Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bënë të ditur se lënda e Etikës në religjione mbetet lëndë zgjedhore edhe për vitin akademik 2023/2024. Sipas Konceptit për arsim fillor që gradualisht po implementohet, edhe në vitin akedamik 2023/2024 përveç orëve të detyrueshme ka edhe dy lëndë zgjedhore, gjyha e dytë e huaj dhe lëndë të lira zgjedhore. “Byroja për Zhvillimin e Arsimit dha mendim pozitiv në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Arsimit që kjo lëndë të përfshihet në sistemin e arsimit fillor dhe të jetë zgjedhje e tyre dhe prindërve”, thuhet në njoftim. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksuan se…
Author: Jeta almakos
Krenar Lloga deklaroi se nuk është i informuar për rastin e “hajnit” të Gostivarit, i cili edhe pse ka shkaktuar 56 vjedhje, vazhdon të jetë i lirë pasi Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore. Sipas tij, për këto raste komptetent është Këshilli Gjyqësor Republikan. Lloga paralajmëroi se edhe përkundër faktit se 5 apo 6 ministrat e kaluar të Drejtësisë nuk kanë marrë pjesë në seancat e Këshillit Gjyqësor, ai vet do të shkojë në seancën e radhës dhe do t’i shpalosë të gjitha shqetësimet e tilla në këtë këshill. Ai shprehu edhe një shqetësim tjetër që po…
Dr. Zekerija Bajrami, hoxhë i njohur në rrethin e Shkupit dhe jo vetëm, ka folur për muajin e Ramazanit, rëndësinë e këtij muaji dhe për tema tjera aktuale. Ai dha një mesazh për të gjithë besimtarët për këto ditë të fundit të Ramazanit dhe pritjes së festës së Bajramit. “Mesazhi jonë është që popullata jonë që ka bërë durim, e ka nderuar këtë muaj të bekuar, e ka respektuar, të vazhdojnë edhe këto ditë që kanë mbetur dhe ta presim Bajramin me gëzim e me të mira të gjithë edhe urime. Dhe, më kryesorja, pas Ramazanit të mos ia kthejmë…
Кryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, në pyetjen e gazetarëve se pas rastit të videos në spitalin e Tetovës a mund të ndalohet Tik-toku në vendin tonë ka theksuar se ai nuk mund të përgjigjet sepse mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. “Nëse kryeministri i Qeverisë thotë të ndalohet një rrjet i caktuar social e që përdoret si media, mund të interpretohet në mënyra të ndryshme”, tha Kovaçeski. Ndryshe, ai shtoi se përshëndet vendimin e ministrit të Shëndetësis për sanksionimin e mjekut duke shtuar se këto veprime nuk duhet të ndodhin në asnjë fushë sidomos atë të mjeksisë.
Bëhet fjalë për sjellje joetike dhe joprofesionale të një mjeku dhe e mbështes vendimin e ministrit të Shëndetësisë për sanksionimin e këtij të punësuari. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në cilëndo sferë, e veçanërisht jo në shëndetësi, potencoi sot në konferencën për shtyp kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur për anestezistin i cili në rrjetin social “Tik tok” ka incizuar dhe transmetuar drejtpërdrejt pacientë dhe personelin mjekësor. Lidhur me atë nëse do të vihet masë ndalese për përdorimin e këtij rrjeti social, Kovaçevski tha se nëse një kryetar Qeverie vendosë ndalesë për përdorimin e ndonjë rrjeti të caktuar…
Qeveria më në fund ka arritur që në në krye të institucionit Avokati i Shtetit të emëron drejtues. Alsat mëson se në këtë pozitë është emëruar Agron Reçi, jurist dhe i punësuar në Avokaturën shtetërore.
Dy persona nga Hasabegu i Shkupit kanë sulmuar fizikisht një 37 vjeçar, pasi e kishin zënë në tentim për të kryer vjedhje në një ndërtesë, përcjell KlanM. Nga policia thonë se 37 vjeçari i kapur në tentim për vjedhje është arrestuar, ndërsa po merren masa për zbardhjen e rastit. “Më datë 16.04.2023 në ora 19:45, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gazi Babë në zonën e Gazi Babës kanë privuar nga liria M.I (37) nga fshati Hansanbeg për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerje të veprës penale ‘vjedhje e rëndë’ në tentativë, nga një pallat në ndërtim. Në…
Në Klan Debat sonte është i ftuar Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i cili u pyet për ndalimin e hoxhës Ahmed Kalaja në pikën kufitare në Qafë Thanë. Sipas tij, është absurde që dikush që predikon dhe bën thirrje për paqe, të konsiderohet si i rrezikshëm për një shtet. “Maqedonia vazhdon të vuajë nga sëmundjet e vjetra ku akoma elemente antishqiptare, anti islame apo albanofobe dhe islamofobe, janë pjesë e strukturave në shtet. Unë shpreh keqardhje për atë që ka ndodhur, i kërkoj falje hoxhës në emrin tim dhe asaj që përfaqësoj”, tha mes tjerash ministri Lloga./KlanMacedonia
Ministria e Bujqësisë do të shpenzojë rreth 203 mijë euro për derivate të naftës gjatë vitit 2023. Në faqen e furnizimeve publike, në muajin shkurt, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujëra ka nënshkruar tre kontrata në vlerë të përgjithshme prej 12.447.499 denarë për derivate. Alsat dërgoi pyetje konkrete në Ministrinë e Bujqësisë për të marrë informata të detajuara për atë se: Sa është e domosdoshme të shpenzohet shumë aq e madhe për derivate? Sa automjete parashikohen të furnizohen me derivate për këtë shumë? Sa është numri i përgjithshëm i automjeteve që i përdor Ministria e Bujqësisë? Por nga Ministria për…
Në Maqedoninë e Veriut shkalla e lindjeve te të miturat është ndër më të lartat në Evropë, edhe atë 15.7 lindje në 1.000 raste që është tre herë më e lartë se mesatarja prej 6 në 1.000 lindje për vendet e BE-së. Të dhënat e organizatës “HERA” tregojnë se numri më i madh i nënave të mitura janë rome. Ndër arsyet kryesore për këtë është qasja e ulët dhe jo-adekuate në informacione në lidhje me shëndetin reproduktiv. Në vend pacientja më e re që ka abortuar është 13 vjeçe ndërsa qindra të mitura abortojnë çdo vit. Sipas të dhënave, që…
Reagon- Nuredin Fetai- Anëtarë i kryesisë së Lëvizjes BESA Shoqerija jonë nuk ka qenë asnjëherë e rrezikuar nga njerëzit që predikojnë paqen, harmoninë fetare dhe ritualet hyjnore! Shoqëria jonë ka qenë e rrezikuar nga klika politike e cila në emër të patriotizmit komercial e ka varfëruar këtë popullatë dhe fal tyre ju është rezikuar siguria jetësore e idares dhe mbijetesës ekonomike! Kjo elitë politike në pushtet interesohet për gjithçka irelevante, por jo dhe kur një bashkombas i tyre shqipëtarë e në veçanti një personalitet si Hoxhë Ahmed Kalaja në mënyrë përbuzëse dhe arbitrare ndalohet për ti vizituar vllezërit e tij…
Rreth 14.000 nxënës të cilët sivjet përfundojnë klasën e nëntë do të duhet të regjistrohen në arsim të mesëm, i cili është ligjërisht i obligueshëm. Sivjet, ashtu sikurse vjet, nxënësit do të duhet të aplikojnë më mënyrë elektronike KËTU. Paraqitja e parë do të bëhet nga 20 qershori deri në mesnatë sid he më 21 qershor deri në ora 15:00. “Vitin e kaluar kur kishim pranime, studentët duhej të skanonin ose fotografonin dokumentet e nevojshme dhe më pas t’i bashkëngjisnin në format PDF ose JPG bashkë me aplikimin elektronik të përmbushur. Sistemi llogarit vetë pikët, pasi studenti plotëson të gjitha…

