dokumente që janë sekret shtetëror ose klasifikim më të ulët dhe kërkojmë që marrëveshja të na dorëzohet. Nuk duam që deputetët në Kuvend të votojnë për ndryshim të ligjeve të cilat kanë të bëjnë me marrëveshjen, kurse marrëveshja të mbahet fshehtësi. Sa më shumë që qeveria e mban marrëveshjen në fshehtësi, aq më të mëdha…

Lexo më Shumë

Dhjetëra policë të Burgut të Idrizovës në Shkup, si mëson jozyrtarisht Alsat kërkojnë pushime mjekësore ose dorëheqje nga vendi i punës, për shkak se ndjehen të pasigurt për veten dhe për familjarët e tyre. Disa nga policët siç bëhet e ditur në rrugë jozyrtare madje janë të kërcënuar dhe ndjehen të pambrojtur andaj nuk dëshirojnë të vazhdojnë me punë. Alsat kërkoi qëndrim nga drejtoria e burgut, por si drejtori Zoran Jovanovski ashtu edhe zëvendësdrejtori Femi Jonuzi nuk u përgjigjen thirrjeve për ankesat e vazhdueshme të policëve të burgjeve se ndjehen të rrezikuar. Drejtori i Sanksioneve Jovica Stojanoviq tha se nuk…

Lexo më Shumë

Ndryshimet e fundit në Spitalin klinik të Tetovës pas ndodhive atje kanë përfshirë edhe drejtorin organizativ ku n ëkëtë pozitë vjen përsëri një kuadër i BDI-së. Blerim Osmani, në pozitën e drejtorit organizativ në Spitalin klinik të Tetovës vjen pas një përvoje të gjatë në këtë subjekt politik. Ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin Kiril Pejçinoviq kurse studimet në drejtimin juridik në UT derisa në vitij 2017 ka mbaruar dhe studimet master. Në vitin 2013 punësohet në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ndërsa më pas kalon si jurist në Fondin për sigurim shëndetësorë derisa aktualisht është i…

Lexo më Shumë

Oda e Mjekëve javën e ardhshme do të vendosë se për sa kohë do t’i merret licenca anesteziologut nga Tetova i cili në platformën tik-tok ka hyrë drejtpërdrejtë në hapësirat ku ndodheshin gratë shtatzëna në Spitalin e Tetovës. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti gjasat janë që derisa do zgjasë procedura gjyqësore, atij do t’i merret licenca për 7 vjet ndërsa pas përfundimit të procesit gjyqësor, anesteziologut mund t’i merret licenca përjetësisht. “Në korniza ligjore, atij do t’i merret licenca për 7 vjet derisa përfundon procesi gjyqësor, e më pas mund që t’i merret përjetësisht licenca . Ajo çfarë mund…

Lexo më Shumë

Sot bëhen tetë ditë nga zhdukja e Astrit Ismailit nga banesa e tij në Shkup. Nga e hëna e javës së kaluar 26 vjeçari nga Gostivari nuk ka pasur kontakt me asnjë nga familjarët e tij, të cilët vazhdimisht kanë apeluar për ndihmë për gjetjen e të birit. Babai i tij, Fehin Ismaili i bën apel djalit të vet Astritit që nëse është shëndoshë e mirë, të kthehet në shtëpi, pavarësisht çfarë i ka ndodhur apo nëse ai mund të ketë gabuar diçka. Babai nuk dyshon se djali i tij të ketë pasur ndonjë problem me dikë. Thotë se në…

Lexo më Shumë

Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Kroacisë, në vitin 2022 më së shumti leje pune u janë dhënë qytetarëve të BeH-së, pasuar nga Serbia, Nepali, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Kroacia po bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës për qytetarët e rajonit, veçanërisht për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të cilët në një numër të madh kompensojnë mungesën e fuqisë punëtore vendase në disa fusha kyç të ekonomisë kroate, kryesisht në turizëm, hotelieri dhe ndërtimtari. Përderisa qytetarët kroatë, pas hyrjes në Bashkimin Evropian (BE), që nga viti 2013, emigrojnë masivisht…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot kishte takim me zv.ministrin për Çështje Evropiane të Suedisë, Christian Danielson dhe drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Torbjorn Solstorm. Në takim u bisedua për problemet aktuale me të cilat ballafaqohet Maqedonisë, ndërsa kreu i VMRO-DPMNE-së theksoi se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar. Nga VMRO-DPMNE njoftojnë se Mickoski në takim ka potencuar se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat nga qytetarët për të marrë pjesë në një proces të tillë. “VMRO-DPMNE angazhohet që Maqedonia të jetë anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian. Maqedonia duhet të jetë pjesë…

Lexo më Shumë