Nga Qyteti i Shkupit kanë reaguar në lidhje me deklaratën e LSDM-së. Na vjen keq që ende ka njerëz që mendojnë se një gënjeshtër e thënë 1000 herë do të bëhet e vërtetë, por realiteti politik në Maqedoni i krijuar nga koalicioni LSDM-DPMNE bazohet vetëm në gënjeshtra dhe trillim, thonë nga Qyteti i Shkupit. Ata theksojnë se Qyteti i Shkupit nuk është as i bllokuar dhe as i falimentuar. „Detyrimet aktuale servisohen rregullisht dhe të gjitha projektet realizohen pa pengesa. Sipas tyre Qyteti i Shkupit është i vetmi institucion në Maqedoni që punon me rezultate pozitive përkundër obligimeve politike dhe institucionale. Ndër të tjerat thonë se janë i vetmi institucion që rritën të parët në mënyrë lineare pagat. Vasko Kicevski mund ta konsiderojë këtë njoftim si mohim, të kërkojë falje brenda afatit ligjor dhe të tërheqë atë që ka thënë, në të kundërtën do të duhet të vërtetojë të vërtetën në gjykatë„ thuhet në komunikatën e tyre. /SHENJA/
Data 27.08.2026
Aktuale
- Mexhiti: Rruga “Ferid Murad” po merr pamjen e re, përmbyllet rikonstruimi i tërësishëm
- I vëllai pothuajse pushoi së foluri – rituali i thjeshtë që i ndihmon të lidhen sërish
- Ndalesë për lëvizje nëpër pyje, vazhdon deri më 30 shtator,rreziku nga zjarret ende është i madh
- Soni di si të marrë vëmendje, po duket mahnitëse në këtë veshje
- (FOTO) VLEN: Për BDI-në, Kosova ishte vetëm “Kosovë”, jo “Republika e Kosovës”
- Çmimet e naftës bien në tregjet botërore për të katërtën ditë radhazi
- Drejtori i CIA-s e paralajmëroi Rusinë të mos sulmojë aleatët e NATO-s
- LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare, komunikacioni zhvillohet pa pengesa



