Author: Jeta almakos

Në Çair po ndërtohet mega-parku i cili do të shtrihet në sipërfaqen nga rruga “Brigada Maqedonase Kosovare” nga udhëkryqi me “Brigadën e Dytë Maqedonase” deri te udhëkryqi me “Xhon Kenedin” në sipërfaqe prej 30.000 metrash katrorë. Mega-parku që po ndërtohet si bashkëpunim ndërkomunal midis Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit do të ketë 500 pemë dhe fidanë të reja, rrjet të ri hidranti dhe sipërfaqe me bar, dy kënde të reja sportive, dy kënde të reja për fëmijë, dy parqe për kafshët shtëpiake. Është planifikuar edhe ndërtim i këndit për fitnes, 26 pushimore të reja, pajisje të re urbane,…

Lexo më Shumë

Për shkak të dyshimeve për korrupsion në shkallë të gjerë, Bashkimi Demokratik i Pavle Trajanovit kërkon moratorium në zbatimin e projektit për ndërtimin e autostradave të Korridoreve 8 dhe 10-d që do të ndërtohen nga “Bechtel dhe Enka” derisa kontrata të shpallet publikisht dhe deri në auditimin e aktiviteteve të deritanishme në lidhje me ndërtimin e korridoreve. “Bashkimi Demokratik këmbëngul që Revizioni i Shtetit të bëjë auditimin e aktiviteteve të mëparshme në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-e. Së pari, nëse kontrata e nënshkruar me ‘Bechtel dhe Enka’ është në përputhje me rregulloret ligjore pozitive të Maqedonisë. Së…

Lexo më Shumë

Një i burgosur i arratisur nga burgu i Strugës ka sulmuar një banor të Labunishtës, pëcjellë Klan M. “Më datë 21.04.2023, rreth orës 22:00, zyrtarët policorë kanë ndaluar P.I (29) nga fshati Veleshtë, i cili kërkohej për arratisje nga Burgu i Strugës. Pak para kësaj, P.I. në një vend parkimi para një lokali në Strugë ka sulmuar fizikisht M.J.(23) nga fshati Labunishtë”, njofton MPB. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

“TË SHKURTOHET ADMINISTRATA E JO TË VENDOSEN TAKSA TË REJA” Çmimet e ushqimit në bursat botërore, gjatë gjithë vitit shënojnë rënie deri në 20%, kurse në vendin tonë, në krahasim me vitin e kaluar, për 20% është rritur çmimi I produkteve ushqimore. Për shkak të luftës në Ukrainë, sic percjell KlanM, u shtrenjtuan ushqimet, por edhe u rrit çmimi I fuqisë punëtore dhe për këtë shkak fitohet përshtypja se çmimet nuk u kthyen në nivelin e mëparshëm. Kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angelovski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, thotë se çmimet e ushqimit asnjëherë nuk do…

Lexo më Shumë

Federata e Kryqit të Kuq ashtu edhe ajo e Gjysmëhënës së Kuqe, IFRC i janë drejtuar me një apel qeverive të vendeve në itinerarin e Ballkanit dhe Mesdheut si edhe atyre europiane të përmirësojnë mekanizmat e shpëtimit të refugjatëve. “Ne nuk mund ta injorojmë tragjedinë e të humburve, dhimbjen e papërshkruar dhe rastet e mënjanueshme të vdekjeve”, është shprehur Ezekiel Simperingham nga Federata, përgjegjëse për migracionin. “Të gjitha vendet duhet që me një plan të koordinuar, integrativ dhe jo diskriminus të sigurojnë mbështetjen e nevojshme humanitare për njerëzit që marrin udhën e migrimit”, citon agjencia e lajmeve dpa, Simperingham. Migrantët…

Lexo më Shumë

Fraksioni i BDI-së, i njohur me emrin “grupi i zjarrit”, nuk është duke munduar për formimin e ndonjë subjekti të ri, por as nuk e kanë ndër mend të ndalen me takimet me qytetarët dhe mbështetësit e tyre. Këtë e konfirmon edhe nënkryetari i partisë Izet Mexhiti, madje duke paralajmëruar intensifikim të takimeve. “Ne vazhdojmë me aktivitete në bazë. Do të intensifikojmë takimet periudhën që vjen”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së. Analisti politik Imer Selmani shpreson që Ahmeti të gjejë marrëveshje pajtimi me Mexhitin e Bexhetin sepse formimi eventual i një partie të re, do ta përçante edhe më…

Lexo më Shumë

Naser Pajaziti Qeveria po promovon investime të reja në Shkup, Shtip, Zhabeni të Manastirit. 200 milionë euro investim nga kompania tajvaneze “Yageo” në zonat Shkup dhe Shtip, ku do të hapen 4.000 vende të reja pune. Kovaçevski dje e dha lajmin. 13,5 milionë euro investim në zonën ekonomike Zhabeni të Manastirit, nga kompania e huaj “Brainchild Production”, ku do të happen 500 vende të reja të punës. A ka ngelë diçka për zonat ekonomike në Tetovë, Kërçovë apo zona “fantom” e Likovës, që shpesh promovohet gjatë zgjedhjeve? Apo për këto vendbanime është zgjedh dëbimi për në Gjermani, pasi që çdo…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO DPMNE-së Hirstijan Mickovski as që dëshioron ta dëgjojë pyetjen e gazetarëve rreth grupit të punës për ndryshimet kushtetuese. “Kjo është temë e mbyllur për mua nuk kam çfar të them tjetër kam thënë gjithçka”, tha kryetar i VMRO DPMNE-së Hristian Mickoski. Përveç VMRO-së në grupin e punës nuk kanë pranuar të marrin pjesë edhe partia e Majta, Alternativa dhe Besa.

Lexo më Shumë

“Dje G.T. (39) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga T.J. nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë. Dy gra, bashkëfshatare, janë përplasur fizikisht dje në një kazino në fshatin Zërnovci të Koçanit, njofton policia. “G.T. (39) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga T.J. nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë, transmeton Lideri.mk. Policia po mer masa për ndriçimin e rastit, thuhet në kumtesë.

Lexo më Shumë

Spitali i Kumanovës mbeti pa asnjë auto ambulancë pasi kjo e fundit mbrëmë u aksidentua në Shkup ndërsa po transportonte një pacient për në klinikat e Shkupit. Në aksident u lënduan 4 person, 3 nga autoambulanca dhe shoferi I makinës tjetër. Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva tha për Alsat së shtëpia e Shëndetit në Likovë do të kompenzoj mungesën e auto ambulancave duke u huazuar një prej tyre. Gjithashtu, Zaharieva tha se gjatë ditës pritet të mbërrij edhe auto ambulance tjetër e spitalit që për momentin gjendet për riparim. “Sigurisht që nuk do të mbetemi pa asnjë autoambulancë. Atë po…

Lexo më Shumë

Nëse një familje tre anëtarëshe vendos të udhëtojë nga njëri në qytetin të vendit duhet të ndajë deri në rreth 3000 denarë vetëm për vajtje ardhje, varësisht nga destinacioni. Çmimet e biletave vajtje-ardhje për tre persona Shkup-Kumanovë, Kumanovë-Shkup 1020 denarë Shkup-Tetovë, Tetovë-Shkup 1200 denarë Shkup- Ohër, Ohër- Shkup 1 780 denarë Shkup Koçan, Koçan Ohër 1 950 denarë Shkup-Gjevgjeli, Gjevgjeli Koçan 2 700 denarë Nga ana tjetër nëse një person, apo një familje tre anatarëshe arrin të rezervojë bileta të lira për fluturime jashtë vendit, çmimet e tyre fillojnë madje nga 593 denarë për person, që do të thotë se…

Lexo më Shumë

Izeir Memedi prej sot do ta drejtojë Qendrën për Punë Sociale në Shkup. Memedi vjen si kuadër i Aleancës për Shqiptarët pas marrëveshjes për hyrjen e kësaj të fundit në qeverinë e drejtuar nga Dimitar Kovaçevski, përcjell KlanM. “Detyrë mjaft e përgjegjshme duke patur parasysh natyrën e punës që kryhet në këtë institucion të ndjeshëm. E faleminderoj Allahun për mundësinë e dhënë për të kontribuar dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, ka shkruar Memedi pas marrjes së detyrës. Në këtë institucion Izeir Memedi vjen në vend të Liridon Baftijut nga Alternativa./KlanMacedonia

Lexo më Shumë