Mësimdhënësit do të ngelën pa punë, nëse do të bashkohen shumë lëndë në “Histori dhe Shoqëri”. Kështu kanë reaguar nga Sindikata e Pavarur e Arsimit. Me konceptin e Ministrisë së Arsimit prej vitit 2021, lëndët “histori, edukata qytetare dhe gjeografi” shkrihen në “Histori dhe Shoqëri”. SINDIKATA E PAVARUR E ARSIMIT “Bëhet fjalë për konceptin që u fut në vitin 2021 dhe që filloi me nxënësit e atëhershëm të klasës së parë dhe të katërt, pastaj kishte risi në program kur ata nxënës arritën në klasën e dytë dhe të pestë dhe në vjeshtë duhet t’i mbulojë kur janë në klasën…
Author: Jeta almakos
Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska sot deklaroi se dhurimi i pajisjeve ushtarake për Ukrainën është bërë për mbrojtjen e Ukrainës dhe jo për të mbështetur luftën. “Situata në Ukrainë nuk lë askënd indiferent. E kam vizituar Ukrainën një herë dhe ndoshta ndajmë të njëjtat përshtypje, që është tmerri i fotove atje. Pozicionet e Maqedonisë së Veriut ka qenë shumë e qartë që nga fillimi i krizës – përveç dënimit politik dhe mbështetjes politike për Ukrainën, vendi ynë deri më tani ka marrë tetë vendime për dhurimin e pajisjeve dhe armatimeve ushtarake, me të cilat kemi besuar…
Infrastruktura e Postës nacionale do të përdoret për ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarët në 333 lokacione në vend. “Një pikë për shërbime” aktuale, e cila funksionon vetëm në pesë lokacione (Shkup, Kumanovë, Manastir, Ohër dhe Tetovë) do të zgjerohet në të gjithë vendin, duke shfrytëzuar kapacitetet hapësinore dhe kuadrovike të Postës. Pas gjashtë muajsh është planifikuar që në filialet e Postës të ketë një afishe me informacione për qytetarët se në dispozicion të tyre janë shërbime nga administrata. “Një pikë për shërbime ” në fakt shërben shumë pak procese. Ne bëmë një analizë. Së bashku me SHA Posta, do…
Anestezistit Valton Dervishi zyrtarisht do t’i merret licenca për shkak shkeljes etike të punës, njoftojnë nga Oda e mjekëve. “Gjykata e nderit pranë dhomës së mjekëve të Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka sjell vendim që përkohësisht t’i merret licenca të punësuarit DR Valton Dervishi, specialist-anesteziolog i punësuar në Spitalin klinik të Tetovës. Licenca për punë i merret për 7 vjet.”- thanë nga Dhoma e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut. Por ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, tha se ka gjasa që anestezistit në fjalë t’i merret licenca përgjithmonë. “Oda e Mjekëve sot mban një mbledhje, kështu që licenca…
Nisma “Ballkani i Hapur” deri më tani ka mundësuar eksportin apo importin e produkteve ushqimore mes vendeve-anëtare që të ulet deri në 50 për qind, shpenzimet e drejtpërdejta për tatime dhe taksa janë zvogëluar deri në 80 për qind, që ka rezultuar me rritje të shkëmbmit tregtar në rajonin e Ballkanit të Hapur për pothuajse 30 për qind, tregoi sot hulumtimit i Odave ekonomike amerikane (AmCham) në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri. “Nisma Ballkani i Hapur paraqet mundësi të shkëlqyer për liberalizimin e rrjedhave kapitale, sepse do ta bëjë rajonin më atraktiv për investime të reja, si dhe për…
Edhe pse janë votuar ndryshime ligjore, ecën ngadalë furnizimi i ilaçit “Trikafta”. Ministri i Shëndetësisël, Fatmir Mexhiti thotë se problemin e ka trashëguar dhe se pasi që ai është në këtë funkson në dy muaj e kaluar, i cili më parë nuk ka ekzistuar. Nuk precizoi kur më së voni do të arrinte “Trikafta” dhe për pacientët e tjerë që e presin, ndërsa në thënien se Asociacioni për fibrozë cistike paralajmëroi edhe protesta, u përgjigj se “nuk varet gjithçka nga ne”. “Ka procedura dhe tendera ligjore dhe nuk mund të paragjykoj me një afat ligjor. Është gjithashtu mosmirënjohje. Ne duam…
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Azir Aliu beson se me zgjidhjet ligjore, në të cilat punohet, do të tejkalohet problemi me punësimet sipas çelësit partiak dhe kombëtar në shtet, si dhe keqpërdorimet në sistemin për fitimin e vendit të punës. Në brifing me mediumet, Aliu sot porositi se duhet të ketë indikatorë të qartë në sistemin e kualifikimeve, diturisë dhe meritave (MERIT) për punësim dhe avancim në administratën publike. “Besoj se zgjidhja do të dalë nga ligjet, e një prej tyre është merit sistemi për punësim dhe avancim në sektorin publik. Duhet të ketë indikatorë të qartë, ku me…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndjek me vëmendje zhvillimin e situatës në Republikën e Sudanit. Sipas informacioneve të deritanishme të marra nga Ambasada jonë në Kajro, si Përfaqësi diplomatiko-konsullore kompetente për Sudanin, për momentin nuk ka shtetas tanë me banim në këtë vend, dhe në të njëjtën kohë që nga fillimi i tensioneve në vend, nuk është regjistruar asnjë thirrje nga qytetarët tanë që kanë nevojë për ndihmë. Me këtë rast, apelojmë nëse ka shtetas tanë që ndodhen në territorin e Sudanit të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro…
Është zbuluar grupi nga Irani dhe Rusia, të cilët kanë bërë denoncime të rreme për bomba në Maqedoni, janë duke u shqyrtuar materialet që do të pasojë me ngritjen e kallëzimit penal, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Spasovski theksoi se më shumë detaje rreth grupit, se si është lokalizuar dhe kujt i ka dërguar kërcënime me bombë, do të japin pas përfundimit të hetimeve. “Ne kemi zbuluar një grup. Për momentin po punohet për ekspertizën e materialeve dhe vërtetimin e provave në mënyrë që të bëhet kallëzim penal. Në këtë mënyrë një pjesë e atij aktiviteti…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në “REK Bitola”, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, me drejtorin e përgjithshëm të EMV-së Vasko Stefanov, udhëheqësinë e REK-ut, menaxherët, të punësuarit në kapacitetet energjetike, në prani të mediave shënuan përfundimin e sezonit të ngrohjes për këtë vit. Në këtë aktivitet u ndanë mirënjohjeje për të punësuarit që punuan në kushtet e krizës më të madhe globale energjetike, të cilën bota e kujton që pas Luftës së Dytë Botërore. “Sezoni i ngrohjes ka filluar më 15 tetor të vitit 2022, ju e mbani mend që në fillim të tij kishim një këshill sigurie në…
Dikutojnë nxënësit e shkollave të mesme të Shkupit Nxënëset e tre shkollave të mesme, “Arseni Jovkov”, shkolla e mesme Cvetan Dimov, dhe shkolla e mesme “Saraj”, prezantuan temat e tyre, ‘Bullizmi kibernetik’, ‘Ndikimi i rrjeteve sociale tek të rinjtë’, dhe ‘Diskriminimi në shkollë’. Një nga tre adoleshentë ka simptome të depresionit, kurse vajzat gjashtë herë janë më të prekur se djemtë. Të dhënat janë nga UNICEF-i duke shtuar se duhet domosdoshmërisht të intervenohet nga kompetentët. Temat sikurse “Bullizmi kibernetik” dhe “Ndikimi i rrjeteve sociale tek të rinjtë” bëri bashkë nxënës të shkollave të mesme të Shkupit. Në prononcimet e tyre,…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu të enjten do të qëndrojë për vizitë në Komunën e Tetovës. Fillimisht Osmani në mesditë do të zhvilloj takimi të përbashkët me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe më pas është paraparë deklarat e përbashkët për media. Së bashku me Kasamin sipas agjendës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitoj edhe disa lokacione atrakative në Tetovë.

